Kanada/Ambasadori shqiptar Ermal Muça shpallet “Ambasadori i Vitit”

E shtunë, 20 Prill, 2024

Ambasadori shqiptar në Kanada Ermal Muça është shpallur “Ambasadori i Vitit”, vlerësimi jepet nga Instituti i Zhvillimit Profesional të Universitetit të Otavës kryesisht për aftësitë organizative në fushën e diplomacisë publike për projekte të përbashkëta me shoqërinë civile dhe diasporën.

“E pranova me mirënjohje çmimin Ambasador i Vitit, gjatë një ceremonie të organizuar pasditen e së premtes nga Instituti për Zhvillim Profesional në Universitetin e Otavës”- shkruan ambasadori Muça në profilin e tij në Facebook pas ndarjes së çmimit nga universiteti kryesor në kryeqytetin kanadez.

Çmimin ia ka kushtuar “kolegëve të përkushtuar në përfaqësi, Almës dhe miqve të shumtë në komunitetin shqiptar në Kanada, për kontributin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme për promovimin e Shqipërisë, vlerave kombëtare shqiptare dhe lidhjeve me Kanadanë”.

Ambasadorët fitues të çmimit “Ambasador i Vitit” përzgjidhen nga një komitet i pavarur, bazuar nga disa tregues, përfshirë edhe aftësitë organizative në fushën e diplomacisë publike për projekte të përbashkëta me shoqërinë civile dhe diasporën.

Çmimi është dorëzuar nga Instituti i Zhvillimit Profesional të Universitetit të Otavës, gjatë një ceremonie të zhvilluar me prani të gjerë të Krerëve të Misioneve Diplomatike në Otava, autoriteteve kanadeze, akademikëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave. Anëtarë dhe aktivistë shqiptarë anë e kënd Kanadasë e kanë uruar ambasadorin për çmimin.