Ku po vemi?

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ku po vemi?

Nuk kanë të sosur debatet dhe diskutimet tek ne. Sa mendon se harrohet a mbyllet diçka hapet tjetra.

Këtë herë debati i ndezur është mbi serinë “Rrushe” të shfaqur së fundi në Top Chanel. Është mirë kur ka debat, pasi pas tij del rezultati, por në debat duhet hyrë pa u përfshirë nga emocionet. Duke lundruar në detin e madh të internetit vëreja lloj e lloj komentesh e shkrimesh. Zot na ruaj, thashë! Në debat u përfshinë gjuhëtarë, gazetarë dhe qytetarë të thjeshtë, por ajo që të bënte përshtypje ishte gjuha plot vrer e atyre që quhen intelektualë.

Shpërthejnë me një lumë fyerjesh e nuk lënë gjë pa thënë, dhe kuptohet që fajet i paska standardi dhe u dashka përmbysur.

Po si mo nuk morëm një herë fajin mbi veten tonë dhe të flasim siç duhet? Kaq e vështirë qenka të pranojmë pjesën tonë të fajit? Apo thua që fajin më të madh e paskan ata që miratuan shqipen standarde?!

Këta zëra që kanë kohë që veç ziejnë janë dashakeqës dhe përçarës. Po, po përçarës! Them përçarës se nisem nga shkrimet e lexuara.Ndesh lloj-lloj shkrimesh që mendja e shëndoshë nuk mund t’i arsyetojë.

Le të shohim disa komente dhe më pas të shkojmë drejt një përfundimi. Përfundimin nuk mund ta nxjerr unë, por ndoshta lexuesit e arsyeshëm.

Pa pasur qëllim të sjell këtu reagimet e të gjithfarshme, po ndalem te dy-tre prej tyre që argumentojnë mirë çështjen e shtruar në këtë postim:

Publicisti dhe poeti Halil Matoshi:

Kombi kosovar âsht e vetmja mburojë nga kulturocidi i vazhdueshëm ndaj Gegëve shqiptarë! Shqiptarët kosovarë nji jetë kanë menu se përkasin në kombin unik shqiptar  në kombin e gjuhës shqipe  dhe tash u shokuen ma në fund që n’Tiranë bâhen hesap si Rendi i Dytë i qytetarisë në komb.

Sa na kanë sha e pshty maloqt që kurrë nuk i ranë n’fije standardit ‘72, neve, disa mrojtësve të shpirtit Gegë dhe idesë së kombit sovran kosovar, jo atij të konceptit etnik primordal (simas definicionit stalinist) po atina të solidarsisë qytetare, konceptit politik të kombit. E tash???

Kombi unik shqiptar âsht veç nji deklaratë politike e etno-nacionalistave dhe elitave kulturore në Tiranë që segregojnë gegët tue tall bythën me kosovarët malokë. Gegët t’ballafaquem me kulturocid që vazhdon kanë dy zgjidhje:

  1. Të shohin realitetin e idhtë me sy e ta digjojnë këtë hata me veshë, tue iu nënshtru hegjemonizmit gjuhësor tosk, që e konsideron kombin unik shqiptar me rende qytetare tue qenë vet në rendin e parë;
  2. T’i kqyrin punët e veta, tue rikthy copat e pshtueme nga kulturocidi në mozaikun e Gegnisë, e me e normue shqipën e tyne Gege – jo si dialekt – se gegnishtja nuk âsht kurrfarë dialekti (si psh. gjirokastrite ose labçe) po âsht vet rrâja dhe thelbi i shqipes.Guha e Budit, Bardhit, Bogdanit, Buzukut e der tek Mjeda, Fishta, Koliqi e Camaj.

P.S.

Sa mirë që ra Top Chanel-i dhe seriali kosovar “Rrushja” – me temë dhe etos nga areali kulturor Gegë – që u titru në tosknisht, që kosovarët mos me dekë injoranta!

Ndërsa aktori Shkumbim Istrefi, që është pjesë e serialit kosovar “Rrushe”, ka përgëzuar Televizionin  Top Chanel për shfaqjen e këtij seriali që sipas tij ka ngritur standardin e prodhimeve televizive këndej e andej kufirit.

Postimi i plotë i tij:

Seriali “Rrushe” ka filluar të shfaqet në Top Channel. Në transmetim shfaqen edhe titrat në gjuhën shqipe (afërsisht standardi). Po lexoj reagime të ndryshme lidhur me këtë çështje.

Unë mendoj që është mirë që seriali shfaqet me titra shqip për dy arsye kryesore.

  1. Që ngjarjen ta kuptojnë edhe personat që nuk mund të degjojnë.

  1. Që ngjarja të kuptohet nga secili shqiptar kudo që jeton.

Gjuha e folur në serial është gjuhë e folur e karaktereve, në mënyrë që loja të jetë më e natyrshme dhe më e “besueshme” për shikuesin.

Seriali “Rrushe” nuk e ka obligim e as qëllim afirmimin e gjuhës standarde, por është serial dramë/krim/aksion.

Shikim të këndshëm dhe bravo për Top Channel që po e shfaq këtë serial, që sipas meje, ka ngritur standardin e prodhimeve televizive të luajtura këndej e andej kufirit.

