Gjuha dhe kultura  arbëreshe në Senatin Italian

E shtunë, 27 Prill, 2024

Ligji 482 i vitit 1999, ka mbi 20 vjet në Itali që ka zbatuar një nga parimet themelore të Kushtetutës, bazuar në pluralizmin dhe mbrojtjen kulturore e gjuhësore të pakicave historike në Itali, të përhapura në mënyrë të pabarabartë në 7 rajone të Italisë.

Pas udhëtimit në Arbëri (ngulime  të cilat i kam vizituar një për një që të gjitha që nga viti 1992 e deri më sot) ngelem sa e emocionuar aq edhe e indinjuar, dhe sot nuk do të jap atë panoramë ku vështrimi im përputhej me shpirtin tim dhe përkëdhel bukurinë e këtij populli, por do të jem reale, e të ngre deri diku tonin e alarmit për këtë popull, kaq unik dhe i rrallë në rruzullin tokësor të cilët deri diku mundën që më tepër se 500 vjet të mbrojnë gjuhën, traditat si dhe ritin, për mos u asimiluar.

Sot, në botën arbëreshe jo çdo gjë është ashtu siç e shohim në ditë festash dhe që na japin përshtypjen që flasin gjuhën, dhe ruajnë e identitetin. Gjatë këtyre 30 vjetëve që i njohë nga afër, arbëreshët po asimilohen dhe kjo për shumë arsye, përfshirë këtu edhe faktorët demografike e gjeopolitike.

Shkurt, më preokupojnë shumë gjëra të kësaj Arbërie, por ajo që s’duhet të ndodh është asimilimi i gjuhës i shpallur nga Unesco, si gjuhë  si rrezik në zhdukje!

Flasim për gjuhën arbërishte, gjuhë e ruajtur mbi 550 vjet. Gjuhë që duhet të mësohet në shkolla, gjuhë që duhet të përdoret në të përditshmen , por fatkeqësisht  Bota akademike arbëreshe ka ngeluar akoma tek pyetja; Se cilën variant do të përdorin arbëreshët: shqipen standarde apo atë lokale?

Retorik kjo ku është abuzuar dhe po abuzohet nga dita në ditë! Dekadat e fundit e pamë që gjuha shqipe në katedrat e gjuhës  falimentoi!!!. Këtë nuk e them unë këtë e thonë faktet, dhe nuk po zgjatem tek ky argument sa delikat aq edhe rebelues!

Meqenëse zgjedhja e shqipes standard për te arbëreshët  falimentoi, të paktën  mos të arrijmë në zhdukjen e saj, dhe për këtë  të bëhen projekte urgjente e të shtrohet  çështja e krijimit  të një  KOINE nazionale, e jo lokale, ku  arbërishte lokale, nuk përjashtohet, as anullohet  për mund të përdoret në ambiente familjare.

Dua të theksoj që në fillim se ligji i 482 i vitit 1999, mbështet jo gjuhën standarde shqipe, por mbrojtjen e kulturës  gjuhësore të pakicave historike, dmth gjuhën arbërore, gjuhën e folur nga popullsia arbëreshe dhe jo gjuhën e emigrantëve shqiptar nga vitet 1990.  Pra shkurt, ligji italian i 482 mbron gjuhë e pakicave historike, quajtur arbëresh, pra gjuhën arbërore.

Shumë thonë që ky ligj duhet rishikuar, por deri sa ky ligj ekziston le të fillojmë të paktën me këtë që ofron, dhe në fakt  ky ligj iu jep shumë mundësi arbëreshëve që të fillojnë, e të mësojnë gjuhën e tyre para se të asimilohen komplet.

Ligj ky që u jep mundësinë komunave të fillojnë menjëherë  përdorimin dygjuhësh, në administratë (por nga Bashkitë arbëreshe në Kalabri askush nuk e përdor  në rastin e përpilimin e çertifikatave të lindjes, martesore e shumë shërbimeve komunale- shprehet Tommaso Bellusci.)

Në datën 3 Korrik 2023, në Senatin Republikës Italiane në Romë, nën drejtimin e presidentit Demetrio Crucitti , President i Fondacionit  Salvatore Crucitti  dhe ish Drejtor i RAI Calabria organizoi një Dossier Giornata di Studi në Sallën  Zuccari, pallati Giustiniani, ku pjesë e këtij  Komiteti shkencor bëja pjesë edhe unë, me kontributin tim modest prej 30 vjetësh në botën arbëreshe. Ja një fragment nga ky kontribut:

Gjuha, për të mos humbur duhet të flitet në familje. Po si mund të flasin arbërisht mosha nën 30 vjeç kur këtë gjuhë nuk e njohin? Pikërisht për të zgjidhur këtë çështje  është e nevojshme që të fillohet të mësohet në shkolla.   

