Shqiptarët e Selanikut takim me Nënprefektin e Rajonit të Maqedonisë Qendrore

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Fundjavën e kaluar Komuniteti Shqiptar i Selanikut organizoi një takim me Nënprefektin e Rajonit të Maqedonisë Qendrore z. Stathis Avramidhis.

Takimi u zhvillua në ambientet e Teatrit Mbretëror të Selanikut në prani të dhjetra emigrantëve shqiptarë.

Kryetari i KSHS, Dr. Luan Zyka, pasi i shprehu falënderimet Nënprefektit të Selanikut për angazhimin dhe ndjeshmërinë e tij ndaj emigrantëve shqiptarë, paraqiti një ekspoze të rolit të madh të emigrantëve shqiptarë në zhvillimin ekonomik të vendit , në arsimimin e fëmijëve të tyre  etj., si edhe në problemet burokratike që ndeshin emigrantët në administratën shtetërore kryesisht lidhur me Lejet e Qëndrimit dhe ato të Nënshtetësisë. Dr. Zyka theksoi se mjaft probleme të tilla janë absurde, dhe kërkoi zbatimin e programeve për kualifikimin e emigrantëve dhe integrimin e tyre qytetar në jetën greke.

Z.Avramidhis vlerësoi lart punën e madhe dhe gjithë kontributin e emigrantëve shqiptarëve në jetën greke.

“Ju duam, dhe jo vetëm na duheni”, tha z. Avramidhis. Unë, ashtu si edhe populli grek, jetojmë bashkë me ju, me familjet dhe fëmijët tuaj . Dhe këto probleme që ju ndeshni, do punojmë që ti zgjidhim një herë e mirë.

Takimi vazhdoi në një dialog të frytshëm ku shprehën mendimet e tyre kandidatët për në zgjedhjet lokale Flora Coku dhe Jurgen Llazar Kumbulla si edhe anëtarët e KSHS Mark Marku, Saimir Ibrahimi, Kostandina Gegeni, Agron Hysa, Alma Sejati, Maria Spiru, Fatos Belba etj.

Në takim u vendos:

  1. Mbledhja nga KSHS të dokumentave të personave që kanë probleme me Lejet e Qëndrimit etj. dhe paraqitja e tyre për zgjidhje tek organet përkatëse.
  2. Ngritja e një Grupi Koordinator për çështjet e emigrantëve shqiptarë.