Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Po ashtu, i palgosur lehtë ka mbetur edhe një tjetër polic. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.
Policia konfirmoi se një nga kriminelët që kanë sulmuar policinë e Kosovës është vrarë. Ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe shpesh edhe me shkëmbime zjarri mes grupit terrorist dhe policisë së Kosovës. Po ashtu edhe dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinja dhe Bërnjaku janë mbyllur.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krimi i organizuar në veri me mbështetjen financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar, po e sulmon shtetin e Kosovës.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jahstme, Josep Borrell ka thënë se duhet të vërtetohen të gjitha faktet rreth sulmit të sotëm (e diel) në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe u plagosën dy të tjerë.
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Ajo ka thënë se ky është një tjetër sulm i orekestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dënuar fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës që ndodhi mbrëmë në veri të Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. /Kosova Press/
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.