Poetja shqiptare Irma Kurti botohet në Holandë dhe Belgjikë

E premte, 24 Maj, 2024

Një sukses për krijimtarinë e poetes shqiptare Irma Kurti: botohet në Holandë dhe në Belgjikë libri i saj dy gjuhësh me poezi (holandisht- italisht) titulluar “Met de ogen van een kind / Con gli occhi del bambino” (Më sytë e fëmijës). Vepra mban logon e shtëpive botuese “Boekenplan” në Holandë si dhe “Point Editions” në Belgjikë.
Përkthyesi i poezive është Germain Droogenbroodt. Poezitë janë të shoqëruara nga vepra të piktores holandeze Tineke Storteboom.
“Jam e gëzuar dhe e emocionuar që poezia ime tanimë ‘flet’ një tjetër gjuhë”- shprehet Kurti. “Falenderoj poetin dhe përkthyesin e shquar Germain
Droogenbroodt për vlerësimin e krijimtarisë sime dhe dëshirën për t’ja përcjellë atë lexuesve në gjuhën holandeze. Kjo është magjia e letërsisë: ajo nuk njeh kufij dhe arrin të prekë ndjenjat dhe emocionet e lexuesve, kudo që ata ndodhen.”
Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar 80 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali e Zvicër, shumë prej të cilave kanë qenë çmime të para. Ajo është anëtare jurie në disa konkurse letrare në Itali, si dhe përkthyese pranë Fondacionit “Ithaca” në Spanjë.
Ka botuar 26 libra në gjuhën shqipe, 22 në italisht, 15 në anglisht dhe 2 në
frëngjisht. Ka përkthyer 16 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht.
Irma Kurti është një nga poetet shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara në shtete të ndryshme të botës. Librat e saj, përveçse në Shqipëri, janë botuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Holandë, Belgjikë, Rumani, Turqi, Kosovë, Filipine, Kamerun, Indi, Kili dhe Serbi.