Kontributi i Kostandin Kristoforidhit në gjuhësinë shqiptare

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kostandin Kristoforidhi është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të Lëvizjes Kombëtare të shek. XIX. Ai luajti rolin më të rëndësishëm gjatë asaj periudhe atë të lëvrimit të gjuhës shqipe. Bëri një punë të madhe për mbledhjen e leksikut, për pastrimin e gjuhës shqipe nga fjalët e huaja të panevojshme dhe pasurimin me fjalë të reja të bazuara në dialektet e shqipes. Me të drejtë prof. M. Çeliku thekson: Ai është themeluesi i gjuhësisë shqiptare. Emri i K. Kristoforidhit zë vend të parë dhe vend nderi gati në të gjitha fushat e gjuhësisë. (Çeliku, Mehmet. Çështje të shqipes standarde Sh.B.L.SH, 2001 f.51.)

Kostandin KRISTOFORIDHI (Elbasan, 22 maj 1827 ose 1830 – 7 mars 1895)

Lëvrues dhe studiues i gjuhës shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombëtare në fushën e arsimit dhe të kulturës. Lindi në Elbasan. Nga viti 1847 ndoqi gjimnazin Zosimea të Janinës, ku ndihmoi J. G. Hanin për të studiuar shqipen e për të hartuar një fjalor shqip-gjermanisht. Më 1857 shkoi në Stamboll dhe hartoi një Memorandum për gjuhën shqipe për të treguar nevojën e një pune të re me përkthimet shqip. Qëndroi në Maltë deri më 1860 në një seminar protestant, ku ndërkohë përfundoi përkthi-min e Dhiatës së Re toskërisht e gegërisht. Në punimin Shënime mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i shkrimeve të shenjta (1860) paraqiti disa nga idetë e rilindësve për njësinë e Shqipërisë autonome, për lashtësinë e virtytet e Shqiptarëve, si edhe për gjendjen e arsimit e të dialekteve të shqipes. Më 1861 deri më 1865 u vendos si mësues në Tunis, ku hyri në marrëdhënie me përfaqësuesin e Shoqërisë Biblike të Londrës në Stamboll. Më 1866 botoi përkthimin e parë gegërisht “Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve” dhe vijoi për shumë vjet përkthimet nga Shkrimi i Shenjtë, duke botuar: “Psallmet” (toskërisht 1868, gegërisht 1869), “Dhiata e Re” (gegërisht, 1869; toskërisht 1879), “Të bërët dhe të dalët “(toskërisht 1880), “Nomi i dytë (toskërisht, 1882), “Fjalët e urta të Solomonit dhe Vivla e Isaisë(toskërisht 1884). Ka lënë dorëshkrim  “Krijesa dhe të dalët” (gegërisht), si edhe disa shkrime të tjera që nuk janë gjetur. Që nga viti 1870 udhëtoi disa herë nëpër Shqipëri për të mbledhur fjalë e shprehje nga goja e popullit, për të përhapur librat e vet dhe për tu mësuar bashkatdhetarëve shqipen e shkruar. Shoqëria Biblike i ndërpreu marrëdhëniet me të më 1874. U detyrua të bënte punë të ndryshme, por vijoi të jepte fshehurazi mësime të shqipes në Tiranë dhe më pas, që nga viti 1884, në Elbasan, ku qëndroi derisa vdiq. (  FESh II, 2009)

Veprimtaria e Kristoforidhit u përqendrua në dy fusha të lidhura ngushtë: në fushën e gjuhës dhe të arsimit shqip. Më 1867 botoi “Abetaren” gegërisht, më 1868 toskërisht dhe libra të vegjël për nxënësit. Bashkë me atdhetarë të tjerë mori pjesë në Komisionin për alfabetin e për arsimin në Stamboll (1867) dhe i vazhdoi më pas përpjekjet e përbashkëta për alfabetin. U përpoq bashkë me H. Tahsinin  e të tjerë të ngrinte shkollën shqipe.

