Çmim i parë për poeten Irma Kurti në SHBA

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Një tjetër vlerësim për krijimtarinë e poetes shqiptare Irma Kurti, e cila vlerësohet me çmim të parë në Amerikë në konkursin letrar “Poetry Thymes Award Contest” me poezinë e titulluar “Without a homeland” (Pa atdhe). Kjo poezi i ka dhënë titullin përmbledhjes së saj poetike të botuar në Itali “Senza patria” me logon e shtëpisë botuese “Kimerik” në vitin 2016 si dhe në gjuhën angleze në SHBA nga shtëpia botuese “Transcendent Zero Press” në 2019. Vargjet e poezisë rrëfejnë ndjesitë, mallin dhe nostalgjinë e dikujt që ka emigruar larg vendlindjes dhe që rëndom ndihet i pastrehë, apo pa atdhe. Duke falenderuar jurinë si dhe presidenten e çmimit Tamikio L. Dooley poetja thotë: “Kur çmimi i parë arrin nga SHBA, gëzimi është edhe më i madh. Atëherë kupton se poezia, arti nuk njohin kufij, ato mbërrijnë edhe përtej oqeanit duke arritur të transmetojnë ndjenja dhe emocione. Ky vlerësim më bën të besoj akoma më shumë në forcën e vargjeve të mia”.

Irma Kurti, poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar 80 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali e Zvicër, shumë prej të cilave kanë qenë çmime të para. Poetja dhe shkrimtarja shqiptare jeton prej vitesh në Bergamo të Italisë.