Shkolla “Gjuha Jonë”  në Philadelphia kremton mbylljen e vitit mësimor

E shtunë, 20 Prill, 2024

4 Qershori 2023 nuk mund të konsiderohej për gjithë komunitetin shqiptar të Filadelfias thjesht si Dita e mbylljes së vitit mësimor 2022-2023 në shkollën “Gjuha jonë” , por si dita që do mblidhte bashkë : anëtarë dhe jo anëtarë të shoqatës mbarëshqiptare “ Bijtë e shqipes”. Të gjithë së bashku  për të mbështetur dhe inkurajuar nxënësit e shkollës dhe  të kontribuar për ndërtimin e godinës së re të shkollës.

Përkushtimi, vullneti , puna e mësuesve dhe nxënësve  në performancën e tyre shkëlqeu edhe më shumë nga përkrahja e komunitetit dhe bizneseve, sportistëve, prindërve, gjyshërve dhe të ftuarve të nderit.  Bashkëpunimi i punës së  Kryesisë së shoqatës , mësuesit, nxënësit , me bizneset dhe vullnetarët do të sillnin një atmosfere feste dhe optimizmi. Në skenën e dekoruar aq bukur nën drejtimin e znj Altea Kola  u ngjitën të parët fëmijët. Feste pa valle nuk ka.  Shkëlqenin sytë e prindërve dhe gjithë të ftuarve teksa shikonin fëmijët  e tyre, të lindur e të rritur USA, të kërcenin kaq bukur nën tingujt e këngës: “Jam shqiptar dem baba  dem”. Në këtë skenë të bukur ngjiten fillimisht nxënësit e klasës së pestë: Jayden Caka, Enid Bezhani, Oria Bushi, Klea Pajollari , Arbër Hazizaj të cilët do të ishin prezantuesit e këtij aktiviteti. Ata përcollën idenë se në në shollën shqipe , ata nuk mësuan vetëm gjuhën dhe traditat shqiptare , por mësuan se i përkasin këtij komunitetit dhe do jenë ardhmëria e tij.

Në përshëndetjen e tij drejtuar të gjithë të pranishmeve , Kryetari i Shoqatës mbarëshqiptare” Bijtë e shqipes”, z. Dritan Matraku falenderoi mësueset e shkollës “ Gjuha jonë” : Irini Zenelaj, Afërdita Muzhaqi, Mimoza Sotiri, Rajmonda Bardhi dhe  Rudina Bani dhe të gjithë nxënësit e shkollës  për punën gjatë këtij viti mësimor. Ai i ftoi të gjithë të bashkohen nismës së madhe për të ndihmuar në ndërtimin e godinës së re së, shtëpisë së shqiptarit. Ai theksoi se kjo shtëpi duhet  ndërtohet nga të zotët  dhe do të jetë një siguri për vazhdimësinë  tonë. Z. Dritan Matraku vlerwsoi  se shoqata do të vazhdojë punën e nisur 20 vite më parë në promovimin e vlerave tona  nëpërmjet aktiviteteve.

Emocione të forta do të përcillnin nxënësit e klasës së dytë  me poezitë e tyre si:      “ Fjalët e qiririt”, “Atdheu”. Salla do të elektrizohej nga zërat e të gjithë nxënësve që këndonin : Shqipëri,( Kosovë)  o nëna ime, ndonëse jam i mërguar/ dashurinë tënde, zemra kurrë, s’ka me harrue. Bashkë me ta kënduan të gjithë të pranishmit. Nxënësit e klasës së tretë  do të sillnin bukur poemën e të madhit Tahsim Gjokutaj “Kush e hëngri akulloren?”, ndërsa nxënësit e klasës së katërt do të sillnin gëzimin, harenë e fëmijëve të  festës së 1 Qershorit ,së natyrës. Kënga e 1Qershorit e kënduar nga nxënësit e klasës së dytë do të  plotësonte tablonë e festës.

C’festë ka klasa jonë , a e gjeni dot?…… kënga e  njohur e abetares u këndua kaq bukur dhe sinqerisht nga gjithë vogëlushët e klasës së parë dhe u duartrokit pafundësisht. “O e bukura More”, tingujt  e kësaj kënge të njohur arbëreshe u interpretuan me shumë emocion nga nxënësi i klasës së pestë me violinë. Malli për atdheun shumë larg gjeografikisht u përcoll me  këta tinguj në shpirtin tonë.

