Jashar Erebara, mbrojtës i interesave kombëtare

E diel, 23 Qershor, 2024

Nga Najada Velçani

Jashar Erebara hyri në jetën politike shqiptare në fund të shekullit XIX dhe në gjysmën e e parë të shekullit XX. Lindi në qytetin e Podjevës, në LLap më 1872, ku kaloi vitet e para të fëmijërisë. Babai i tij quhej Sadik Fejzullahu, i cili punonte në ushtrinë turke si nëpunës i postë-telegrafit.

Pas vdekjes së të atit për të u kujdes e ëma. Në vitin 1877 zhvendosen në Mostar, ku Jashari ishte pesë vjeç. Babai i tij filloj punë në zyrën e Postë-Telegrafisë së Mostarit (sot në Bosnje-Hercegovinë), ku më vonë u emërua në postin e zëvëndësdrejtorit të postës. Pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), Serbia fitoi pavarësinë dhe me këtë Mostari iu bashkua Serbisë. I gjendur në këtë situatë familja Fejzullahu shpërngulen në Dibër ku u strehuan fillimisht në xhaminë e Bajram Beut. Mësimet e para Jashar Erebara i mori në shkollën fillore turke të Dibrës ku ishte i detyruar të mësonte gjuhën turke. Gjithashtu ai mësoi dhe gjuhën shqipe që e dëshironte aq shumë. Mësuesi i parë që i mësoi gjuhën shqipe ishte Said Najdeni.

Babai i vdiq në mal si i përndjekur, mamaja dhe e motra i vdiqën nga turbekulozi, ndërsa i vëllai Zeneli emigroi dhe nuk dihet asgjë për atë. Me vdekjen e familjarëve ai u strehua te familja Erebara në Dibër. Më pas Erebara braktis Dibrën dhe vendoset në Manastir ku mbaroi gjimnazin. Në vitin 1892, ai u regjistrua në shkollën normale të Bukureshtit ku u përgatit për profesionin e mësuesit. Ai punoi në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe për realizimin e këtij qëllimi filloi si publicist në gazetat rumune “Avdenit”, “Dropetul” dhe “Lassa”’.

Në vitin 1899 ka nënshkruar një dokument “Në emër të kombit shqiptar” nga atdhetarët  shqiptarë të Bukureshtit, të cilët bënin pjesë në rrethin e studentëve për gjendjen e shkollave dhe  të arsimit.

Në vitet 1902-1906 ka udhëhequr gazetën “Albania” të Beogradit ku shquhet për shkrimet e tij analitike. Në këtë gazetë ai pasqyronte frymën demokratike dhe përparimtare të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Më pas ai vendoset në Kumanovë ku themeloi klubin e tij “Klubi shqiptar i Kumanovës”. Jashar Erebara, si njohës i mirë i arsmit dhe i gjuhës hapi shkollën e parë shqipe. Më 1911 hartoi abetaren e Kumanovës, të njohur me emrin Abece-ja e Jashar Erebarës, e cila u shpërnda edhe në Kosovë. Në vitet 1911-1912 Erebara nxorri gazetën “Shkupi” e cila ishte gazeta e parë në trevat e Kosovës dhe Maqedonisë.

Jashar Erebara pati shumë bashkëpunime me personalitetet e njohura të lëvizjes kombëtare shqiptare, si: Nikolla Naço, Mihal Grameno, Mit’hat Frashëri, Mitrush Kuteli, Hilë Mosi, Çerçiz Topulli etj.. Ai zhvilloi veprimtari të ndryshme atdhetare si me çështjen e shkollave dhe të arsimit, në hapjen e shumë shkollave në Maqedoni dhe në Kosovë.

Në vitin 1913 Jashar Erebara vendoset në Vlorë, në qeverinë e Ismail Qemalit ku dha një kontribut të madh në vendosjen e pushtetit demokratik në Shqipëri. Në 1914 Erebara vendoset në Durrës, në kohën e qeverisë së Durrësit. Më 1914-1915, ai së bashku me disa atdhetarë të tjerë shkuan në Vjenë për të penguar copëtimin e trojeve shqiptare. Më 1916 kthehet në Prishtinë në postin e Komisiariatit Qeveritar pranë Bashkisë së Prishtinës. Synimi i tij ishte hapja e shkollave shqipe dhe librarive në gjithë territorin e Kosovës. Organizoi disa kurse për mësimin e gjuhës shqipe. Për këto aktivitete që ai zhvilloi e internuan në Karllovc për 18 muaj.

Më 1918, pasi kreu internimin, u kthye përsëri në Kosovë ku u takua me Bajram Currin i cili ishte kryetar i “Komitetit të Kosovës”. Bajram Curri e vendosi Erebarën sekretar të këtij Komiteti. Mbas dy vitesh që qëndroi në Kosovë, në vitin 1920 u kthye në Shqipëri ku u angazhua në politikë dhe arsim. Në vitin 1921 ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe anëtar i shoqatës “Djelmëria Dibrane” të muhaxhirëve të ardhur nga Dibra. Ai u përpoq shumë që t’i ndihmonte dibranët duke ju siguruar kushtet elementare të jetesës.

Jashar Erebara ishte një personalitet i shquar. Në vitin 1939 u bë deputet i Dibrës në Parlamentin Shqiptar. Ai ishte njohës i mirë i problemeve të ekonomisë gjë që ndihmoi në rimëkëmbjen e saj pasi Shqipëria ishte në një nivel të ulët ekonomik. Gjatë kohës që ishte deputet u përpoq shumë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në vitin 1940 Jashar Erebara doli në pension. Gjatë kësaj kohe u angazhua në shoqata të shumta.

Viti 1945 shënon një kthesë të errët për  jetën e tij. Për 8 vjet, saktësisht përgjatë viteve 1945-1953, atij i bëhen padrejtësi duke e përndjekur politikisht dhe ekonomikisht. E gjithë pasuria iu sekuestrua dhe, duke qënë në këto rrethana, pasuria e tij e vetme që ishin librat dhe dokumentet me vlerë që ai i ruante me fanatizëm u detyrua t’i shiste. Kjo ishte humbja më kolosale që ai pati. Pas shumë kërkesash që ai bëri për të vendosur drejtësinë e tij, më 3 prill të vitit 1946 fitoi të drejtën e një shpërblimi patriotik mujor e cila zgjati vetëm një vit. Jashar Erebarën e akuzonin se ka qënë deputet në regjimin e Zogut dhe për këtë arsye e sulmonin. Pas shumë peripecirash që kaloi, që nga nxjerrja me dhumë nga shtëpia, shpërngulja në Berat, vendosja e një pesioni prej 11.13 lekësh e cila nuk i zgjati as një vit. Jashar Erebara u nda nga jeta më 24 qershor 1953.

Titulli origjinal: Jashar Erebara, mbrojtës i interesave kombëtare;

në kuadër të 70-vjetorit të vdekjes