Suksesi dhe edukimi atdhetar në shkollën e shoqatës Dardania në Montebelluna

E shtunë, 27 Prill, 2024

Në fillim të qershorit të këtij viti jubilar, Shkolla e mësimit plotësues në gjuhën Shqipe dhe kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania” mbajtën festën e përfundimit të vitit shkollor.

Është hera e njëzet që nxënësit e kësaj shkolle me gëzim të madh ftojnë prindërit dhe familjarët e tyre si dhe përkrahësit e miqtë e shkollës shqipe në mërgatë, për të marrë pjesë në programin festiv ku shkëlqejnë fytyrat e tyre të njoma, nga suksesi i prirë nga dëshira e madhe për tu rritur të lumtur plot dashuri për vendlindjen e prindërve dhe gjuhë ne shenjtë shqipe.

Festa filloi në sallën e mbushur përplot të ftuar në lokalitetin Falze në via “4 Novembre” nr 2, me fjalën përshëndetëse të profesor Faik Tafollit, njeriut më meritor për jetëgjatësinë dhe sukseset e vazhdueshme të kësaj shkolle. Ai duke i uruar nxënësit për përfundimin me sukses të vitit shkollor, të pranishmëve ua rikujtoi se ,,Gjuha ruhet / Aty ku shkruhet / Kudo që shkon / E kudo që vete / Gjuhën shqipe /e merr me vete”. Ai pastaj përshëndeti me respekt të veçantë kryekonsullin nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Milano, Z, Diamant Kastratin me zonjën Merita Kastrati-Gashi si dhe mysafirët dhe veprimtarë që kishin ardhur nga qytetet e ndryshme të Italisë:nga Padova : Gëzim Muçolli me Valdete Llumnica-Muçolli, nga Arzignano di Vicenza: Skender Podvorica dhe Afërdita Bashota-Podvorica, vëllezërit Hamit Kurti dhe Imer Kurti i cili kishte ardhur nga Gjermania për të marrë pjesë në festën e shoqatës ku është dalluar për kontributin e tij personal dhe familjar sa kishte jetuar në Itali, pastaj Kujtim dhe Fitim Hajzeraj nga Bassano del Grappa, Gëzim Lami, Sedat dhe Eda Tahirin, Salih Balajn, Beqir Berishën (që kishte ardhur nga Kosova), etj.

Konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Milano z.Diamant Kastrati i përshëndeti nxënësit dhe mësuesët, si dhe të pranishmit duke folur me respekt për punën e mrekullueshme që po bëhet për t’ua mësuar fëmijëve gjuhën shqipe dhe për ti ruajtur vlerat dhe pasuritë kombëtare në mërgatë. Ai i dhuroi edhe dy libra shkollës shqipe në Montebelluna.

Prof. Tafolli e ftoi para publikut edhe priftin nga Parrokia e Falze-s, don Silvion i cili i përshëndeti ata me disa fjalë shqipe të cilat i kishte mësuar kur kishte vizituar Shqipërinë. Ai tha se është dashamir i tyre dhe do të përkrahë çdo aktivitet kulturor dhe integrues të kësaj shoqate të mirënjohur.

Festën e moderoi në mënyrë të shkëlqyer mësuesja e dalluar dhe koordinatorja e Shkollës shqipe, zonja Edlira Shehu e cila njihet për veprimtarinë e saj integruese dhe kulturore në shoqatë dhe në institucionet komunale në qytetin Montebelluna. Ai i ftoi me radhë sipas programit recituesit e vegjël që dëshmuan prirjet e tyre artistike me vjershat që kishin shkruar vetë ose të poetëve kombëtarë. Ledjon Morina, Alisa Jupaj, Vesa Pirku. Anduela Krasniqi, Enes Skuta dhe Renisa Rraklli.

Kënga e vallet e përgatitura me mjeshtri bënë të ndihet i kënaqur çdo shikues në sallë dhe të duartrokasë për ti përgëzuar dhe stimuluar të vazhdojnë me suksese. Vallja mërgimtare ishte frymëzim dhe emocionuese e luajtur nga grupitashmë i mirënjohur: Anduela Krasniqi, Vesa Pirku, Edonisa Balaj, Ardita Bytyqi, Vanesa Shala, Elena Xani, Sara Skuta, Gledisa Mehija, Alisa Jupaj, Renisa Rraklli, Bleona Lumi, Verona Sinani, Amira Graishta,Erza Bytyçi, dhe Erblina Kurti.

Programin festiv e plotësuan me këngë patriotike dhe me motive folklorike edhe grupi i rapsodëve Feim Graishta, Musa Ahmetaj dhe Ali Kurti. Si edhe herave tjera ata u pritën me duartrokitje për motivet burimore të këngëve plot atdhedashuri.

Gjatë programit nxënësve iu ndanë edhe çertifikatat – dëshmi që kanë ndjekur dhe mbaruar me sukses vitin shkollor 2022 / 23 e poashtu kryesia e Shoqatës Kulturore Dardania nderoi me mirënjohje valltarët dhe këngëtarët që kanë kontribuar në veprimtaritë e shoqatës. Çertifikatat i ndanë prindërit Agron Skuta, Hysen Bytyçi dhe Violeta Pirku kurse mirënjohjet i ndanë Diamant Kastrati dhe Gëzim Muçolli dhe Enver Guniqi.

Pjesë emocionale ishte edhe rrëfimi me dëshmi i mysafirit të nderuar me plis të bardhë, Beqir Berisha nga fshati Sopijë i cili solli kujtimet nga rrëfimi i gjyshit të tij që si fëmijë nëntëvjeçar kishte përjetuar vrasjet dhe djegjen e trojeve shqiptare në krahinën e Toplicës në vitin 1878 kur atje ku para një shekulli e gjysmë u bë spastrimi etnik dhe shfarosja e shqiptarëve nga Serbia.

Kontribut artistik festës i dhanë edhe disa recitime tematike nga ana e mysafirëve. Recituesja e njohur Shpresa Gashi me ndjesi artistike realizoi recitalin e saj. Pastaj mësuesja nga Shkolla shqipe e Arzignanos, z.Afërdita Bashota-Podvorica lexoi poezinë e saj kushtuar mësuesit. Dy poezi të tij të viteve të zjarrta të zgjimit kombëtar të shkruara para 34 vitesh në Kosovë, i lexoi Gëzim Muçolli,”Poezi për mësuesin” kushtuar Adem Ajetit si dhe poezinë reflektuese “Kur mpihen dhëmbët”.

Mbrëmjen e bëri të shkëlqejë këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore shqiptare Gjin Shani i cili deri pas mesnate bëri të mos ndalen kënga dhe vallja burimore.Gjini është anëtar dhe kontribues i madh i aktiviteteve kulturore të shoqatës dhe me këngët e tij origjinale vërtetoi edhe njëhere motivin frymëzues të shoqatës “Dardania”: shqip, shqip dhe vetëm shqip./ Bota Sot/