Ky shkrim i botuar nga gazeta austriake “Lloyd Austriaco”, e datës 28 korrik 1842, fq.2, nuk është botuar më parë në Shqipëri.
Ajo shkruan për Mahmud bej Vlorën dhe ndihmën bujare që ai i jep ekuipazhit të një anije të huaj, viktimë e një sulmi piratësh në brigjet shqiptare. Mahmud bej Vlora, ishte i biri i Ismail Vlorës dhe babai i Ismail Qemal Vlorës
Disa pjesë nga shkrimi:
….
Anija e lartpërmendur mbërriti në Durrës. Mahmud Beu, i biri i Ismail Beut nga Vlora sapo u informua për ngjarjen, mori të gjitha masat për t’i siguruar bujarisht ekuipazhit të mbathura, njëkohësisht i dha kapitenit Giaxevich, të gjitha paratë që dispononte me vete në atë moment, duke shtuar edhe një sasi ari, si kompensim për atë çka i ishte grabitur.
Ai arrestoi edhe disa persona nga fshati Dukat, si të dyshuar për aktin, si edhe për t’i detyruar të paguajnë vlerën e plotë të sendeve të grabitura. Më pas anija austriake “Trionfo” u nis nga Durrësi për në Maltë…
Nga Evarist Beqiri, Vlorë më 27 korrik 2023

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.