Përfaqësues të shoqatës “Bijtë e Shqipes” takohen me presidentin e Shqipërisë

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Presidenti i Shqipërisë z.Bajram  Begaj gjatë ditëve që mori pjesë në Asamblenë e OKB në New York ftoi edhe përfaqësuesit e shoqatës shqiptare te Filadelfias në një takim i cili u zhvillua në datën 23 Shtator 2023. Përfaqësuesit e shoqatës Znj. Rudina Bani, N/kryetare e Parë e shoqatës ‘Bijtë e Shqipes” dhe mësuese prej 5 vjetësh në Shkollën Shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia, Znj. Julida Cepele, Sekretare e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Z. Sami Zeka, anëtar i këshillit drejtues të shoqatës, Z. Bujar Gjoka, ish Kryetar i Shoqatës për periudhën 2019-2023 si dhe Z. Arjan Begaj, Anëtar i Shoqatës dhe koordinues i këtij takimi.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Zonja e Parë, znj. Armanda Begaj dhe përfaqësuesit e Kabinetit të Presidencës. Fillimisht në fjalën e tij zoti Begaj përgëzoi për punën e bërë nga Shoqata jonë në 20 vite. Ai theksoi rëndësinë e bashkimit të komunitetit shqiptar në Filadelfia, por edhe kudo në Diasporë pa dallime politike, krahinore dhe fetare. Në këtë kontekst ai theksoi se shoqata “ Bijtë e Shqipes” është një model i bashkimit  të shqiptarëve larg atdheut.

Në fjalën e tyre, përfaqësuesit e shoqatës falenderuan kreun e shtetit  për mundësinë e krijuar dhe i uruan suksese në aktivitetin e tij politik në progresin e Shqipërisë. Në pamundësi për të qenë i pranishëm Kryetari i Shoqatës z. Dritan Matraku i dërgoi urimet e përzemërta z. Bajram Begaj, Presidentit të Republikës së Shqipërisë nga ana personale dhe në emër të gjithë komunitetit shqiptar të Filadelfias. Z. Bujar Gjoka, bëri një prezantim të shkurtër të aktivitetit të shoqatës të qëllimit të saj dhe të përpjekjeve të shumta për ruajtjen e traditës dhe kulturës sonë. Ai theksoi rëndësinë që ka shkolla shqipe “ Gjuha Jonë” në Filadelfia  në 20 vite të saj në përcjelljen e këtyre traditave dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në  brezat e rinj, të lindur dhe të rritur në SHBA.

Z.Bujar Gjoka vlerësoi faktin dhe përpjekjet e Shoqatës për përfundimin e godinës së re të shkollës me ndihmën e gjithë komunitetit dhe bizneseve shqiptare. Atmosfera e këtij takimi ishte miqësore dhe përfaqësuesit e shoqatës përmendën edhe vështirësitë e hasura gjate aktivitetit 22 vjeçar te saj. Mësuesja Rudina Bani, z. Bujar Gjoka dhe z.Arjan Begaj në emër të shoqatës ftuan Presidentin Begaj për një vizitë në Filadelfia për t’u takuar me komunitetin tonë. Ata gjithashtu kërkuan ndihmën e Institucionit të Presidencës për sigurimin e teksteve shkollore të nevojshme për vazhdueshmërinë e shkollës “Gjuha Jonë” . Zoti Bajram Begaj si dhe Zonja e Parë  premtuan kujdesin e tyre për sigurimin e teksteve shkollore  në vitin e ardhshëm mësimor.

Përfaqësuesit e shoqatës në këtë takim i dhuruan zotit Begaj librat ku promovohen aktivitetet i shoqatës “Bijtë e Shqipes” në 10, 15 dhe 20  vite. Presidenti i Shqipërisë i dhuroi  shkollës shqipe “Gjuha Jonë” librat që do të përdoren vitin e ardhshëm mësimor.

Fotografi dhe urimi “Fluturim të mbarë drejt Shqipërisë” në përfundim të takimit. U larguam me dëshirën  miqësore dhe të  madhe për të pasur shumë shpejt në Philadelphia  Presidentin tonë.

Nga   Rudina Bani