Java italiane e kulturës, arbëreshët pushtojnë Tiranën

E enjte, 25 Prill, 2024

Java Italiane e kulturës ka nisur më 1 qershor dhe do të mbyllë siparin sot më 7 qershor. Gjatë kësaj jave, thuajse në të gjithë territorin e vendit tonë ishin programuar 65 aktivitete për të promovuar kulturën, muzikën, kulinarinë, sportin dhe artin italian në vendin tonë. Një ditë e posaçme, pikërisht me datë 6 qershor,  iu dedikua arbëreshëve, të cilët përbëjnë një ndër komunitetet më të mëdha etnike të diasporës historike shqiptare që ndodhet në Itali.

Rrugët e Tiranës u ndriçuan nga shumëngjyrësia e kostumeve arbëreshe dhe nga tingujt e ëmbël arbërisht, si një nga variantet arkaike të gjuhës shqipe, që ka arritur të ruhet e trashëgohet nga brezi në brez për 6 shekuj me radhë.

Një prej veprimtarive kryesore të kësaj dite ishte kuvendi “Trashëgimia kulturore arbëreshe dhe roli i saj në lidhjet historike italo-shqiptare”, i cili pati bashkëideator, organizator e mbështetës një seri institucionesh, mes të cilave edhe Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA). Kuvendi, i mbajtur në sallën Aula Magna të Universitetit Politeknik, u moderua nga drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, prof. Diana Kastrati dhe solli një sërë kumtesash e referimesh mbi trashëgiminë kulturore arbëreshe, sidomos për Jeronim De Radën dhe Anselmo Lorekion si dy firgurat kryesore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Pas përshëndetjeve të rastit nga përfaqësues të institucioneve organizatore si Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë, Instituti Italian i Kulturës dhe nga drejtuesit e disa prej komunave arbëreshe, nisi punimet Kuvendi studimor, në të cilin referuan: prof. Francesco Altimari, përgjegjës i departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Kalabrisë; prof. Mateo Mandala, përgjegjës i departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos; Prof. Shezai Rrokaj, përgjegjës i departamentit  të gjuhës shqipe, në Universitetin e Tiranës; Prof. Ymer Çiraku nga Universiteti i Tiranës;  studiueset Silvana Nini dhe Jolanda Lila nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët dhe Prof. Kristaq Jorgo nga Universiteti i Tiranës.

Ndër të tjera në fund të këtij kuvendi, Prof. Kastrati theksoi rolin dhe kontributin e arbëreshëve në pavarësinë e Shqipërisë, të theksuar në një letër nga Ismail Qemali. Në përmbyllje, ajo shprehu gjithë gatishmërinë e QSPA-së për bashkëpunime me të gjitha institucionet dhe organizatat aktive me fokus arbëreshët që veprojnë në Itali dhe në Shqipëri.

Më tej, gjatë ditës u zhvilluan të tjera aktivitete nga delegacioni i madh i arbëreshëve, i cili pati në përbërje 200 arbëreshë, të udhëhequr nga Fondacioni Arbëria dhe nga Komisari i jashtëzakonshëm Ernesto Madeo, nga 21 kryetarë bashkish arbëreshe kalabreze, nga 3 presidentë të Provincës, nga Eparkia e Lungros etj.

Një paradë e banderolave të 21 bashkive, të 3 qarqeve të Rajonit të Calabrisë, të Fondacionit Arbëreshë dhe të Liceut Klasik të San Demetrio Corone u zhvillua dje në rrugën që lidh sheshin “Italia” me sheshin “Nënë Tereza”.

Qindra qytetarë të pranishëm patën mundësinë të admirojnë nga afër dhjetra veshje karakteristike, të zbukuruara me xhevahirë arbëreshë.

I pranishëm në aktivitetin që vjen në kuadër të Javës Italiane të Kulturës ishte dhe ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ai përshëndeti të pranishmit, teksa u nënvizua dhe njëherë marrëdhënia e fortë kulturore mes dy vendeve.

Po ashtu sot u ngjit në skenë një shfaqje muzikore e grupit “Zëra Paqeje” të Spezzano albanese dhe koncerti akustik i kantautorit arbëreshë, Santino De Bartolo.

Java Italiane e kulturës ka nisur më 1 qershor për të mbyllur siparin më 7 qershor. Gjatë kësaj jave në thuajse të gjithë territorin e vendit tonë ishin programuar rreth 70 aktivitet për të promovuar kulturën, muzikën, kulinarinë, sportin, artin italianë në vendin tonë.