“Gashi – një refugjat politik nga Kosova – u bë kryetar i Bordit të Ligjvënësve të Qarkut të Westchesterit në muajin maj, ai është personi i parë me prejardhje shqiptaro-amerikane dhe besim mysliman që mban këtë rol” shkruan kompania mediatike nju jorkezë “City & State”, për Vedat Gashin, të cilin e rendit mes 100 personave më të fuqishëm në Qarkun e Westchesterit të New York City.
Shqiptaro amerikani me prejardhje nga Kosova, Vedat Gashi i cili është i angazhuar në jetën politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është renditur i 16-ti në mesin e 100 personave më të fuqishëm në Qarkun e Westchesterit të New York City.
Duke e lavdëruar punën e Gashit, kjo media e cila publikon edhe një revistë të përjavshme shkruan se ai ka luajtur një rol të veçantë për Qarkun e Westchesterit.
Lexo edhe: SHBA/ Vedat Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit në Yorktown të Virginias
“Vedat Gashi siguroi mbështetje për ofertën e tij parësore për të rrëzuar republikanin Jamaal Bowman, duke marrë miratimin nga ish-deputetët Eliot Engel dhe Nita Lowey si dhe zyrtarë të tjerë lokalë”, shkruan “City and State” e cila mbulon edhe zhvillimet politike dhe ato të qeverisje lokale në këtë pjesë të New Yorkut. “Gashi – një refugjat politik nga Kosova – u bë kryetar i Bordit të Ligjvënësve të Qarkut të Westchesterit në muajin maj, personi i parë me prejardhje shqiptaro-amerikane dhe besim mysliman që mbajti këtë rol. Në vëzhgim të tij, qarku ka zgjeruar shërbimet duke balancuar buxhetin”
Lexo edhe: Malësorët e Michiganit mbështesin kandidatin shqiptar për Kongresin amerikan
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.