Komuniteti Shqiptar i Selanikut mikpret nxënësit nga Kosova

E enjte, 16 Maj, 2024

Më datë 3 qershor 2023, Komuniteti Shqiptar i Selaniku ishte mikpritës i një grupi nxënësish të Shkollave Profesionale të Kosovës me profesorin e tyre Afrim Fezaj.

Nxënësit Kosovarë janë të përzgjedhur nga gjithë shkollat e Mesme Profesionale të Kosovës për të marrë pjesë në programin mësimor “Erasmus” në zonën e Platamonas, afër Katerinit.

Në vizitën e tyre të parë në qytetin e Selanikut, nxënësit kosovarë u pritën dhe u shoqëruan nga një përfaqësi e KSHS, Dr. Luan Zyka, Rafail Lipi dhe Flora Coku, të cilët u treguan bukuritë dhe historinë e qytetit të lashtë.

Veç gjuhës së rrjedhshme shqipe, të gjithë nxënësit kosovare flisnin anglisht, dhe në bisedën tonë na drejtoheshin me fjalë dhe shprehje greqisht, që i kishin mësuar gjatë qëndrimit të shkurtër të tyre në Greqi.

Një nga interesimet e para te tyre ishte të dëgjonin nga ne histori për Hasan Prishtinën.

Dhe nuk kish vend më domethënës dhe prekës, se sa tu tregoje kosovarëve të vegjël shtëpinë dhe veprimtarinë e birit të madh të Kosovës, pikërisht aty para shtëpisë së tij në Selanik.

Selaniku ka qenë qytet i veçantë për Hasan Prishtinën, ku ka studjuar në Liceun francez, dhe fatkeqësisht po aty, në qytetin e rinisë së tij, në gushtin e vitit 1933, u vra nga dora e tradhtarit të kombit, për të cilin luftoi gjithë jetën.

Në kronikat e kohës shkruhet për tronditjen dhe indinjatën e thellë që treguan selanikasit për vrasjen e shqiptarit fisnik Hasan Prishtina.

Me Skype përshëndeti dhe Mehmet Prishtina, presidenti i Fondacionit ” Hasan Prishtina” dhe pasardhësi i denjë i kosovarit të madh.

Komuniteti Shqiptar i Selanikut ofroi një koktejl për nxënësit e këndshëm kosovar ku u shkëmbyen dhurata simbolike, dhe duke marrë premtimin e tyre për ta vizituar përsëri Selanikun me familjet dhe shoqërinë e tyre në Kosovë.

Koha kaloi shpejt, por jo shpejt mund të harrohet vizita e parë e nxënësve kosovarë në Selanik me profesor Afrimin dhe emrat e tyre të bukur e plot domethënie; Vlera, Erza, Bleron, Ardit, Hysen, Erinda, Milon, Fjolla, Eron, Natyra.

Gjithashtu shprehim kënaqësinë dhe krenarinë tonë për mikpritjen e ngrohtë që autoritetet dhe shoqëria greke u dhuruan nxënësve kosovarë.

Ndjenjat dhe mbresat e bukura që përjetuan do mbesin të paharruara tek ata, dhe patjetër do përbëjnë një mesazh miqësie për popullin grek.

KSHS

Selanik, 4 qershor 2023