Shqipëria me aeroportin më të rritur gjatë gjysmës së parë të vitit 2023!

E shtunë, 27 Prill, 2024

Kompania me kosto të ulët Ryanair nis fluturimet më 31 tetor 2023 në Shqipëri. Ka lajmëruar për 770 mijë bileta, ose 17 destinacione, nga të cilat 12 janë të reja

Me dy kompani me kosto të ulët, Rinasi rrit kapacitetin në  vetëm një sezon. Mund t’ia kalojë edhe aeroportit të Beogradit këtë vit!

Industria botërore e fluturimeve civile u godit rëndë nga pandemia e Covid 19. Gjatë vitit 2020 ishte në 35 përqind të fluturimeve të një viti më parë. Gjatë vitit vitit 2021 rekuperoi, por jo bindshëm. Viti 2022 rezultoi një vit i plotë rimarrjeje të vetes për industrinë e transportit ajror civil. Megjithatë, asnjë nga aeroportet e mëdha ndërkombëtare nuk arriti në vitin 2022 kapacitetin e plotë (100 të numrit të pasagjerëve) që kishte në vitin 2019, përpara fillimit të pandemisë. Vetëm Aeroporti i Stambollit pësoi rritje mbi 100 përqind, me 102%. Ndër aeroportet më të vegjël, Aeroporti i Rinasit u rendit në vendin e parë për rritjen e vëllimit të fluturimeve, me 122 përqind. Rinasi pati 5.2 milionë pasagjerë vitin e kaluar, ose 55,7 për qind më shumë, krahasuar me vitin 2019, përpara pandemisë. Për herë të parë në historinë e aeroportit “Nënë Tereza” , u trajtuan më shumë se pesë milionë udhëtarë (më saktë, 5 milionë e 198 mijë e 550 pasagjerë).

Nga 16 destinacione fluturimi në vitin 2019, në 68 destinacione sot!Këtë vit mund t’ia kalojmë aeroportit të Beogradit!

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit “Nënë Tereza” e sheh veten të përgatitur mirë këto ditë të nxehta korriku, për të gjithë pikun e sezonit veror korrik-gusht 2023. Punonjësit shtesë, pajisjet e reja të trajtimit dhe zgjerimi i pikave elektronike të kontrollit kufitar, po e përshpejtojnë përpunimin e pasagjerëve”.

Kapacitetet ne platformen pritese te avioneve(parkingjet e avioneve)jane rritur me katër pozicione të tjera parkimi të avionëve në gjithsej 21. Në zonën e nisjes së terminalit, hapesira pritese e pasagjereve u zgjerua me 3 mijë e 500 metra katrorë.

Ende mungojne te dhena zyrtare per periudhen janar-qershor 2023, por shifrat paraprake te numrit te fluturimeve dhe plotesia e tyre me pasagjere te lene te besosh se per kete vit, Rinasi do te kete nje rritje akoma me te madhe se 5.2 milione pasagjeret e vitit te kaluar. Ndoshta do te jemi afer shifres se 6.5 milione pasagjereve. Kjo do te thote nje shtim prej 25 perqind! Te dhenat paraprake lene te hapur mundesine qe numri i rritur i pasagjereve te jete edhe me i madh per kete vit. Me keto ritme, do te kemi vitin e dyte rrjesht qe Aeroporti i Rinasit do te rregjistroje nje shtim mbreselenes te fluturimeve dhe numrit te pasagjereve, me nje ritem qe asnje aeroport tjeter nderkombetar nuk e ka perjetuar ne keto dy vitet e fundit.

Aeroporti nderkombetar “Nikola Tesla” në Beograd, ka qenë numri një i padiskutueshëm në Ballkanin Perendimor gjatë tre dekadave të fundit. Pavarësisht nga kompania e fortë ajrore Air Serbia, kjo renditje mund të ndryshojë së shpejti.

Kjo, per aresye se, ndërsa Aeroporti i Beogradit “Nikola Tesla” numëronte rreth 5.6 milionë pasagjerë në vitin 2022, ose kësisoj 8.9 për qind më pak se në vitin 2019 para COVID-it, Aeroporti i Rinasit ne Tiranë përjetoi një vit rekord me 122 perqind me shume vellim pune se sa ne vitin 2019. Me parashikimet per rritje te forte edhe per kete vit, Aeroporti “Nene Tereza” mund te kthehet kete vit ne aeroportin me te madh te Ballkanit Perendimor.

