Napoli dhe arbëreshët

E mërkurë, 24 Prill, 2024
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Napoli dhe arbëreshët

Ishte ora rreth 12 e 20 kur zbres nga treni Milano- Napoli. Në stacion më pret njëri nga arkitektët e botës arbëreshe, Atanasio Pizzi, me banim në Napoli. Kush më mirë se ai do të më shoqëronte në labirintet e rrugicave të Napolit antik.

Atanasio Pizzi është një arkitekt, por edhe një hulumtues i botës arbëreshe.

Përpara stacionit të trenit, gjendet  sheshi  “Giuseppe Garibaldi, Atanasio ndalon dhe na thotë: Bota Arbëreshe fillon sa zbret nga treni. E shikoni këtë shesh, dikur ishte moçal dhe kënetë, falë një arbëreshi, inxhinier dhe arkitekt, Luigi Giura u bë bonifikimi.

Dalim nga sheshi dhe marrim drejtimin tek Porta Noala, njëra nga portet më të rëndësishme të murit rrethues e cila lidh dy torre; njëra që simbolizon besimin dhe tjetra shpresën. Napoli i dikurshëm kishte muret e tij strategjike si dhe Portat  e tij të rëndësishme për tu futur në qytet. Faqosja e mureve mbrojtëse të Napoli përbëhej nga 21 kulla dhe 4 porta. Sot mbijetojnë vetëm 14 kulla si  dhe Porta Nolana dhe Porta Capuana.

Porta Noala bën daljen në rrugën kryesore që përshkoi Skënderbeu gjatë një takimi me mbretin e Napolit”. Skënderbeu pasi kishte lënë ushtarët e tij në Portën tjetër quajtur Porta Del Carmine, e cila ndodhej afër portit të asaj kohe, merr drejtimin për në kështjellën Capuano, selia e mbretit Alfonso-s V të Aragonit (1396-1458).

Takimi tyre është një takim historik. Ai krijoi aleancat me Gjergj Kastriot Skënderbeun në Shqipërinë qendrore dhe me vjehrrin e tij Gjergj Arianitin. Kontaktet diplomatike të Alfonsos V me Skënderbeun gjithashtu do hapnin derën emigracionit shqiptar në Italinë jugore.

Në vitet në vijim, deri në vdekjen e Skënderbeut në vitin 1468, Alfonsi i parë dhe pastaj i biri i tij Ferrante I (1458-1494) vazhduan t’i dërgonin ndihmë Gjergj Kastriotit për luftën kundër turqve.

Skënderbeu, shkoi në Napoli në vitin 1462 me 4.000 burra për të ndihmuar Ferranten gjatë një revolucioni pro-anzhuin të disa baronëve. Arritja e Skënderbeut i lejoi Ferrantes të ngrinte rrethimin e Barletës, të mposhtte francezët në Troa (Puglia) dhe të hyjë fitimtar në Napoli.

Kush viziton  Pallatin  Capuano, do të shohë se në fasadën e saj parësore mban shqiponjën dy krenare, kjo falë raportit mirënjohës për  ndihmesën që dha Skenderbeu.

Së bashku me Atanasion përshkojmë disa rrugica  strategjike. Arkitektura e tyre – na thotë Atanasio- është e njëjtë si ajo arbëreshe,  karakteristike kjo tipike greko-romane- arabe bizantine, përfshirë edhe ajo e stilit arbëresh.

Mbërrijmë tek “Sheshi i Mërkatës”

Sheshi i Mërkatës

Sheshi i Mërkatës  lidh Portën Carmine me, kështjellën  Capuano. Në skajin lindor të Napolit  në vitin 1382 Karli III i Durrsit ndërtoi një kështjellë, e cila për shkak të formës së saj u quajt Sperone. I njohur më mirë si Castello del Carmine. I porositur nga Ferrante e Aragonit midis 1484 dhe 1494, guri i parë i mureve të reja u vendos pranë Castello del Carmine dhe me atë rast u ndërtua porta, e ndërtuar pranë kishës së Carmine: Porta del Carmine.

Ishte pikërisht kjo Portë (“Porta del Carmine”) ku  Skënderbeu la ushtarët e tij, për të shkuar në takim me mbretin. Sot kjo portë nuk është më, por në  lagjen Marinella po ngrihet një park dhe, Arkitekti Atanasio ka propozuar që në këtë park të vendoset edhe një Yll  shumë cepash, shenjë Ilire, yll që edhe përdorte edhe Skënderbeu. Ky simbol do jetë shenjë miqësie e lashtë midis dy popujve.

