177 vite nga lindja e Naim Frashërit, simboli i letërsisë kombëtare shqiptare

E premte, 19 Prill, 2024

Naim Frashëri poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, atdhetar, mendimtar, veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare dhe intelektuali më i njohur shqiptar i kohës së tij lindi më 25 maj të vitit 1846 lindi në Frashër të Përmetit

Kur vendi u përfshi në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, që do të sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, Naimi ndihmoi për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu e përhapi programin e saj. Më 1880 shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes.

Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja Shqip dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Iu kushtua çështjes kombëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë veprave të autorëve të tjerë.

Naim Frashëri vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike që shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres.

Vepra e tij vuri bazat e gjuhës letrare kombëtare shqipe, e cila do të njihte më vonë një zhvillim të mëtejshëm, për të arritur gjer në shqipen e sotme letrare kombëtare të njësuar e të zhvilluar.

Veprat e Naimit janë: “Ëndërrimet”, “Shqipëria”, “Bagëti e Bujqësi”, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”, “Vjersha për mësonjtoret e para”, “Lulet e verës”, “Historia e Skënderbeut”, “Qerbelaja”, “Fjalët e Qiririt” etj.

Vdiq më 20 tetor 1900 në Stamboll, ku edhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri në vitin 1937.