Si mund të sensibilizohen nxënësit arbëresh?

  • Nisma e Eparkisë në shpërndarjen e dy volumeve kundër analfabetizmit, si edhe përdorimi i një koine-je e stabilizuar në 1968 janë një shembull i mirë, por kjo s’duhet të ndalet këtu. Ka ardhur koha që këta priftërinjtë të japin shembullin e tyre konkret edhe në mësimin gjuhës arbëreshe, ashtu si bënë dikur Priftërinjtë e kolegjit të Shën Adrianit.
  • Kush janë kriteret që gjuha arbëreshe të futet në shkolla? Ose më mirë pyetja do të ishte: Pse nuk po fillon të zbatohet ky ligj kur të gjitha kriteret për të mësuar gjuhën arbëreshe janë:
  1. a) ligji,
  2. b) nxënësit,
  3. c) mësuesi arbëreshë. (Nga universitete e gjuhës  shqipe nuk ka kontigjent mësuesish për arbërishten, prandaj si fillim rolin e mësim dhënies mund të realizohet nga priftërinjtë arbëresh bizantin si edhe sportelet linguistike.
  4. c) Tekst i analfabetizmi dy volumet ekzistojnë që nga viti 2000. (Teksti i analfabetizmit, është një tekst që në vitin 2000 e kemi praktikuar si për fëmijët arbëreshë në qendrën tonë nën drejtimin e At Belluscit ashtu edhe për fëmijët emigrant shqiptar që në atë kohë nga ministria e arsimit nuk arrini librat).

Siç dimë fëmijët e ciklit të ulët nuk janë në gjendje të vetëvendosin për mësimin e arbërishtes, janë prindërit që  përgjigjen, dhe këtë e shohim kur i regjistrojnë fëmijët e tyre në kurse të ndryshme si sport, në art  etje. Prandaj,  hapi i parë është  të sensibilizohen dhe të përfshihen nënat. Do të ishin nënat ato që do t’i nxisnin fëmijët e tyre të regjistrohen në kurse për të mësuar arbërisht në shkolla siç e kërkon ligji neni 4 paragrafi 5, (d.m.th., prindërit duhet të sensibilizohen për të aplikuar për mësimin e gjuhës arbëreshe. (me pak fjalë se prindërit nëse nuk e kërkojnë pranë drejtorive të shkollave ky ligji nuk aplikohet, për arsye se ligji është për një gjuhë  fakoltative, dhe jo i i një gjuhe të detyrueshëm,  siç ndodh  në zonat kufitare në Itali me  popullsi minoritare Franceze dhe Gjermane

Gjuha arbëreshe për fëmijët duhet të bëhet pjesë e ndjenjës së përkatësisë, vetëm atëherë ai ndjen shpirtin arbëror, se për ndryshe ajo gjuhë nuk bëhet kurrë e tij.

Për të arritur këtë propozova në kontributin tim:

  1. Të krijohen komisione studiuesish ekspertë në gjuhën arbëreshe për të krijuar një Koine kombëtare që përfshihet e folura e të 52 ngulimeve arbëreshe. Arbëreshët nuk kanë akoma një gjuhë të përbashkët!
  2. Të krijohet një organ redaktues në nivel kombëtar të gjuhës standarde arbëreshe
  3. Të vihen në Zbatim  fjalorë ekzistues.. (përmend si  ai i Giordano Emanuele, Kostandino Bellusci, Antonio Bellusci etj
  4. Të Krijohet një Albo ku të regjistrohen mësuesit e aftësuar. Kështu që atje ku mungojnë të dihet ku të të bëjnë kërkesën.
  5. Pajisja e mësuesve arbëreshë me licencë mundësimi, sipas kategorive.
  6. Të Krijohen rrjete reklamimi për sensibilizimin e prindërve dhe formimin e një klase konkursi për gjuhën arbëreshe.
  7. Mësimi duhet të planifikohet për një ose dy orë në javë, dhe të bëhet në mënyrë sistematike çdo vit shkollor.
  8. Trajnimi i mësuesve të gjuhës si fillim po qe e mundur edhe në Shqipëri.
  9. Promovimi i shpërndarjes së njohurive në lidhje me pakicat gjuhësore arbëreshe nëpërmjet sistemeve të ndryshme të komunikimit masiv (internet, RAI, radio dhe botime).
  10. Digjitalizimi i bibliotekave dhe qendrave të vendeve arbëreshe me detyrë garantimin e unitetit të sistemit të arsimit dhe komunikimit.
  11. Krijimi i një rrjeti për vlerësimin e realiteteve të pakicës arbëreshe nga pikëpamja gjuhësore, juridike, socio-kulturore dhe ekonomike, duke u nisur nga të dhënat lokale për të hapur një krahasim ndërkombëtar përvojash, studimesh, për zhvillimin dhe zgjerimin e ndërhyrjeve kërkimore, mësimdhënies. dhe trajnime për të mbrojtur gjuhën arbëreshe nga zhdukja dhe krijimin e fjalorëve.
  12. Të krijohen ura midis arbëreshëve dhe shqiptarëve të shtrirë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe një pjesë në Mal të Zi, pa lënë pas dore arbëreshët e Zarës. Një shkëmbim mes tyre në fushën e gjuhës, letërsisë, artit, muzeumeve dhe kulturës, shkëmbime si vëllezër të një gjaku.