Tek sheshi i Mërkatës u dënua  me vdekje.

Tek ky shesh u dënua edhe arbëreshi  Pasquale Baffa.

Pasquale Baffit lindi në komunitetin e vogël të Santa Sofia d’Epiro, një koloni shqiptare në Calabria citeriore, më 11 korrik 1749 nga prindërit, Giovanni Andrea dhe Serafina Baffa, të dy me origjinë arbëreshe.

Baffi mësimet e para i mori në  vendlindjen e tij,  por e karakterizoi një  zgjuarsi helene, nëna i vdes në moshë të re, dhe kujdeset xhaxhai i tij. Dallohej si një nxënës i zellshëm. Gjatë një ore mësimi në lëndën e greqishtes, ai u qortua gabimisht, në vend që të lavdërohej nga mësuesi i tij, i cili e ndëshkoi pa të drejtë siç ishte edukata e asaj kohe. Reagimi i Bafit ishte i dhunshëm dhe i furishëm deri në atë masë sa drejtuesit e kolegjit e panë të arsyeshme largimin e tij nga instituti. Vazhdoi studimet si student privat dhe në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, iu dha e drejta  të studionte e të përhapte veprat e Platonit në shkollat ​​e mbretërisë.

Kur jezuitët u dëbuan nga mbretëria, Baffa u thirr për të dhënë  greqisht në shkollat ​​publike universitare të Salerno dhe Avellino. Ndërron mbiemrin nga Baffa në Baffi. Dikush thotë se këtë e bëri për shkak se mbiemri i tij në gjuhën shqipe ishte “ Batha”,  një version tjetër në qarkullim thuhet se e bëri  për shkak të humbiste gjurmët kur e përjashtuan nga Instituti. Në  Napoli më 1773, u emërua  profesor në shkollën e re të konviktit të Annunziatella. Në kryeqytetin napolitan, i shtyrë nga idealet e tij të lirisë, ai u regjistrua në një nga lozhat e Frimasonëve në Portici dhe u strehua në vilën pronësi të Niccolò Marselli, që ndodhet afër Capodimonte. Baffa  burgoset  më 2 mars 1776 në burgjet e Castello dell’Ovo dhe u lirua vetëm më 1 mars 1777.

Çështja ligjore kundër tij u zgjidh vetëm më 28 janar 1782, kur, me propozimin e ministrit Bernardo Tanucci, ku të gjitha ato gjykime ndaj personave të përfshirë në mbledhjet e shoqërive sekrete u shfuqizuan. Baffi u zgjodh në 1779 si anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Letrave të Bukura.

Fiton konkursin e gjuhës dhe letërsisë greke në Napoli. Njihet me figura të dëgjuara të asaj kohe si Conforti, Cirillo, Pagano, Serio, Bagno, Caputo. Fama e tij ishte e tillë që në Napoli nuk kishte njeri me kulturë që të mos kërkonte ta njihte dhe ta admironte personalisht këtë helenist dhe filolog, siç bëri Bandini i famshëm më 1781, i cili i qëndroi pranë dhe vazhdoi të ishte pranë familjes dhe djalit të tij Michael.

Në 1785, kur ai kishte zyrën e tij ligjore së bashku me të afërmin dhe mikun e tij Angelo Masci,  u thirr për të interpretuar procesin e bërë në 1548 të abacisë së San Pietro në Caserta.

Më 3 janar 1786, Baffi bëhet një nga tre bibliotekarët e Akademisë Mbretërore të Shkencave dhe Letrave të Bukura. Ai ishte në gjendje të dallohej dhe të hartonte katalogun si dhe të siguronte shumë dorëshkrime të cilat, falë largpamësisë së tij, nuk përfunduan në duart e grabitqarëve të Napoleonit.

Së bashku me avokatët Pietro Battiloro dhe Angelo Masci, arritën një famë kaq të madhe në fushën e jurisprudencës, saqë studion e tyre avokatore e lakmonte kushdo me gjykime në pritje. Fama e tij si ekspert në leximin dhe interpretimin e dorëshkrimeve të vjetra ishte e tillë që prania e tij kërkohej kudo në mbretëri për të përkthyer dhe interpretuar gjetjet e lashta.