Idetë më të rëndësishme i ka shprehur në një letër N. Naços, më 1888. Vepra themelore e Kristoforidhit është “Fjalori i gjuhës shqipe” . Më 1882 botoi “Grammatiki tis alvanikis apo tin toskikon dialekton” (Gramatikë e gjuhës shqipe sipas dialektit toskë); ka lënë edhe disa dorëshkrime me shënime gjuhësore. Përkrahte teorinë për prejardhjen pellazge të shqipes. Nxori në dritë vlera të visareve të gjuhës së popullit, dha ndihmesë për pastërtinë e gjuhës dhe dëshmoi se dialektet e shqipes nuk kishin dallime të mëdha. Me lëvrimin që u bëri të dy varianteve letrare të gjuhës shqipe në përkthimet e në veprat origjinale ndihmoi për themelimin e gjuhës letrare kombëtare. Provoi prozën me tregimin e shkurtër “Gjahu i malësorëve” (1902). Punoi për një sistem arsimor kombëtar, të mbështetur në një pedagogji e didaktikë përparimtare. Në pikëpamjet politiko-shoqërore Kristoforidhi ishte iluminist demokrat. Shpresën për lirinë e Shqipërisë e mbështeste te vegjëlia, si rrugë kryesore shihte zgjimin kombëtar nëpërmjet shkollës e kulturës dhe gjuhën amtare e shihte si mjetin më të rëndësishëm për përparimin kombëtar. Ishte ndër të parët shprehës ideorë të lëvizjes kombëtare dhe bëri përpjekje për të vënë në jetë programin e rilindësve në fushën e kulturës e të arsimit. Trashëgimia e tij ka nisur të botohet me vëllimin K. Kristoforidhi. Vepra, I 2002, nga Universiteti A. Xhuvani i Elbasanit.

Vepra e Kristoforidhit mund të ndahet në tri kategori: përkthime fetare, shkrime për shkollat, vepra shkencore.

Përkthime : Kristoforidhi qe një shqipërues i zoti, i cili përktheu në të dy dialektet e shqipes “Dhiatën e re“ (1866-1879). Po kështu ai përktheu edhe “Psalterin” (1868-1872). Disa pjesë të “Dhiatës së Vjetër” i përktheu vetëm në dialektin toskë. Këto përkthime përçojnë vlera gjuhësore.

Shkrimet shkollore: “Abetarja” (1872) u botua në të dy dialektet. Shërbeu për leximin e librave të tij por edhe për përhapjen e arsimit në masë.

Gjahu i malësorëvet , shkruar më 1884, i cili u botua pas vdekjes së tij, më shumë se një tregim këtu kemi të bëjmë me përshkrimin e gjahut. Gjahu i malësorëve shquhet për gjuhën e tij të thjeshtë, konkrete, të pasur dhe të pastër. Ai mundohet të përdorë sa më shumë shprehje e lokucione që të mund të pasurojë leksikun e të vegjëlve. Ja një shembull: Pa dëgjoni, o gjahtarë, qerthulloni atë pyllë që keni përpara, qarkonte dendurë, mos na shpëtonjë gjë e gjallë pa vrarë: zini pritatë (pusitë) gjithë se cili prej jush dhe qëndroni njëzet e pesë çapa (hapa) këmbësh lark njëri prej tjetrit, mos shtini mbije se vritni shoku shoqinë, po shtini drejtë: lëshoni qent e langonjtë ndë pyll të bien pas erësë e të çojn egërsiratë nga shtrofqetë edhe kur të dëgjoni zën e trumbetësë madhe prej bririt kaut që do bie unë, atëherë zbrasni pushkëtë të gjithë për një herë e ndërseni qentë e klëthitni që të tremben egërsirat e pyllit e të dalnë jashtë, edhe mbë ç’anë të ia mbajmë epuni zë shoku shoqit, duke i rënë trumbetësë. Shkoni pra, i zini pritatë e mos luani vendit fare, qendroni si burra të fortë, gjuhani si gjahtarë të mirë, armëtë mos i nxini. (.Kristoforidhi, K. Gjahu i malësorëve Sh.Bot. Naim Frashëri , 2002 f. 16)

Shkrime shkencore: Ndër këto shkrime vetëm dy u botuan, gramatika dhe fjalori.

Gramatika e cila u botua në vitin 1882, është një gramatikë me dialekt toskë, e shkruar në greqisht. Vepra dëshmon se Kristoforidhi kishte njohuri të shëndosha për shqipen.

Fjalori është vepra më madhore e Kristoforidhit, dhe një ndër më të rëndësishmet të gjuhësisë shqiptare . Punën për këtë vepër Kristoforidhi e nisi herët, që kur shëtiti shqipërinë me Hanin. Fjalori është dygjuhësh: greqisht-shqip dhe bazohet në të dy dialektet e shqipes. Fjalori ka rreth 12000 fjalë.

Kristoforidhi dhe gjuha

Gjuha e Kristoforidhit nuk ndryshon nga ajo e rilindësve, ndaj dhe me të drejtë ai u cilësua si babai i gjuhës shqipe. Ai, si të gjithë rilindësit e tjerë, mendonte se gjuha ishte një mjet bashkimi për shqiptarët e çarë dhe të përçarë në atë kohë dhe se fakti se ekzistonin dy dialekte me të folmet e tyre si degëzime të një trungu, nuk përbënte ndonjë ndarje, por bashkim të shqiptarëve. Kristoforidhi e vërtetoi këtë me përkthimet dhe me veprat e tij origjinale.(Shuteriqi , Dh.Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë 1958 f.112.).