Mes reagimeve të shumta që pati nga profesionistë të fushës së filmit, disa me dyshime për përkthim e përvetësim e disa të tjerë me justifikim, një reagim zyrtar erdhi mbrëmjen e së mërkurës edhe nga aktorja në rolin kryesor të serialit “Rrushe”, Doresa Rexha.

“Seriali ‘Rrushe’ ka qenë i titruar edhe gjatë transmetimit në Kosovë dhe është bërë në nderim të shurdhmemecëve”,  vjen reagimi i Gjirafës.

E njëjta përmes rrjetit social Facebook sqaroi se titrimi i serialit është bërë edhe gjatë transmetimit të tij të para dy viteve në platformën Gjirafa, në dedikim të komunitetit të shurdhmemecëve, të cilët kanë mundësi që përmes titrave ta kuptojnë ngjarjen.

Por e gjithë kjo “dramë” e kthyer në temën më të diskutuar të momentit, ka shkaktuar edhe një valë reagimesh qesharake me meme nga më të ndryshmet, që kanë pushtuar faqet zyrtare të shumë mediave në rrjetet sociale. Për fat të keq shumica e tyre kishin gjuhë përçarëse dhe derdhnin vrer.

Siç vërehet nga shembujt e mësipërm, ka gjuhë përçarëse dhe vrer.  E theksoj edhe një herë debati ka vlerë atëherë dhe vetëm atëherë kur ruhen disa raporte.

Por që të dalësh e të thuash se po sulmohet një variant i gegërishtes, këtu duhet të ndalemi e ta shohim çështjen më imtësisht. Edhe varianti i të folurës së zonës sime ka fjalë që është e vështirë të kuptohen nga lexuesi, ndaj dhe në fund të shkrimit shoqërohen me një fjalorth gjë e cila ngre lartë vlerat e variantit dialektor porse dhe njeh lexuesin me këtë pasuri.

Dy dialektet e shqipes janë pasuri dhe bartin vlera të cilat duhen ruajtur pasi e bëjnë të veçantë gjuhën shqipe krah gjuhëve të tjera.

Deri këtu debati mund të thuhet se ka vlera dhe mund të shprehen mendime dhe sugjerime nga specialistë të fushës, por kur ka shkrime si ai i publicistit  dhe poetit Halil Matoshi:

Kombi kosovar âsht e vetmja mburojë nga kulturocidi i vazhdueshëm ndaj Gegëve shqiptarë!

Vetëm kjo fjali hyrëse e komentit është përçarëse. Është e pavend dhe jam i bindur se nuk gjen mbështetje tek shqiptarët e Kosovës. Po ç’janë këto zëra more aman?! Gegët dhe toskët shkojnë më së miri me njëri-tjetrin, e këto deklarata nuk duhet të jepen vend e pavend. Të thuash në sot në shekullin e XXI që fajet i ka toskërishtja ose standardi dhe ku a di unë gjithfarë mendimesh është çmenduri.

Një përgjigje është dhënë nga Gjirafa e cila thekson: ka qenë i titruar edhe gjatë transmetimit në Kosovë dhe është bërë në nderim të shurdhmemecëve” . Ndaj para se të shprehemi publikisht duhet ta analizojmë thellë çështjen e më pas të dalim në një përfundim të saktë.

Këtij mendimi i janë bashkangjitur edhe shumë shqiptarë të tjerë, dhe rasti i titrave nuk është se për herë të parë doli tek ne edhe në vende të ndryshme të botës ndeshet ky fenomen.

Përsa i përket çështjes se gegërishtes, i është hyrë në hak dhe standardi u vendos në diktimin e udhëheqjes së asaj kohe, do të sjell veç rastin e zanafillës së këtij projekti, Konsultën e Prishtinës:

Konsulta e Prishtinës ishte mbajtur më 27 dhe 28 prillit të vitit 1968, organizuar nga Institutin Albanologjik dhe Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë shqipe në Fakultetin e atëhershëm të Filologjisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Në të morën pjesë rreth 150 intelektualë të fushave të ndryshme dhe konsulta kishte për qëllim që të merrte vendim në lidhje me fatin e gjuhës shqipe në Kosovë dhe në shtete të tjera pjesë të Jugosllavisë së atëhershme. Pas mbajtjes së kësaj Konsulte u aprovuan përfundimet e nxjerra, ku u miratua vendimi që edhe shqiptarët e këtyre anëve të shkruanin e ta flisnin shqipen letrare kombëtare që flitej e shkruhej në Shqipëri dhe kjo u kurorëzua në Tiranë, më 1972.

Ndaj nuk dua të ndalem në zhvillimet e kësaj ngjarjeje madhore të kombit shqiptar, por si përfundim dua të theksoj se duhet të lëmë mënjanë gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes dhe të shohim se ç’mund të ofrojmë për kombin tonë. Jemi shqiptarë dhe duhet të bëhemi bashkë më shumë se kurrë. Kjo frymë përçarëse e diktuar nga dashakeqës dhe ata që nuk duan që shqiptarët të jenë tok. Ëndrra e të rënëve për lirinë e Kosovës nuk qe për komb kosovar por për një Shqipëri dhe një flamur.