Dy dedektivë shqiptare në uniformat blu të New York-ut

E martë, 17 Nëntor, 2026

New York City: “Mbi 700 shqiptarë janë pjesë e organeve amerikane të zbatimit të ligjit, ka në Shtëpinë e Bardhë dhe FBI!” kështu të paktën ka thënë një oficer i lartë në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ishin një grup shqiptarësh iniciatorët që e nisën të parët, mbledhjen së bashku në një shoqatë, duke bërë bashkë rreth 120 policë shqiptaro–amerikan, që ushtronin këtë profesion në uniformat blu amerikane, shumica ishin nga Departamenti i Policisë në New York, por që përfshiu edhe disa policë shqiptar nga shtetet për rreth, të cilët në Bruklin themeluan shoqatën e tyre, që i vendosën emrin Shoqata, “Illyrian Society of Law Enforcement”

Kurse, kryetar i parë i kësaj shoqate, ishte zgjedhur ish oficeri i policisë me gradën Kapiten z. Flamur Cani, i cili kishte punuar afro 25 vjet në NYPD (Departmenti i Policisë së New York-ut).

Pas tij e mori drejtimin e kësa shoqate oficeri i lart Ylli Dautaj, me gradën Lejtnant në NYPD – duke u zëvendësuar mbas përfundimit të dy mandateve me oficeren policisë Jacqueline Marku.

Oficerja e policisë Jacqueline Marku, një oficere shembullore e njohur për angazhimin e saj të palëkundur, thuhet në motivacion u gradua në pozicionin e çmuar të detektivit, falë një njohje e përpjekjeve të saj të pandërprera në shërbim të komunitetit.

Në mënyrë të ngjashme, për aftësitë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm është një tjetër policë shqiptar në Departamentin e Policisë në New York – NYPD, Mikeljan Agolli i cili u shpërblye me një ngritje në gradën Detektiv të klasës së dytë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.