Prima balerina e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Sekine Sharofi është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje. Lajmi i humbjes së saj është njoftuar nga vajzat e saj, Mirela dhe Edlira Athanas me një postim të ndjerë në rrjetet sociale.
Sekine Sharofi lindi më 4 Mars 1938. Ajo ishte e martuar me tenorin Xhoni Athanas dhe jetonte prej vitesh në SHBA. Gjatë një interviste në emisionin “Rudina” në Tv Klan disa muaj më parë, e bija Edlira Athanas u shpreh se përveçse prima balerina me arritje të jashtëzakonshme, Sekine Sharofi është ndër themelueset e baletit shqiptar si dhe e para që ka veshur “puante” (këpucët tipike të balerinave) dhe tutunë.
Gjatë karrierës së saj ajo ka interpretuar role të ndryshme si: “Laurencia” nga Alexandër Krein, “Zhurale” nga Farid Jaruli, “Para stuhisë” nga Çesk Zadeja, “ Halili dhe Hajria” nga Tish Daija, “Lola” nga Marat Gaziev, “Delina” nga Çesk Zadeja, “Fadeta” nga Leo Delibes, “Cuca e maleve” nga Nikolla Zoraqi, “Shota dhe Azem Galica” nga Nikolla Zoraqi, “Petja dhe ujku” nga Sergei Prokofiev, “Kujdesi i kotë” nga Hertel, Rapsodia koreografike “Historia e një këngë” nga Nikolla Zoraqi, “Sheherezada” nga N. Rimskij Korsakov etj.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.