Itali/ Irma Kurti e ftuar në Festivalin poetik në Fonte Avellana

E enjte, 16 Maj, 2024

Poetja shqiptare Irma Kurti është e ftuar në Festivalin Poetik 2023 që do të organizohet pranë Manastirit Fonte Avellana në komunën Serra Sant’Abbondio në provincën Pesaro e Urbino. Manastiri ndodhet në shpatet e pyllëzuara të malit Catria në 700 metra mbi nivelin e detit. Ai është një vend mistik dhe frymëzues, i zhytur në heshtjen e pyllit shekullor, i pasur me bukuri natyrore, tregues i çmuar i spiritualitetit, traditave dhe kulturës.

Eventi organizohet nën kujdesin e shtëpisë botuese “Fara Editore” në Rimini me drejtor Aleksandër Lamberti. Tematika e këti viti është “Fonte/Sorgente” (Burimi) dhe ajo mund të interpretohet e lexohet nga këndvështrime të ndryshme e të shumta: natyrore, shpirtërore, relacionale, psikologjike, artistike, poetike, muzikore, narrative, filozofike etj. Çdo poet mund të ndajë një reflektim, një dëshmi, një lexim poetik, një tregim, një shfaqje të shkurtër teatrale apo muzikore, një vepër arti (e cila, mund të mbetet gjithashtu e ekspozuar gjatë ditëve të festivalit), një mini laborator etj.

Poetët bashkëkohorë vijnë nga qytete të ndryshme italiane dhe do të sjellin me vete veprat e tyre të botuara si shkëmbim emocionesh e përjetimesh për një njohje të re të horizonteve poetike. “Ndihem e emocionuar dhe e gëzuar  –  shprehet autorja shqiptare Irma Kurti – për ftesën si dhe për pjesëmarrjen në këtë Festival poetik që do të zhvillohet në një kontekst të veçantë dhe piktoresk. Në diskutimin tim do të bazohem në muzën poetike, burimin e frymëzimit të krijimtarisë sime, një rrëfim në prozë dhe në vargje.”  Festivali do të zhvillohet në datat 7-9 korrik 2023.

http://farapoesia.blogspot.com/2023/06/kermesse-avellanita-fonte-sorgente-7-9.html