Ishin të ftuar Maurizio Gasparri zëvëndës president i Senatit.  Peshkopi i Ungërs  Mons Donato Olivieri. Ganluca Gallo Assesore Agrikultura në zonat e popullsisë minoritare, dhe një lidhje e drejtpërdrejt nga Tirana Prof  Diana Jup Kastrati, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në Republikën e Shqipërisë. Prof Diana  Kastrati foli mbi rolin e punës së gjerë bërë nga kjo qendër edhe pse në një hark kohor prej tre vjetësh. Lidhjet, raporti që kjo qendër mban drejtpërdrejt me botën arbëreshe, gjë e cila prej tre dekadash i kishte munguar botës arbëreshe.

Mbajtën kumptesë; PjerFranco Bruni: Arbëresh, Kultura e civiliteti i një populli

Tommaso Bellusci, Koine liturgjike e ritit Bizantin të Eparkisë Arbëreshe

Morën fjalën Z Lorenco Del Boca presidenti i Federatës së gazetarëve Editoria e Comunicazioni

Përshëndetën Ernesto Madeo; Komisar i Fondacionit Krahinor Instituti dhe Kultura arbëreshe dhe kryetari bashkisë së  San Demetrio Corona. Vicenzo Cucci shoqata Vatra Arbëreshe. Fernanda Pugliese  Coordinatore e Sportellit linguistico arbëreshe dhe Croate si dhe drejtore e revistës  Kamastra.

Një falenderim i veçantë i shkoi At Antonio Belluscit. Presidentit dhe themeluesit të bibliotekës internacionale A. Bellusci. Ndërsa moderatori Pino Nano ish kryeredaktor  qendror i RAI .

Personalisht dëshiroja që nga kjo sallë Senati ku secili dha kontributin  të dilnim me një projekt të qartë, Konkret, për arsye se  nën kryetari i Senatit  Gasparri  shprehu mbështetjen e tij të plot.

Ju  vëllezër arbëresh, që keni funksione politike  e institucionale në duart tuaja,  ka ardhur koha që gjërat mos të ngelen thjesht në letra dosier por as edhe mos të metamorfozohen si forma protagonizmi e delir madhështie  secilit  duke rrahur gjoksin e ngelur në qarkun  e rrjetit.

Ka ardhur koha që çdo ditë të ndihesh arbëresh, të bësh  e të relizosh diçka konkrete për këtë Arbëri, e cila po tkurret nga dita në ditë. Arbëri që nuk ka nevojë vetëm për ty tre shkrimtarë, por që ka në gjirin e saj figura ekselente që akoma nuk njihen në botën shqiptare,  Një Arbëri që ka nevojë për Muse nacionale, që ka nevojë për një Institut kulture dhe një Arbëri ku të flasin gjuhën e të parëve të tyre. Një Arbëri që ka nevojë për shumë gjëra që të valorizohet ky gjak i arbërit, një gjak i shprishur që nëng mund të vdes, këndonte Pino Cacozza. Në gjak që të ringjallet dhe koshjenca të reja

Në sallën e Senatin merrnin pjesë edhe miqtë si Lorik Canaj, Ervis Bici kampioni i Europës në Muay Thajsi arbëreshi Mimmo Imbrogno  e shumë miq të tjerë.

Shënim: Ndërsa po flisja me kampionin e Europës Ervis Bici, ai  më thotë se ai asnjëherë nuk udhëtonte pa flamurin shqiptar me vete.  Më emocionoi  ky fakt dhe menjëherë e shpalosëm në sallën e Senatin, Pallati Giustiniani.

Ornela Radovicka

Qendra albanologjike gjuha dhe kultura arbërershe, Frascineto, CS