Je në Prishtinë? Mos e humb prezantimin e Abetares Mbarëkombëtare

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Me moton “Libri triumfon” ditën e djeshme është çelur edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë .

Një aktivitet ku është paralajmëruar të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Shoqata e Botuesve të Kosovës ka bërë të ditur se janë rreth 2 mijë tituj të rinj në panairin “Prishtina 2023”.

Një nga aktivitete më interesante të panairit do të jetë edhe prezantimi i Abetares Mbarëkombëtare të shtëpisë botuese Albas, i cili do të zhvillohet ditën e shtunë me 10 qershor ora 12:00 te Pallati i Rinisë, Amfitetatri, kati përdhes.

“Abetarja mbarëkombëtare” është teksti që do t’u mësojë fëmijëve shqiptarë shkrim-leximin e gjuhës shqipe. Libri është i ndarë në tre pjesë, paraabetare, abetare dhe pasabetare ku fëmijët do të mësojnë shkronjat duke u argëtuar përmes katër personazheve interesante Vesës, Jonit, Bubit dhe Robotit Roki.

Gjithashtu abetarja do të ketë edhe variantin digjital i cili ofron mësim interaktiv përmes materialeve multimediale.

Ky tekst është lehtësisht i përdorshëm nga fëmijët që jetojnë në të gjithë trevat ku flitet gjuha shqipe dhe në Diasporë falë punës së grupit që përfshin autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Presheva.

Përveç abetares mbarëkombëtare ALBAS në panair do të prezantojë edhe titujt e rinj, të cilët këtë herë janë mbi 40.