Për të njëjtën arsye në 1787 ai u dërgua në Catanzaro për të interpretuar pergamenat e dobishme për formimin e trashëgimisë së Cassa Sacra, dhe në të njëjtën kohë vendosi në rregull arkivat e Miletos dhe San Domenico Sorianos. Ndër anëtarët më të përgatitur të Akademisë, ai u zgjodh për të ruajtur dhe përkthyer papiruset greke të Herculaneum, përveç kësaj ai përktheu dhe shënoi një kodik shumë të rrallë nga biblioteka e Augustinianëve të San Giovanni a Carbonara.

Emri i Baffit ishte i njohur tashmë në Evropë, përmendim  Lalande, i cili foli për të me lëvdata gjatë udhëtimit të tij në Itali në 1787 por edhe Nicola Show, Arnoldo Haren, profesori i teologjisë Federico Munter në Kopenhagë dhe Christopher Harles.

Shkrimtari Orloff, në vëllimin e dytë të Kujtimeve të Napolit, shpreh gjykimin e mëposhtëm në lidhje me figurën e Baffit: C’etait peut étre le plus grand elleniste de l’Europe.

Në vitin 1792 ai u ngarkua të interpretonte tridhjetë pergamena të lashta nga Magione në Palermo dhe të vizitonte Arkivin e Santo Stefano del Bosco-s, duke e transportuar atë nga Kalabria në kolegjin e Salvatores. Falë Baffit dhe influencës së tij tek sovranët e Napolit në atë kohë që më 1 shkurt 1794 mbreti urdhëroi që kolegji Corsini, që Baffi e konsideronte ishullin i vetëm për formimin kulturor në ato troje. Mendonte që bota arbëreshe të kishte një qendër më të përshtatshëm se sa ai  në San Benedetto.

Në atë kohë në krye të kolegjit ishte peshkopi Francesco Bugliari, i afërmi i tij, i cili ashtu si Bellusci, në Napoli  kishin frekuentuar Pasquale Baffin gjatë studimeve, si  dhe ndante idealet e tij.

Zgjedhja e medituar midis dy sofiotëve ra në garnizonin monastik të Sant’Adriano, i vendosur fizikisht pak më shumë se një kilometër nga San Demetrio. Në këtë drejtim, duhet theksuar ndihma juridike që Baffi i dha peshkopit Bugliari për të zgjidhur shumë gjykimet që aksionerët e zonës ngritën ndaj aseteve të kolegjit Sant’Adriano.

Në vitin 1796, Pasquale Baffi arriti në kulmin për të drejtuar postet më të lakmuara nga intelektualët dhe i mbajtur në konsideratë nga filologët më të famshëm të Napolit dhe Evropës.

Baffi u martua në janar të atij viti me Teresa Caldora, nga një familje fisnike napolitane. Në agimin i revolucionit të vitit 1799, çifti kishte tashmë dy fëmijë, Michele dhe Gabriella.

Në dhjetor 1798 Baffi u thirr të ishte garant për blerjet e librave për bibliotekën, ndërsa mbyllte katalogun e bibliotekës. Pasi u krijua republika në Napoli, ai ishte një nga përfaqësuesit e popullit dhe u zgjodh për të përgatitur ligjet dhe rregulloret e reja për arsimin publik. Por mendimi politik është një gjë, dhe  ndryshe është të marrësh pjesë në një qeveri si ministër. Kështu, kur gjërat nuk morën kthesën e pritur, ai u detyrua të fshihej dhe të sigurohej në një qytet afër Kapuas, por dëshira për të parë përsëri familjen e tij u kthye në Napoli, duke besuar se tensionet ishin zbutur; por fatkeqësisht nuk ishte kështu.

Më 30 korrik, ndërsa ai ishte duke shkuar për në shtëpinë e mikut dhe të afërmit të tij Angelo Masci, i sigurt se do të mund të përqafonte sërish gruan e tij, policët dhe ushtarët e arrestuan dhe e çuan në burg. Në atë kohë, sëpata e xhelatit që përqafoi peshoren e drejtësisë tmerroi dhe tronditi të gjithë popullsinë e mbretërisë.

Besimi i tij, ishte forca e tij që e ndihmoi gjatë periudhës së paraburgimit duke bindur se njeriu në jetë është i krahasueshëm me një rojtar dhe kryerja e vetëvrasjes nuk do të ishte ndryshe braktisje detyre.

