Gazetari me origjinë nga Kosova që jeton në Suedi, Diamant Salihu është nominuar për çmimin e rëndësishëm “Wallenberg 2023”. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në facebook Ambasada e Kosovës në Stokholm.
Ky çmim jepet nga Akademia “Raoul Wallenberg”. Raoul Wallenberg, ishte arkitekt, diplomat dhe humanitst suedez i cili shpëtoi mijëra hebrenj në Hungari gjatë Holokaustit dhe fazave të mëvonshme të Luftës së Dytë Botërore.
Çmimi Wallenberg jepet për “individët, organizatat dhe komunitetet, guximi, vetëmohimi dhe suksesi i të cilëve kundër vështirësive të mëdha, personifikojnë vlerat për të cilat u shqua dhe luftoi Raoul Wallenberg”.
Ceremonia e ndarjes se çmimeve do të mbahet më 27 gusht 2023.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.