Parada Shqiptare në New York të ftuar shqiptarë edhe nga Kanadaja

E premte, 19 Prill, 2024

Pjesë integrale e Paradës Shqiptare në New York që mbahet të shtunën me 10 qershor 2023, është edhe Albanian Excellence, e cila prej vitesh ka dhënë kontributin e saj në këtë aktivitet të përvitshëm ku në një nga sheshet kryesore të New Yorkut vishet kuq e zi dhe ku këndohen këngë e interpretohen valle shqiptare, dhe nga ku jepen mesazhe për më shumë mbarësi e bashkim mes shqiptarëve. Në këtë kuptim, bordi i Albanian Excellence vendosi që këtë qershor pjesëmarrjen e saj t’ia kushtojë suksesit shqiptar kudo është, në përputhje edhe me misionin e saj për ruajtjen e vlerave të vërteta të mbarë shqiptarisë. Për t’i dhënë edhe më shumë rëndësi, Albanian Excellence ka vendosur edhe një traditë të re në këtë paradë, duke ftuar personalitete që kanë histori suksesi për të qenë pjesë e saj. Këtë vit u vendos që mysafire speciale e Paradës Shqiptare të jetë Angela Paparizo, menaxhere e departamentit për art dhe kulturë në bashkinë e Burlingtonit, qytet afër Torontos, Kanada, një shembull suksesi dhe dinjiteti njerëzor dhe profesional. “Jam e nderuar që do të jem pjesë e paradës së shqiptarëve në Nju Jork dhe do festoj kulturën dhe trashëgiminë e pasur të popullit tim. Është një moment krenarie për mua, të përjetoj prezantimin e traditës dhe historinë tonë, dhe të bashkohem me miqtë e mi të komunitetit shqiptar si përfaqësuese e Albanian Excellence”, u shpreh me këtë rast Paparizo, e cila punon plot pasion në fushën e artit duke dëshmuar për kretivitetin artistëve dhe të talentit të tyre. Albanian Excellence si pjesë e Paradës Shqiptare në Nju Jork, përgëzon njëherazi organizatorët e këtij aktiviteti të përvitshëm si dhe mbështet idenë që këtë vit Parada i është kushtuar, 145- vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, lëvizja e parë e shqiptare e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake nga koha e Skënderbeut, kur shqiptarët të detyruar nga rrethanat e vitit 1878, thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.