Shqipëria me dy kompani botërore të fluturimeve me kosto të ulët

Kompania e njohur “Wizz Air”, e cila u shërben 200 milionë pasagjerëve kudo në botë në vit, kompani private fluturimesh me kosto të ulët, është e pranishme në Rinas që nga tetori 2019. Deri në atë kohë, kompani të ndryshme fluturimi ofronin gjithsejt vetëm 16 destinacione . Që nga tetori 2021, kompania Wizz Air ka ndërtuar një bazë të re në Rinas, me njëmbëdhjetë avionë dhe ka arritur në 56 destinacione në më pak se tre vjet. Kompania po jep një kontribut të rëndësishëm në këtë zhvillim të parregjistruar më parë të aeroportit tonë më të madh ndërkombëtar. Wizz Air ka një peshë pasagjerësh prej 54.8 përqind në Aeroportin e Tiranës.

Shqipëria është kthyer në një destinacion turizmi shumë tërheqës dhe shifrat e të huajve që vizitojnë vendin janë rritur me shpejtësi. Parashikohet që, për këtë vit, numri i vizitorëve të huaj për periudhen qershor-gusht të shtohet me 35 përqind, në krahasim me periudhën qershor-gusht 2022.

Arësyeja kryesore e rritjes mbresëlënëse të vizitorëve nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Britania e Madhe, janë fluturimet me kosto të ulët.  Por edhe emigracioni i lartë dhe diaspora në numër të madh, kryesisht në Europën Perëndimore(në BE kemi 1.65 milionë qytetarë nga Shqipëria, sipas EUROSTAT), ka bërë që fluksi i hyrje daljeve nëpërmjet transportit ajror të rritet me shpejtësi. Vetëm gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2023, numri i personave të huaj që kanë hyrë në territoret shqiptare është mbi 2 milionë e 489 mijë, një rritje e lartë me 42.5 përqind më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Nga kjo rritje, aeroporti i Rinasit ka mbajtur peshën më të madhe.

Në 10 qershor 2023, në Rinas erdhi kompania “Ryanair”. Nje kompani, ndër më të mëdhatë në botë, për fluturimet me kosto të ulët. Erdhi për të qendruar dhe për t’i shtuar edhe 17 destinacione të reja fluturimeve nga Rinasi, ose 200 fluturime në javë dhe rreth 2 milionë pasagjerë në vit.

Dy kompani ndër më të fuqishmet në botë në sektorin e fluturimeve me kosto të ulët, do të thotë konkurrencë të mirëfilltë në Rinas dhe ulje të mëtejshme çmimesh për qytetarët. Kompania e dytë që erdhi pardje në Rinas, për të qëndruar gjithnjë këtu, përfaqëson markën, shenjën që i vendoset një vendi, kur ky vend kthehet në destinacion turistik global.

“Ryanair”, kompania ajrore me kosto të ulët, me bazë në Irlandë, do të nisë më 31 tetor 2023 fluturimet nga Tirana dhe këtë të mërkurë 12 korrik 2023, kompania ka nxjerrë lajmërimet e saj për biletat. Janë gjithsej 770 mijë bileta, që do të thotë një rritje e konsiderueshme e numrit të udhëtarëve nga Rinasi.

Afërsia me vendet e Europës Perëndimore, çmimet e ulta të shërbimeve në hotele e restorante dhe bukuritë natyrore që kanë qenë të pazbuluara prej kohësh janë magneti që tërheq perëndimorët. Fluksi më i madh është gjatë muajve të ngrohtë por afrimi i kompanive të mëdha të fluturimeve tregon se edhe gjatë sezonit të ftohtë te dimrit 2023-2024, pritet të ketë numër të shtuar të vizitorëve.

Nëse përmes Rinasit, deri pesë vite më parë udhëtonin vetëm 7 përqind e shqiptarëve të Shqipërisë, për shkak të çmimeve të shtrenjta, sipas INSTAT, sot Rinasin e përdorin tre në shtatë shqiptarë të vendit, ose mbi 35 përqind e tyre.

5.2 milionë pasagjerë te ardhur dhe që kanë ikur nga Rinasi në vitin e kaluar, përfaqëson një shifër të paimagjinueshme deri vetëm pak vite më parë. Ai ishte objektivi i vitit 2027, në planet e biznesit të kompanisë që e menaxhon dhe që mendon se për këtë vit mund të arrijmë edhe në 7 milionë pasagjerë që vijnë e ikin nga Rinasi. Me këto ritme, objektivi i vitit 2030 për 10 milionë pasagjerë mund të bëhet i arritshëm ndoshta që në vitin 2025.