Në Radio Televizionin publik italian Rai, së shpejti do të flitet arbërisht.

E premte, 25 Prill, 2025

Në Radio Televizionin publik italian Rai, së shpejti do të flitet arbërisht. Lajmin e ka bërë të ditur Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, në faqen e saj online.
Në takimin e 3 korrikut 2023 në Senatin e Republikës italiane, në Romë, në Pallatin “Giustiniani“ u mbajt veprimtaria studimore mbi Arsimin dhe Komunikimin për mbrojtjen kushtetuese të pakicave gjuhësore historike arbëreshe në Itali, ku ishte e pranishme edhe prof. Diana Kastrati nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA). Kjo veprimtari e promovuar nga Fondacioni “Crucitti“, me president Demetrio Crucitti, ish-drejtor i selisë së Rai në Kalabri, ishte e një rëndësie të veçantë, pasi solli në vëmendje në nivel kushtetues të pakicës gjuhësore arbëreshe me iniciativën dhe pjesëmarrjen e zvpresidentit të këtij Senati, z. Maurizio Gasparri. Komisioni parlamentar për drejtimin dhe mbikqyrjen e përgjithshme të shërbimeve televizive ka paraqitur ndryshimin e Skemës së Kontratës së Shërbimit ndërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Radio Televizionit publik italian Rai në vitet 2023-2028. Amendamenti i paragrafit 4, i paraqitur nga nënkryetari Maurizio Gasparri shprehimisht thotë: “Komisioni përcakton zgjedhjen e një selie rajonale të statutit të zakonshëm të Rajoneve, të cilave do t’iu besohen nivelet minimale të mbrojtjes për gjuhën arbëreshe“.
Në fotot e mëposhtme ndodhet Amendamenti i paragrafit 4., dhe në materialin e mëposhtëm do të gjeni një artikull i Demetrio Crucitti mbi pakicat gjuhësore arbëreshe:

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.