Secila festë e shoqatës “ Bijtë e shqipes” ka miqtë e vecantë të ardhur nga larg, Zonja Valentina Haliti, Kryetare e Qarkut  Dibër  do të përcillte krenarinë për vazhdimësinë e vlerave shqiptare në brezat e rinj nëpërmjet punës së shoqatës. Kryesia e shoqatës do ta vlerësonte me cmimin “ Mikja e shoqatës” zonjën Valentina Halitin për mbështetjen që ajo i jep shoqatës.  Nuk ishte mikja jonë e vetme që vinte nga Shqipëria jonë në këtë aktivitet. Stërnipi i Krijuesit të shtetit shqiptar, njeriut që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë , Ismail Qemali, zoti Qamil Vlora, do të përshëndeste gjithë shqiptarët duke shprehur emocionet dhe besimin e patundur që shqiptaria vazhdon edhe pse shumë larg nga atdheu nënë. Edhe pse pamundësisht të papranishëm fizikisht në aktivitet, ishin  të pranishëm me përshëndetjen e tyre dhe kontributin për të ndihmuar ndërtimin e shkollës së re,  miqtë e devotshëm të shoqatës sonë, Kryetari i Qarkut Kukës, z. Abdulla Domi dhe cifti Korini: Sanije dhe Arian Korini, drejtuesit e institucioneve arsimore “ Arkos”

Energji, gëzim, besim do të përcillte ekipi shqiptar i futbollit Illyrian FC të Philadelphias të drejtuar nga anëtari i kryesisë Bujar Cela. Nuk mjaftoi përshëndetja  e  këtyre djemve që na bëjnë krenar me fitoret e tyre, por edhe ndihmesa monetare që ata dhuruan shoqatës. Të gjithë prindërit që u vlerësuan nga Kryesia e shoqatës me certifikatë mirënjohje përcollën thirrjen se shkolla “Gjuha Jonë” është vendi ku duhet të vijnë gjithë fëmijët shqiptaro-amerikanë për të transmentuar në të ardhmen gjuhën dhe traditat tona.

Shpërndarja e deftesave , certifikatave të mirënjohjes dhe dëshmive për të gjithë nxënësit e shkollës u zhvillua në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore të ndihmuar nga bizneset e pranishëm në këtë aktivitet. Pas thirrjes së Kryesisë dhe promovimit të vlerave të bizneseve shqiptare në Philadelphia në emisionin “Albanian Dreams” të realizuar me shumë profesionalizëm nga gazetarja e palodhur Eva Dorri, njëkohësisht anëtare e kryesisë, bizneset shqiptare ofruan ndihmën e tyre. Miracle Home Care me pronarë Sokol Serjani dhe Fabio Xhemali, lulet e bukura nga biznesi i znj Desareta Resuli dhe Selena Belulaj, torta e abetares e përgatitur nga Anxhi Dessert me pronare Anxhela Ndreko , ëmbëlsirat dhe ushqimi i sjellë nga  “One Pound Cheese Stake” me pronarë Shpëtim dhe Fatbardha Resuli dhe Solly Pizza me pronare Andi Goxhaj   librat e dhuruara nga z. Sadik Elshani  dhe bluzat “ Ne jemi Bijtë e Shqipes” të sponsorizuara nga vëllezërit Osmanollaj do ta mbushnin  gjithë sallën  me shumë jetë , do të sillnin  ndjesinë e shtëpisë dhe gëzimit të  të qënit së bashku .   Mirënjohje për ndihmën vullnetarëve, kryesisht prindërve të nxënësve, dhe zonjave Lirie Koboci, Drita Sopaj , z. Milot Rukiqi dhe  I riu që kishte ardhur nga Shqipëria, Denis Gjoka që gjendeshin kudo në sallë kur kërkohej ndihmë.

Nga degët e vjetra, dalin degë të reja. Shqiptaria do vazhdojë me shkollën “ Gjuha Jonë” , me shoqatën “ Bijtë e shqipes”. Të gjithë së bashku të ndërtojmë shtëpinë e shqiptarit

Filadelfia,   4 qershor 2023- Rudina Bani, nënkryetare e Shoqatës “ Bijtë e shqipes”