“Traditat tona” në festivalin Ndërkombëtar të Kulturës dhe Traditës në Patra

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Patra të Greqisë është mbajtur ditën e hënë  “Festivali i dytë Ndërkombëtar i Kulturës dhe Traditës”, ku komuniteti shqiptar u përfaqësua me grupin “Traditat tona”. Në festival morën pjesë grupe të komunitetit  shqiptar, grek, qipriot, polak, kroat etj.

“Muzika shqiptare dhe notat e gëzueshme na shoqëruan gjatë gjithë parakalimit tonë. Në paraqitje Grupi “Traditat tona” kërceu valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë me veshjet tradicionale të Shqipërisë së mesme dhe të Shqipërisë së Veriut.  duke promovuar kështu vlerat tona të bukura,  vlera për të cilat të gjithë jemi krenar.  Natyrisht nuk mund të mungonte në një event të tillë edhe Xhubleta jonë me historinë e lashtë 4 mijë vjeçare që mbrohet nga UNESCO si Trashëgimi Kulturore Jomateriale Shqiptare”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e komunitetit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.