Intervista/ “Poezia është Grua”, 20 vite për realizimin e vëllimit poetik

E enjte, 25 Prill, 2024

Poetja shqiptare nga Mitrovica Shuki Kurti-Musa ka botuar librin e saj të parë, vëllimin poetik “Poezia është Grua” në qytetin e saj të lindjes, Mitrovicë. Ky libër i poetes që jeton në Zvicër është vlerësuar si libër i cili zhvesh poezinë nga çdo tabu e shpërthen duke zbuluar kristale të pa prekura deri më tani nga gruaja shqiptare. Libri është i përkthyer edhe në gjuhën frenge, nga Erih Ahmetaj bartë me vete një sukses të bukur të botës kulturore shqiptare në Zvicër.

Po e fillojmë intervistën me titullin e librit tuaj të parë “Poezia është grua”, si një ndarje gjinish… Sa është “grua” poezia juaj?

Poezia si gjini letrare specifike ( femërore), jo të gjithë i bënë për vete, por ata që e duan e ndjejnë në shpirt si një përjetim filmi të paharruar!

Në poezinë time gjenden tematika të ndryshme sociale, jetësore, fantazi e mite të historisë. Nuk mungon gjinia mashkullore ndoshta edhe dominon herë-herë.

Se sa grua është poezia ime këtë e vlerësojnë lexuesit dhe kritikët e poezisë të cilët i falenderoj shumë!

Siç e keni thënë në një intervistë, keni pritur rreth 20 vite për ta botuar librin. Domethënë e keni shkruar, rishkruar, menduar, analizuar pastaj keni dhënë dritën për botim. Sa e gjatë ka qenë kjo pritje për ju?

Disa pritje duken sikur janë të pafundme, kjo lloj pritje ishte e nevojshme e domosdoshme që të dalë sa më bukur para lexuesit.

Me kalimin e kohës kam kuptuar që letërsia nuk do nguti as ngurrje që të bëjmë gjëra të bukura duhet të ecim ngadalë e sigurt ani pse çdo autor ka pasiguritë e tij/saj duke i thënë vetes kjo do mund të bëhej më mirë apo më ndryshe…por gëzohem që nuk jam perfekte sepse diçka e tillë do ngjallte frikën ( qesh).

Në disa poezi narratori/ ligjëruesi poetik mbetet burrë, kryesisht poezi dashurie që i kushtohen gruas. Cili është qëllimi?

Jo çdo poezi i dedikohet vetes apo jetës personale të autorit, ashtu si çdo autore tjetër shkruaj për jetën, ndjenjat e të  tjerëve dhe rastis që personi të ketë gjini tjetër apo siç ka raste kur pëlqej të shkruaj nga këndi i një burri (këtu më kujtohet Romani i bukur i Haki Stërmillit me një titull të veçantë “Sikur të isha djalë” ndoshta nga aty më vjen ky motivim (qesh)

Libri juaj është botuar edhe në gjuhën frenge. Si e ka vlerësuar publiku frankofon deri më tani?

Pritshmëria ime si autore e re në rrethin e lexuesve frankofon si fillim nuk ishte shumë e madhe, por fillova ta mendoj si një opsion të mirë vetëm pasi rrethi i miqve ku jetoj shfaqen interes për poezinë time.

Si rezultat jam e kënaqur me lexuesit frankofon, thjesht kam arritur në një pikë ku nuk e prisja… (kuptohet suksesi nuk ka mbarim por kënaqem me fillimet e mia dhe mirëpritjen e tyre.)

Librin e keni promovuar edhe në Zvicër edhe në Kosovë… Si është pritur libri nga lexuesit që keni takuar?

Libri është botuar në kohë pandemie gjë e cila nuk ishte e lehtë as të bëhej promovimi ngaqë kërkoheshin masat respektuese të distancimit… Por takimet me lexuesit do ngelen një ndër çastet më të veçanta të jetës time. Fatkeqësisht bota përballet me një numër lexuesish që janë minoritet për kokë banori por aq sa janë, janë të mrekullueshëm!

Poezia juaj “Herakliti në zjarr” është poetike dhe reale… Sa poetike dhe sa reale është poezia në këtë kontekst?

Poezia Herakliti është shkruar në kohë adoleshence është ripërpunuar sërish para botimit.

Pëlqej ta zbus dhembjen, ti japë ndjesi të bukur, herë pas here mundohem të nxjerr gjëra pozitive edhe aty ku nuk ka që të mos jetë vetëm një varg i trishtuar…

Se sa poetike është poezia ime e kanë vlerësuar lexuesit të cilët i falenderoj pafund ku falë tyre libri është ribotuar dy herë brenda viti.

Disa poezi kanë personazhe mitike të vjetra si Poisedoni, Herakliti, Piromani… Si e keni përballuar gërshetimin e këtyre figurave mitike me botën e sotme?

Poezia ime mban varg të lirë e modern kjo vetvetiu edhe personazhet mitike i paraqet në një format tjetër, të modernizuar…sepse kjo është mënyra ime e të shkruarit.

Nuk ishte e vështir por jo edhe e lehtë…si çdo autor që ka hamendësimet e tij se mund të bëhej ndryshe apo më bukur ato i kam dhe unë për të cilën gjë falenderoj zotin që nuk e shohë veten të përkryer…

A e keni shkruar poezinë “Mërgimtari” para apo pas shkuarjes në mërgim?

Nga këndi im ky gërshetim ka dalë bukur!

Pothuajse kam gjysmën e jetës të jetuar larg atdheut tim (Kosovë-Mitrovicë) është një pjesë e ndjeshme e historisë time për të cilën në poezitë e mia flas në mënyrë indirekte, por tek poezia “Mërgimtari” qasja është direkte dhe është e shkruar përgjatë viteve të mërgimit!

Sipas jush sa lexohet letërsia shqipe në Diasporë, dhe sa lexohen shkrimtarët shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut?

Autorët e arteve të ndryshme që jetojnë jashtë atdheut të tyre nuk e kanë të lehtë depërtimin në atdheun e tyre apo në Diasporë, sepse sikur mbesin pa “atdhe” thjesht me vete kanë disa fragmente atdheu…

Jemi të huaj në çdo cep të botes prandaj ka ngecje të ndryshme distanca me lexuesit, shtëpitë botuese e mediat janë kontakte disi të cunguara…por kemi dhe disa epërsi të tjera ku shumë më shpejt arrijmë deri tek lexuesit e huaj, në këtë këndvështrim ndjehem e privilegjuar edhe pse kërkohet punë e angazhim të pa ndërprerë nga ana e autorit.

Letërsia shqipe lexohet dhe vlerësohet bukur besoj dhe në Diasporë. (me raste)

Në takimin e fundit me lexuesit në Kosovë gjatë verës së vitit të kaluar keni premtuar se do të vini me një libër me prozë. Ku keni arritur me këtë projekt të rëndësishëm?

Mëmësia është ndryshimi më i madh që përjeton një grua, kam pas fat të bëhem nënë e tre fëmijëve të mrekullueshëm të cilët gjatë kësaj periudhe kohore e kishin nevojën për prezencën dhe ndihmën time…gjë e cila më krijoi ngecje në realizimin e këtij projekti!

Premtimi im ndaj lexuesve mbetet i vlefshëm, i pa luhatshëm edhe pse jam duke punuar me një ritëm të ngadalshëm por pa harruar premtimin dhe pasionin tim në realizimin e librit tim të dytë në variantin prozë!