Festivali “Donna a Sud” ka lindur në vitin 2011 si një festival i kulturave të grave. Gjithçka lindi 12 vjet më parë nga një ide e Tiziana Magrì – drejtoreshë artistike, dizajnere dhe gazetare nga Taranto. Ky aktivitet ia kushton vëmendjen grave të jugut dhe të Mesdheut, atyre që kanë lindur në brigjet e Mesdheut ose që kanë mbërritur atje, që duhej të largoheshin dhe ata që u kthyen, të gjithë të bashkuar nga një origjinë karakteristike, por edhe mesdhetare: guximi për të luftuar.
Qëllimi ishte dhe mbetet krijimi i një rrjeti, për t’u dhënë grave zërin që u është vjedhur prej kohësh, për të gjurmuar një rrjet profesionistësh – dhe jo vetëm – të bashkuar në emër të barazisë gjinore.
E pranishme këtë vit mes emrave të tjerë të njohur është edhe autorja shqiptare Denata Ndreca.
Ajo do të jetë e pranishme në takimin hapës i cili do të mbahet ditën e nesërme në orën 20:00 në MUDI (Muzeu Dioqezan i Artit të Shenjtë), në Via Duomo, një panel me zëra të fortë femëror nën titullin “Lufta, paqja dhe gratë: çështjet gjinore”.
Debati përfshin një fokus në luftën dhe çështjet gjinore, pikëpamjet e grave për këtë temë dhe se si ato mund të jenë paqebërëse.
Të pranishme në panel edhe Giuliana Sgrena (gazetare dhe shkrimtare) Ilaria Romano (gazetare, fotografe, dokumentariste), Uljana Gazidede (juriste eksperte në ligjin e imigracionit, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave, presidente e Shtëpisë së Grave Mesdhetare)