Foto dite/ “Zëri i Traditës” në festivalin folklorik në Amaliadha, Greqi

E martë, 17 Nëntor, 2026

E “tundi” Amaliadhën Ansambli Artistik i shoqatës “Emigranti” Patra, “Zëri i Traditës” , ditën e shtunë , datë 8 korrik 2023.

Të ftuar nga shoqata “Οι ριζες” së Analiadhës , me urën lidhëse miqësore të piktorit të talentuar dhe mikut tonë z.Dëfrim Hasa , shoqata “Emigranti” iu përgjigj ftesës së tyre me një paraqitje tepër dinjitoze ndërmjet 6 grupeve të tjera pjesëmarrëse në festivalin e 21- të Amaliadhës.

Gjithë sheshi u tund nga tinguj shqip.

“Zëri i traditës” paraqiti si një buqetë shumëngjyrëshe valle dhe këngë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.  duke i dhënë mbrëmjes ngjyra nga më të bukurat dhe duartrokitjet  e gjithë të pranishmëve treguan edhe njëherë vlerën e folklorit tonë, por edhe punën e palodhur të grupit me mësuesin z.Alfred Jaha dhe drejtuesin z. Jorgo Bodini.

Emocione të veçanta përjetuam me vajzat e Ansamblit si lule dhe me djemtë si azganë. Tingujt e pogonishtes përcollën ëmbël mesazhin e paqes dhe bashkimit mes dy popujve miq dhe u shoqërua me mijëra duartrokitje nga sheshi i mbushur plot.

Pasuan vallja e nuseve nga zona e veriut të Shqipërisë dhe më pas dyshja myzeqare grash, në të cilën mori pjesë edhe vet  kryetarja e shoqatës zj.Kristiana Veliu .

Ne këndojmë edhe greqisht , tha Ansambli ynë dhe gjithë publiku përjetoi çaste emocionuese nga kënga” Εροτοκριτος και Αρέtoυσα” nga babë e bijë, z.Ladi Gega me cifteli dhe Adela Gega, për tia lënë më pas radhën

polifonisë sonë që ngriti peshë zemrat e të pranishmëve.

Dy marrës me zëra bilbili, Jorgo Bodini dhe Marjola Salataj  në bashkësi me  grupin e  isos, i  dhanë mbrëmjes ngjyra kuq e zi.

Qershia mbi tortë e ftuara dhe mikja e shoqatës sonë, Teuta Pango me zërin e saj të magjishëm i këndoi Moresë  me këngën gjashtëqind vjeçare “Moj e bukura More” , ku magjepsi dhe ngriti në këmbë gjithë të pranishmit.

Të gjithë u ndjemë kaq bukur, kaq të bashkuar dhe kaq të respektuar nga mikpritësit .

Mirënjohje të thellë për punën e palodhur dhe plot durim të kryetares së shoqatës zj. Kristiana Veliu , njeriut të artit dhe të Paqes z. Dëfrim Hasa, mësuesit të valles z. Alfred Jaha, drejtuesit të Ansamblit z. Jorgo Bodini dhe gjithë anëtarët e këtij grupi, që bënë të mundur praninë e emigrantëve të Patrës të shfaqim folklorin tonë në tokën helene.

Jam me fat që u ndodha në mesin tuaj dhe që prezantova plot kënaqësi bukurinë e vlerave tuaja kaq vjecare !

Nga Afërdita Selenica – Zëdhënësja e shtypit të shoqatës “ Emigranti” Patra.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.