Këtë shkrim të gazetës “Le Moniteur Oriental “, që mban datën 23 mars 1899, e kam zbuluar së fundmi. Ai publikohet për herë të parë dhe ekskluzivisht në Shqipëri nga gazeta “Diaspora Shqiptare”. Shkrimi flet për një darkë të shtruar nga ambasadori britanik në Stamboll, për nder të ish-kryeministrit, ish-ministrit të jashtëm dhe ish-liderit të Partisë Liberale britanike Lordit Rosebery, në të cilën ishin ftuar disa personalitete të rëndësishme në Stamboll, ku përfshihet Ismail Qemali, ambasadori i Italisë në Stamboll Pansa, etj. Për këtë episod Ismail Qemali ka folur edhe tek kujtimet e tij.
Kur Ismail Qemali shërbente si anëtar i “Conseil d’État” (Këshillit të Shtetit), njoftohet gjatë një dreke me ambasadorin britanik në Stamboll, Sir Nicholas O’Conor, se kishte ardhur një letër nga Lordi Rosebery, ish-kryeministri britanik në vitet 1894–1895. Në këtë letër, ai i bënte me dije se do të vinte në Stamboll dhe donte të njihej me Ismail Qemalin. Ismail Qemali e pranon ftesën dhe ditën e caktuar meqë u ndodh në Pallat, i bën me dije sulltanit se do të ishte për darkë bashkë me ish-kryeministrin britanik dhe e pyeti nëse kishte ndonjë porosi për të. Por, Abdyl Hamidi, i çon fjalë se nuk dëshironte që ai të merrte pjesë në darkë dhe t’i kërkonte ndjesë ambasadorit për këtë.
Por, për Ismail Qemalin ruajtja e dinjitetit personal vlente më tepër së kënaqja e tekave të sulltanit. Përunjësia pa kurrfarë arsyeje, para një teke të tillë të sulltanit, do ta bënte Ismail Qemalin të dukej qesharak para Lordit Rosebery dhe ambasadorit britanik. Argumentet e Ismail Qemalit për të përligjur pjesëmarrjen e tij në darkë ranë në vesh të shurdhër. Sulltani i dërgoi të gjithë miqtë e tij në Pallat një e nga një për t’i mbushur mendjen. Pavarësisht kërkesave të sulltanit, Ismail Qemali shkoi në darkë dhe i shkroi paraprakisht një letër sulltanit, në të cilën i thoshte se, e dinte se duke mos iu bindur urdhrit të eprorit të tij perandorak, po kryente një akt që meritonte ndëshkim, por në këtë rast dinjiteti i tij personal dhe interesat e sulltanit kërkonin që ai të mos e refuzonte këtë ftesë. Ai i bën me dije sulltanit se do të kthehej të nesërmen për të pritur urdhrat e tij. Dhe ashtu bëri, shkoi të nesërmen për të pritur ndëshkimin dhe i tregon sulltanit për bisedat me Lordin Rosebery. Sulltani nuk ia përmendi më këtë punë…
Nga Evarist Beqiri, Vlorë më, 30 korrik 2023 (përshtatur nga libri “Themeluesi-Lidershipi i Ismail Qemalit”)
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.