Itali/ Ngrihet busti i Skënderbeut në Kastrovillari të Kozencës

E diel, 13 Tetor, 2024

Ndërsa kalon në zonën e Pollinit syri do të kapi shkëmbinjë, rrënjë, dhe qyteza, midis tyre edhe një provincë, Kastovillari. Në këto zona çdo fshat është  plot histori, legjenda, tragjedi dhe lavdi. Çdo rrugë shëndërrohet një rrugicë me kalldrëm, plot ngjyra e shpirt. Një shirit  të moshuarish të ulur do të shohësh nëpër sheshe, me shikimet e tyre kurjoz për ata që vijnë e prekin qytezën e tyre.

E vjetra është shenja që dallon fshatin, por që ngjall vazhdimësinë, gjurmët. Këto vende përfaqësojnë një botë që është gati të zhduket dhe kjo zhdukje i bën ato vende edhe më reale,  të vetëdijshëm në fatin e tyre.

Sot në këtë qytezë Arbëresh, gjendet  edhe  një grup i madh shqiptarë të diasporës shqiptare të cilët erdhën  me egsodet e vitet 90, e deri në vazhdim. Ata punojnë dhe janë integruat të cilët  duan të mbrojnë  historinë dhe të përmirësojnë këtë trashëgimi.

Është dite e shtunë dhe Kastrovillari sot është ditë feste, ku përurohet busti i Gjergj Kastriotit Skënderbeu heroi ynë legjendar, subjekt i admirimit të trimërisë, mençurisë, artit ushtarak  liderit që adhurohej nga shumë kombe, simboli dhe përfaqësues i përhershëm i imazhit dhe identitetit evropian

Një mori kostumesh shqiptare valëzojnë sot në rrugët e këtij qyteti. Ka gjallëri, hare.

Turma njerëzish  kanë ardhur nga të gjitha fshatrat pëqark italian, arbëresh dhe shqiptar.

Marrin pjesë kryetarët e bashkive të Civitas, nën kryetari i Frascinetos, dhe kryetari  i bashkisë së Kastrovillarit zoti  Domeniko Lo Polito.  Ai theksoi se busti vendoset në një pikë ku eshtë piknisja e dy popujve vëllezer në historinë  e tyre. Sheshi ku [shtë vendosur quhet “Sheshi i kuq” e pranë ti është  “Sheshi i zi”.  Janë dy ngjyrat e flamurit shqiptar.

Të ftuarit, ishin autoritet nga ambasada e Shqipërisë në Bari i cili përshëndeti këtë nisëm.

I ftuar ishte edhe artisti i veprës Fiqiri Kasa Art. Artisti i cili kishte ardhur enkas nga Greqi. Një djalosh fjalë pakë por duar artë.

Merrte pjesë edhe i biri i këngëtarit Alfio Moccia i cili  nën tingujt e këngës O e bukura More bëri për vete publikun.

Kishte edhe arbëreshë  si Mario Occhineri nga San Basile,  i cili është gjithmonë prezent në çdo aktivitet që i përket botës arbëreshe së  bashku me familjen e tij. Shpirti dhe dashurinë e flakët për arbërinë  e bënë  Marion akoma më fisnik.

Merrte pjesë edhe Avokati Tomaso Bellusci drejtori i Biblotekës A. Bellusci i cili mbështeti deri në fund këtë nismë.

Kishte ardhur edhe një çift nga Kosova me banim në Zvicër,  ata ishin me pushime në Tropea dhe me familjen e tij nëpër vapë me fëmijë të vegjël  kishte ardhur  deri në Kastrovillari. Janë pikërisht shpirti i këtyre shqipatrëve që të emocionojnë dhe të bëjnë që gjaku i Arbërit nuk vdes kurrë.

Bustin e Inaguroi At Antonio Bellusci, kollosi i Arbërisë dhe vëllai i Shqiptarëve dhe Kosovës.

At Bellushi është rreth të 90 por forcën e shpirtit të tij e ka si një djalosh 20 vjeçar me ideale për botën. J ase si u shpreh Ai:

“Emri i lashtë i qytetit të Kastrovillarit,  Castrum Villarum që është “Kalaja e Vilave”, e cila shfaqet gjithashtu në një diplomë të Kontit Roger në 1094. Siç e shikoni kemi të bëjmë me një qytezë antike e cila prej shekujsh ka patur një lidhje historike me pjesën ballkanike helene e shqipfolëse.

