Shkrimtares Irma Kurti i akordohet:  “Çmimi i Karrierës 2023” në Zvicër

E hënë, 29 Prill, 2024

Shkrimtares shqiptare Irma Kurti i akordohet:  “Çmimi i Karrierës 2023” nga Universum Academy Switzerland 2023.  Ky vlerësim i jepet me motivacionin: “Për nderimin që i ka bërë gjuhës dhe kulturës italiane e shqipe në botë si dhe për meritat në biografinë personale prej nga del në pah veprimtaria e saj, që synon arritjen dhe afirmimin e idealeve më të larta të jetës”.

Universum Academy Switzerland është themeluar në Bellinzona (Zvicër) në vitin 1990 nga Dr. Valerio Giovanni Ruberto, President aktual Federal dhe zhvillon veprimtarinë e saj jofitimprurëse, në mënyrë apolitike dhe jopartiake duke respektuar të gjitha shprehjet dhe liritë fetare. Universum Academy Switzerland përfaqësohet me 23 ambasada në botë.

Irma Kurti poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Në vitin 1980 u nderua me çmimin e parë në konkursin kombëtar me rastin e 35-vjetorit të revistës “Pionieri” me poezinë “Për ty atdhe”. Në 1989 fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Radio – Tirana, me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

Për poezinë dhe prozën i janë akorduar 85 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali e Zvicër, shumë prej të cilave kanë qenë çmime të para. Ka marrë gjithashtu vlerësime në konkurse letrare ndërkombëtare si dhe në veprimtari të ndryshme në SHBA, Filipine, Liban, Kinë, Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. Në 2021 u nderua me çmimin “Liria” nga Komuniteti Arbëreshë në Itali. Në vitin 2022 u nderua me çmimin “Ambasadore Europiane” si dhe “Poetja më  e mirë  e vitit” për arritje të rëndësishme në fushën e letërsisë. Në të njëjtin vit emërohet Ambasadore për Shqipërinë e Çmimit Akademik Internacional të  Letërsisë Bashkëkohore Seneca nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike në Bari.

Irma Kurti ka botuar 27 libra në gjuhën shqipe, 22 në italisht, 15 në anglisht dhe 2 në frëngjisht. Ka përkthyer 17 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht. Librat e saj janë përkthyer dhe botuar në 14 vende të botës.