Itali/ Edicioni i II i paradës së kostumeve dhe muzikës tradicionale shqiptare

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Më 23 shtator, Qendra Kulturore Artistike Shqiptare “Margarita Xhepa” rreth orës 15:00′, për të dytin vit radhazi të këtij aktiviteti të madh, hapi paradën e madhe me kostume të ndryshme popullore dhe muzikë tradicionale shqiptare…

Gjithçka nisi nga Sheshi Roma ku më pas parada vazhdoi drejt Corso Alfieri, Piazza Alfieri, Piazza 1° Maggio dhe më pas u ndal në parkun e makinave Way – Assauto ku filloi koncerti dhe festa me muzikantë, këngëtarë dhe grupe vallëzimi të ardhur nga diaspora jashtë Italisë dhe nga komunitetet shqiptare të qyteteve të ndryshme italiane, deri pas mesnatës. Numri i madh i pjesëmarrësve shqiptarë dhe i shumë të huajve të tjerë, të gjithë të bashkuar me flamurin e kuq ndër duar, sollën dhe shoqëruan kostumet e bukura popullore. Në këtë Paradë të Madhe morën pjesë të rritur dhe fëmijë të të gjitha moshave. Qytetarët e vendit u përzien me shqiptarët, duke kënduar e kërcyer të gjithë së bashku, pa dallim gjuhe apo muzike dhe tradita të ndryshme. Kultura, kostumet, dhe traditat shqiptare u vlerësuan shumë nga qytetarët e Astit dhe pjesëmarrësit e të ftuarit e shumtë prezent në këtë festë. Në fund ky event madhështor përfundoi me shijimin e pjatave tipike shqiptare dhe me premtimin se do të takoheshin sërish të gjithë për të festuar bashkë. Qendra Artistike dhe Kulturore Shqiptare “Margarita Xhepa” është nën strukturën e Shoqatës Assoalbania Piemonte Onlus, e cila së bashku me Komunitetin Shqiptar të Astit rinovuan godinën që ishte në prishje e sipër. Duhet theksuar se të gjithë mësuesit, instruktorët, menaxherët dhe organizatorët e kësaj Qendre janë vullnetarë. Qendra ndër të tjera ka edhe shkollën e gjuhës shqipe “Udha e Shkronjave” ku deri më tani janë regjistruar fëmijë të shumtë. Qendra “Margarita Xhepa” ofron edhe kurse në: aktrim, kërcim, violinë, këndim, gjuhë shenjash për ata që nuk flasin apo dëgjojnë, instrumente tradicionale, pikturë, anglisht etj. Kjo Qendër organizon herë pas here aktivitete të ndryshme shoqërore dhe kulturore që sjellin në skenë muzikën dhe vallet shqiptare me veshjet tradicionale të trevave tona. Qendra ka një këshill drejtues të cilët janë themeluesit e shoqatës Assoalbania Piemonte. Presidenti është Z. Marjan Bjeshkza, Drejtor Artistik Z.Hasan Bulçari, pjesë të këshillit janë gjithashtu edhe Aranit Murga, Taulant Hysaj dhe Selami Tatani. Urime dhe Suksese të gjithëve. Faleminderit që përcillni vlerat Kulturore Artistike, kostumet, traditat, muzikën dhe tabanin e shqiptarëve kudo që ndodhen në Diasporë.

Shtator 2023, Angela Kosta