Ishte shekulli 1400, dhe kur Ferdinand I i Aragonit arriti të pushtojë përfundimisht Castrovillari, periudhë kjo që korrispondon me mbrritjen e arbëresheve, të cilët u shtrinë edhe edhe në qytezat përqark Civita, Frascinet,  Ejanina, Spezzano Albanese, Acquaformosa,Firmo, San Basile, Ungra.

Motiv tjetër për vënien e bustit ështe Urdhri i Dragoit në Castrovillari (simboli i Dragonit) gjetur pranë një banese.  Ky  simbol i përket Urdherit të  Dragoit, urdhër kalorësi-ushtarak i themeluar në shekullin e pesëmbëdhjetë, përfaqësues të familjeve fisnike evropiane si Alfonso V i Aragonit dhe djali i tij Ferrante, Gjergj Kastrioti  Skënderbeu dhe Vlad II Basarab, voivoda e Wallachia , babai i shumë më të famshëm Vlad III, Tepes  i cili ka mbrritur  te ne me pseudonimin e Drakula

Kastorvillari është një Horë. Këtu kaluan Arbëreshët me Garibaldin. Tek kjo tokë u shkolluan me mijëra arbëresh. Për herë të parë  në vitin 2000 unë themelova kishën e parë arbëreshe. Gjatë asaj periudhe bëra kërkimet e mia dhe katollogova 5000 arbëreshë në këtë qytezë. Sot Skënderbeun e kemi mes nesh. Ai la amaetin që të jemi të bashkuar dhe ne duhet të jemi gjithmonëtë tillë. Mos të humbasim gjuhën, traditën.

Një këngë Arbëreshe thotë: Kur dy arbresh bëhen bashkë Skënderbeu zbret nga qielli dhe  në vazhdim thuhet?

Japim dorën o Vëllezër se na jemi gjaku i shprishur

Mos harroni gjuhën tonë

Mos harroni  ritin tonë..

Sot këtu  në Kastrovillari jemi me qindra gjak arbëror, dhe Skënderbeu është pranë nesh. Rroftë Arbëria! Rrrofët Kosova! Rroftë Italia

Një falenderim i veçantë i shkon  Fatmir Filjes dhe familjes së tij ideatori i kësaj nisme.  Një shqiptar i Shqipërisë i cili është emigruar  rreth 30 vjet me inisiativën e tij, me përpjekjet e tij,  me lodhje, preokupime,  ai mbështeti ai mori përsipër këtë nisëm dhe e çoi deri në fund.   Dhe pse dukej shumë i lodhur Fatmiri asnjëherë nuk humbi buzëqeshjen e tij. Ai arriti ta realizonte këtë dëshirë, e cila ishte edhe dëshirë e shumë shqipatrëve  si dhe shumë arbëreshëve në këtë territor.

Shumë shqiptar të tjetër që me familjet e tyre i dhanë shpirt festës, dhe na bënë të ndihemi krenar se Shqipërisë nuk i mungon vëllazëria, patriotizmi dhe dashuria për atdheun edhe pse në dhe të huaj. Ajo që i jepte më bukuri ishin fëmijët. Luet e jetës. E ardhmja.

Montanelli pas një qëndrimi të gjatë në Shqipëri (1938-1939) shkruan:

“Shqiptarët janë vëllezër të veçantë; ata janë njerëz me pak fjalë, të njerëzishëm, të ndershëm, të besës dhe shumë mirëpritës.” (Albania, una e mille, Torino, Paravia, 1939)

Është pothuajse mesi natës, marrë rrugën drejt aeroportit destinacioni  Milanos.Tinguj  e folkut shqiptar  dëgjohen  të largëta si një muzgë..  me sytë gjysëm të perënduar më ngjallin një botë malesh, qytetesh dhe fshatrash, epopesh  të atij populli unik. Një botë ku shpirtrat e vjetër kërcejnë, por dhe fëmijët e së ardhmes gumëzhijnë. Mirë se erdhe Gjergj Kastrioti  në këto Troje.

Për shekuj komuniteti i Kastrovillarit ka patur gjithmonë lidhje të ngushta me arbëreshë.

Thuhet nëse do të lindë  ndonjë provincë e Re, Castrovillari me pa dushim do të ishte provinca e Arbëreshëve dhe pa bustin e Skënderbet, kjo provincë nuk do të kishte shprirtin arbëror.

Ornela Radovicka – Qëndra e Studimeve Albanologjike e Kultura Arbëreshe