“Ismail Qemali”, ati themeltar i shtetit modern shqiptar nderohet në New York

E enjte, 28 Mars, 2024

“Ismail Qemali” perjetësohet në emrin e një rrugë në Staten Island, New York. Ati i Pavarësisë së shtetit shqiptar, themeluesi i shtetit modern, diplomati, poligloti, shtetari dhe kryetari i parë i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë do të ketë një vend nderimi e përkujtimi si një pikëtakim që do bashkojë gjithmonë shqiptarët e Amerikës ashtu siç bëri në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Ndër personalitetet e larta shqiptare, “Gjergj Kastriotit”, “Fan Nolit”, “Nënë Terezës” emri “Ismail Qemali” është nder dhe respekt që Amerika i bën kontributit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara duke vlerësuar heronjtë e kombit e personalitetet e shquara kombëtare shqiptare.
Emërtimi i rrugës “Ismail Qemali” nën prezantimin e shkëlqyer të Kozeta Turishta e Bledar Maqellara filloi me mirënjohjen ndaj patriotëve Naser Nika e Dr.Bahri Ceka e pjesëtarëve të tjerë të komunitetit shqiptar që ndihmuan në organizimin e kësaj ceremonie solemne. Parakalimi i Illyrian Society of Law Enforcement Officers u pasua nga himnet kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga soprano Deshira Ahmeti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Dea Kerliu.
Imam Tahir Kukaj u lut për paqe, mirësi, mbarësi e bekim për kombin shqiptar e mbarë njerëzimin.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj u shpreh se është një ditë e shenjtë në nderim të një njeriu të madh si Ismail Qemali.
Dr.Bahri Ceka paraqiti një jetëshkrim rreth diplomatit e shtetarit Ismail Qemali. Naser Nika u shpreh se “Ismail Qemali” forcon miqësinë shqiptaro-amerikane.
David Carr, Këshilltar në Këshillin e Bashkisë së New York-ut u shpreh se “Ismail Qemali” është nderim për themeluesin e shtetit shqiptar dhe shqiptarët që kontribuojnë në shoqërinë amerikane. Ai ndau Mirënjohje për kryetarët e Kumunave Malishevë e Skenderaj, Ekrem Kastrati e Fadil Nura, Dr. Bahri Ceka, Hekuran Duka, Përparim Rama, Faik Nika, Shpëtim Qorraj, Kastriot Blakaj, Dash Miftari, Agim Kotaj, Ruki Hajdari e personalitete të shquara në komunitetin shqiptar në New York. Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama në fjalin e tij ndër të tjera u shpreh rreth rolit vendimtar të Ismail Qemalit në pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetformim. Z.Rama falenderoi shqiptarët për veprimtarinë patriotike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në mënyrë të veçantë përmendi Xhim Xhemën dhe Elmi Berishën. Aktiviteti patriotik vazhdoi me nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” këngë e valle kushtuar pavarësisë së Shqipërisë. Nipi i Ismail Qemalit, Qamil Vlora shprehu respektin për popullin dhe institucionet e shtetit amerikan që vlerësojnë trashëgiminë dhe rolin e atit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Studiuesi Dr. Paulin Marku foli rreth diplomacisë ndërkombëtare të Ismail Qemalit deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha e cilësoi ditë të shenjtë e krenari kombëtare nderimin që i bëhet shqiptarëve nëpërmjet rrugës “Ismail Qemali” .
Poetja e publicistja Kozeta Zylo në fjalën e saj emocionoi të pranishmit me fjalët e mesazhet e Ismail Qemalit për popullin e kombin shqiptar.
Dritan Matraku, kryetari i Shoqatës Bijtë e Shqipes solli në aktivitet përshëndetjet nga shqiptarët e Philadelphias. Floreta Faber, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Uashington theksoi përpjekjet e shkollave shqipe, shoqatave, organizatave e qendrave kulturore në ruajtje të kulturës dhe historisë së shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresistja Nicole Malliotakis vlerësoi patriotët shqiptarë të komunitetit: Fadil Nura, Hekuran Duka, Naser Nika, Dr. Bahri Ceka. Përshëndetën e shprehën vlerësime për shqiptarët edhe Kamilla Hanks, Michael Mcmahon i cili vlerësoi personalitetet e ftuara për kontribute të veçanta. Vito Fosella Presidenti i Borosë së Staten Island i falënderoi shqiptarët për modelin e shkëlqyer komunitar në Staten Island. Ai shpalli partneritet mes Staten Island dhe Komunës së Prishtinës duke e nderuar kryetarin Përparim Rama me Proklamatë vlerësimi. Me video mesazh përshëndeti aktivitetin kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Shumë emocionuese ishin vallet e Ansamblit Autokton Rugova, Vallja e Tropojës nga nxënësit e Shkollës Shqipe Alba Life. Artistët në program për përformancë ishin: Valbona Peraj, Agim Gerbeshi, Entela Ilirjani, Ilsi Ademi, Arberije Hadergjonaj, Agron Maqellara, Valdet Luka, Deshira dhe Arian Kerliu, Besim Murriqi, Flamuri Bicaku, Rati, Hejdi Mehmeti, Greta Tafa, Sead Asllani, Evelina Shabani etj. Kulminante e këtij aktiviteti patriotik ishte realizimi artistik “Shpallja e Pavarësisë” një interpretim nga artistët shqiptarë Shaban Lajçi, Tom Gjergji dhe Agim Rugova. Emërtimi i rrugës “Ismail Qemali” shënoi një aktivitet patriotik historik të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nderim të atit themeltar të Pavarësisë së Shqipërisë.