Kanada/Aktivistja shqiptare fiton rastin kundër Ministrisë së Mjedisit në Kosovë

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Shpresa Loshaj aktiviste dhe përkrahëse e komunitetit shqiptar në Kanada, në vitin 2020 e mbështetur edhe nga një grup ambientalistësh ka themeluar organizatën joqeveritare “Pishtarët”, me qëllim të mbrojtjes së ambientit dhe kulturës. Ka disa vite që në qytetin ku ajo ka lindur, Deçan, janë  ndërtuar disa hidrocentrale jolegjitime që prodhojnë rrymë dhe dëmtojë ambientin, pikërisht në bjeshkët ku është rritur ajo. Nostalgjia për fëmijërinë dhe rininë e hershme në ato bjeshkë, si dhe neglizhimi i institucioneve të Kosovës ndaj shkatërrimit të Lumbardhit të Deçanit, është një ndër arsyet që e kanë shtyrë atë për ta marrë iniciativën që të kthehet në Kosovë dhe të themelojë organizatën joqeveritare “Pishtarët”.

Organizata në fjalë që nga fillimi ka ngritur shqetësimin për degradimin e skajshëm që i është bërë Grykës së Deçanit gjatë ndërtimit të hidrocentraleve dhe që asnjëherë nuk është rehabilituar natyra. Për më tepër organizata “Pishtarët” ka dërguar padi kundër Ministrisë së Mjedisit dhe Zyrës së Rregullatorit për lëshim të kundërligjshëm

të lejeve dhe licensave për ato hidrocentrale. Pas 3 viteve, gjykata ka marrë vendim të anulojë lejet dhe licencat.

Në një postim në Facebook, udhëheqësja e organizatës Shpresa Loshaj shkruan: “Këtë javë, gjyqtari Kreshnik Kaçiu mori vendim për të anuluar lejet dhe licencat e HCve në Deçan dhe detyroi Ministrinë e Mjedisit që të përsërisë procesin e licensimit. Edhe pse ishte një rrugë e mundimshme për të gjithë që e ngritëm zërin për këtë çështje,  ky vendim dëshmon se sakrificat tona për një Kosovë, ku ligji vlen për të gjithë njësoj, nuk kanë shkuar kot.”

Ajo edhe më parë ishte ankuar te qeveritarët e Kosovës e kishin privilegjuar “Kelkosin” vetëm pse ishte kompani e huaj, dhe nuk pajtohej me servilizmin që ata i bënin asaj kompanie në dëm të tokës së Kosovës.