KKAD mori pjesë në Panairin e Librit në Torino

E martë, 16 Prill, 2024

Panairi i Librit në Torino të Italisë 18- 22 maj 2023 dëshmoi edhe njëherë angazhimin institucional dhe angazhimin e të gjithë atyre nxënësve, mësuesve, shkollave shqipe, shoqatave, veprimtarëve dhe dashamirëve të librit për ta shndërruar këtë aktivitet në një festë kushtuar jo vetëm librit por edhe në tërësi gjuhës dhe kulturës kombëtare. Prandaj edhe organizimi dhe pagëzimi, që i ishte bërë  nga ana e QBD-së,  “Letra nga Diaspora – Gjuhë në pasqyrë” ishin mjaft të qëlluara. Në këtë prezantim libri ishte e ftuar edhe  KKAD, ku morën pjesë kryetari i KKAD-së Dr. Vaxhid Sejdiu së bashku me anëtarin e Këshillit të KKAD-së Dritan Mashin Në prezantimin e përgatitur enkas për këtë takim drejtoresha e QBD-së Dr. Mimoza Hysa përshëndeti pjesëmarrësit e shumtë të cilët nga data 18 – 22 maj 2023 kishin qenë vizitorët më të rregullt të pavionit ku prezantohej libri shqip, letërsia dhe kultura shqiptare.  Ajo falënderoi  Ministrinë  e Kulturës, Ministrinë e Arsimit, Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në  Milano dhe shkollat shqipe në Itali: shoqatën kulturore “Margarita Xhepa” në Asti  shkollën shqipe të Astit, atë  “Scanderbeg” e Parmës, “Ura” e Novarës, Levigo Terme, “Slowmil”, në Milano, shoqatat kulturore në Torino, “Shkollën Shqipe” në Zvicër, si dhe prindërit që kishin ardhur t`i motivonin nxënësit.

Këtë eveniment e përshëndeti Ministrja Kushi, duke i falënderuar në radhë të parë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe organizatorët, të cilët i kishin dhënë një rrezatim të bukur edhe Panaritit të librit shqip. Ajo foli për hapat që po merr Ministria e saj së bashku me Kosovën për t`iu gjetur sa më afër shkollave shqipe në diasporë qoftë me tekstet shkollore apo me aktivitetet tjera në dobi të mësimit plotësues në Diasporë. Shfleto faqe nga konkursi i fundit o organizuar nga QBD me titull “Letër për gjyshen” si dhe foli për organizimin e Seminarit të Mësuesve, që do të organizohet këtë vit në Vlorë nga data 30 korrik deri më 2 gusht 2023.

Një frymë emocionuese takimit i dha edhe kryetari i KKAD-së Vaxhid Sejdiu i cili është shembull për kontributin e tij në çështjen e arsimit shqip në mërgatë. I palodhshëm dhe frymëzues për të gjithë ne që veprojmë në rrugëtimin e  njëjtë në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare, i cili me punën dhe vullnetin e tij në bashkëpunim me kolegët tjerë, dhe prindërit shqiptarë kanë hapur dhjetëra e dhjetëra shkolla me mësim në gjuhën shqipe, në mbarë Zvicrën, duke themeluar një rrjetë të suksesshme të shkollave shqipe në Zvicër.

Me interes ishte edhe tema  e dygjuhësisë , e cila u trajtua nga shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur në botën krijuese jo vetëm shqiptare, tani edhe drejtoreshë e QBD-së znj. Mimoza Hysa, e cila këtë temë e trajtoi së bashku me specialisten e ndërmjetësimit kulturor dhe didaktikës ndërkulturore znj. Eliza Çoba .

Lirisht mund të thuhet se ky prezantim i librit shqip, i librave të dygjuhësisë të botuara nga QBD u plotësua nga nxënësit e shkollave shqipe, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme të Italisë që t`i bashkëngjiteshin festës së librit dhe për ta bërë dhe më madhështore tendën e librit shqip në hyrje të sallonit ndërkombëtar në Torino të Italisë, ky sivjet Shqipëria gëzonte një vend të merituar. Ishte një eveniment që solli në vetëdijen e bashkëkombësve dashurinë për librin dhe për gjuhën amtare, që sa më denjësisht ta ruajmë, sepse përmes ruajtjes së gjuhës, leximin e librit shqip, ruajmë kulturën, identitetin dhe nderohemi si komb, kjo dhe ishte motoja e cila solli një organizim të mrekullueshëm dhe gëzim në mes të bashkëkombësve tanë.