Poetja Irma Kurti vlerësohet në Festivalin e Letërsisë “Zheng Nian Cup” në Kinë

E shtunë, 4 Maj, 2024

Poetja shqiptare Irma Kurti nderohet me çmimin e tretë në “Zheng Nian
Cup Literature Festival” në Kinë. Poezia titullohet: “Love, you don’t
know” (I dashur, ti nuk mund ta dish). Vargjet u kushtohen ndjesive,
emocioneve dhe përjetimeve të një emigranti, jetës në një vend të huaj,
ditëve që shpesh shndërrohen në sfida në një realitet plot me njerëz
indiferentë, që nuk denjojnë të të hedhin një vështrim. Kjo poezi është
vlerësuar gjithashtu me çmimin e parë në Konkursin Letrar Ndërkombëtar
“Poseidonia Paestum” në Salerno të Italisë në vitin 2015 si dhe në
konkursin ndërkombëtar Italo-Rumen “Picàturi de suflet, 2020”.
Festivali, në të cilën morë pjesë poetë dhe artistë nga vende të ndryshme të
botës u organizua nën kujdesin e Ekspozitës së Artit dhe Letërsisë Kineze,
Shoqatës së Kaligrafisë dhe Pikturës Moderne të Kinës, Gazetës së
Kulturës Moderne, Gazetës së Shkrimtarëve, Akademisë Ndërkombëtare të
Kaligrafisë dhe Pikturës në Pekin si dhe Departamentit të Redaksisë së
Kulturës dhe Arsimit Bashkëkohor në Kinë.
Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare
dhe përkthyese. Ka botuar 26 libra në gjuhën shqipe, 22 në italisht, 15 në
anglisht dhe 2 në frëngjisht. Ka përkthyer 16 libra të autorëve të ndryshëm,
si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht. Poezitë e saj kanë
fituar çmime letrare në Itali, Zvicër, SHBA, Filipine, Shqipëri, Liban dhe
Kinë.