Duke shkruar në dy dialekte, Kristoforidhi jo vetëm tregoi se këto janë variante shumë të afërta të një gjuhe unike, por edhe se nga këto dy variante mund të kalohet e duhet të kalohet në një normë unike.

Përpjekjet e tij u përqendruan në këto drejtime:

Të shkruajë një gjuhë të përbashkët për të gjithë shqiptarët, duke u munduar t’i afrojë dialektet e shqipes.

Ta pasurojë gjuhën shqipe nga fjalët e huaja, duke e pasuruar atë me fjalë të reja të burimit shqip.

Një punë të madhe Kristoforidhi bëri për afrimin e dy dialekteve. Po të bëjmë një krahasim mes dy dialekteve te “Gjahu i malësorëve” vërehen këto tipare:

  1. a) Në fonetikë: ashtu si në dialektin toskë, edhe në atë gegë ruhen diftongjet: ue, ie, ye. Kjo përbën një pikë takimi mes dy dialekteve p.sh.: “Ay është i vëjyerë. toskërisht , dhe gegërisht : Ai asht vëjyem’’
  2. b) Grupet e bashkëtingëlloreve mb, ng, nd, nuk asimilohen, pra ruhen të plota në të dy dialektet p.sh.: e mbani vesh o shërbëtorë të ngritni nesër herëtë…biemë në ndonjë tufë të madhe. (toskërisht ); edhe mbani vesh o shërbëtorë…lëshoni qentë e langonjtë biem mbi ndonji tufë të madhe(Kristoforidhi, K. Gjahu i malësorëve Sh.Bot. Naim Frashëri , 2002 f. 36)
  1. c) (gegërisht)
  2. d) Në dialektin gegë, në përgjithësi, në fund të fjalëve dhe para bashkëtingëlloreve t, m, faringalja l labializohet duke kaluar në f p.sh: shoh-shof, njoh-njof, ngroh-ngrof etj. “Ky ndërrim nuk shtrihet në mbarë gegërishten se në të folmen e Nikaj – Mërturit h dëgjohet në të gjitha pozitat e fjalë“ Në veprën e Kristoforidhit alternimi i h-së në f nuk ndodh, ai parapëlqeu formën e përbashkët të dy dialekteve.

Në morfologji

Edhe në këtë fushë të gjuhësisë ai gjeti shfaqje të përbashkëta midis dy dialekteve.

  1. a) Përdor rasën e ashtuquajtur vendore, që është karakteristike për shumë të folme të dy dialekteve p.sh.: mbi dhet nde malt, nde rrazet etj.
  2. b) Në të dyja dialektet takohet përemri pronor tem, për vetën e parë numri njëjës, që siç dihet është karakteristikë për gegë
  3. c) Një dallim mes dy dialekteve të shqipes është sajimi i paskajores me forma të veçanta midis dy dialekteve. Në gegërishte kemi: me punue, ndërsa në toskërishte kemi formën e paskajores të tipit për të

Në vepër, krahas paskajores gege haset dhe afrimi mes dy dialekteve qëbën Kristoforidhi, forma: për të punue. (Karapinjalli, M. Kërkime dhe Studime2001 f. 120 )

Në sintaksë

Vihet re se në të dyja dialektet përdoren po ato parafjalë dhe me po ato funksione. Ndryshime vërehen në ndërtimin e rrethanorit të vendit me parafjalën prej, në dialektin e gegërishtes dhe me parafjalën nga, në dialektin e toskërishtes.

P.sh.:

Gegërisht

“Edhe ata e shkëputnë lepurin prej dhambësh qent.”

Toskërisht

“Edhe ata e shkëpusinë lepurinë nga dhëmbët e qenet”

Në leksik dallohen këto fjalë mes dialekteve:

Gegërisht            Toskërisht

të ngartëtë           të mjerëtë

ka cofune            ka ngordhunë

përnjiherë            sa kaq herë

katund               fshat

trembet              friket

uturinte             ulurinte

Fjalët e gegërishtes nuk janë për gjithë veriun, por për disa të folme.

Nga sa shihet, Kristoforidhi është një njohës i mirë i dialekteve të shqipes. Ai është munduar të përdorë në të gjitha variantet format më të përgjithshme. Duke pasqyruar me besnikëri gjendjen reale të gjuhës, për Kristoforidhin dialektet e shqipes janë shumë afër njëri-tjetrit.

Për sa vërehet, mund të themi se Kristoforidhi hapi një etapë të re në gjuhësinë shqiptare: kontribuoi në hedhjen e themeleve për një gjuhë standarde që të afronte dy dialektet. Ndaj edhe sot pas kaq vitesh vepra e tij është pikë referimi për çdo gjuhëtar.