Kosovë/Akad. e Shkencave së Shqipërisë i dhuron libra bibliotekës së Presidentit

E diel, 19 Maj, 2024

Biblioteka presidenciale “Ibrahim Rugova”, është pasuruar me rreth 600 tituj të rinj, botime të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Dhurimi i këtij koleksioni librash u bë në një ceremoni të organizuar në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, në të cilën këshilltari i Presidentes Osmani, Vehbi Miftari dhe përgjegjësi i Bibliotekës Presidenciale, Florent Rrahmani u pritën nga sekretari shkencor i Akademisë akad. Shaban Sinani dhe akad. Vasil S. Tole, zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

“Fondi i dhuruar nga Akademia e Shkencave, që po i dhurohet bibliotekës presidenciale, përveç pasurimit, ka peshë të veçantë jo vetëm për bashkëpunimin ndërinstitucional, por edhe për hapjen e mundësive të reja për studiues”, ka thënë Rrahmani.

Ai, më tutje, në emër të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Akademinë për gatishmërinë dhe kontributin.

Ndërkaq, Shaban Sinani, sekretar shkencor në Akademi, theksoi se është nder që botimet tona të jenë pjesë e Bibliotekës Presidenciale.

“Për ne është nder i veçantë që një pjesë e botimeve të Akademisë, sidomos nga fusha albanologjike, të jenë pjesë e bibliotekës presidenciale. Shprehim gatishmërinë tonë që kjo formë e bashkëpunimit të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Sinani.