Më 11 nëntor rreth orës 17.12 i shoqëruar nga tetë palë ushtarë të paraprirë nga një kryqëzor, ai doli nga burgu dhe mbërriti në Piazza Mercato rreth orës 18.00.

Numrit të martirëve iu shtua edhe Pasquale Baffi, një burrë i shkëlqyer me shtat të shkurtër fizik, fytyrë kafe, sy të gjallë e inteligjentë i cili ndihmoi dhe  bashkëpunoi me të tjerët, për të bërë mirë me mundin e tij të madhe pa menduar kurrë për lavdinë e tij. Të paktë janë burrat e kësaj natyre. Mendoj se askush deri më sot nuk ka arritur të ndjekë shembullin e tij të trashëguar nga paraardhësit e tij të lashtë arbëreshë, të mësuar të jetonin dhe të bënin maksimumin, për të mirën e komunitetit, siç thuhet gjerësisht në librin e shqiptarëve.

Në 1532,  pikërisht  nga Porta Carmine, rreth 8000 refugjatë hynë në Napoli  Refugjatët vinin si nga territori  grek ashtu edhe nga Shqipëria të ndihmuar nga Kapiten Doria.

Porta del Carmine ishte porta në afërsi të  portit. Për popullsinë shqiptare ardhur nga territori i Ballkanit,  Mbreti  ndërtoi një Capello, në Basilikën S. Giovanni Maggiore, e quajtur Cappella dei Paleologi. Hyjmë  në brendësi të kësaj Bazilikë, e cila gjendet  në krahë të majtë.

Arbëreshët që zbritën në Napoli e sollën me vete edhe shenjtoren Shën Mëria e Idrit.  Prifti napoletan Gennaro Aspreno Galante ka deklaruar se ky besim  është besimi rritës i Shën Mëria i Odigjitrisë, shenjëtore  që i përket besimit bizantin arbëresh, si të Kalabrisë ashtu edhe ata të Siçilisë.  Në Kalabri në një qytezë arbëreshe San Basile, komuniteti i lutet Shën Mërisë së Hidrit.

Mbreti Karli i V i frymëzuar nga shenjtorja e Shën Mërisë së Hidrit dha koncensionin, dhe ndërtoi një shatërvanë, ku mbizotërojnë dy elemente identiteti; Njëra është simboli i Deas, një femër bukuroshe, elegante,  jo shumë dimensionale, dhe nga ana tjetër shqiponja dykrenare. Ky shatërvan quhet Dea e Napolit.

Kapela e Shën Mëria e Idrit

Ndodhemi në Manastirin  Shën Grigorio Armeno. Ngjisim 33 shkallët, dhe gjendemi tek Djepi ku vendoseshin fëmijët e abandonuar që korrespondonte me një sportel të brendshëm. Murgeshat merrnin këto fëmijë për tu kujdesur, të cilëve iu jepej mbiemri “ “Eksozito”. Hyjmë në brendësi amirojmë këto afreske të Giacomo del Po, dhe marrim drejtimin për tek Capella Shën Mëria e Idros ku luteshin Arbëreshët.

Nisemi në drejtim të Kompleksit monumental  Santa Chiara.

Atanasio na thotë se, gjithë kjo zonë është vendi ku u vendosën arbëreshët. Një numër i madh i kishave bizantine por edhe të atyre latin. Pikërisht përball me murin e Shën Kjarës gjendet banesa ku jetoj Donika Kastrioti.

Donika ishte e bija e Gjergj  Arianitit, kapitenit të shquar i luftës së shqiptarëve kundër turqve në vitet 1430, atëherë aleate e vendosur e Skënderbeut, dhe të Maria Musakës despotëve të Epirit. Në vitin 1450 ajo u martua me Gjergj Kastriotin Scanderbeg, princin e Shqipërisë. Familja Arianiti vjen nga anale të hershme historiografike, duke pasur lidhje të forta me perandoritë e kohës, për shkak të fuqisë që Komnenët zotëronin, si dhe pozitës gjeopolitike dhe gjeostrategjike që kishte Shqipëria në gadishullin ballkanik.

Pas vdekjes së Skënderbeut  (1468), ajo vjen pikërisht  iku në Itali me djalin e saj Giovanni dhe u prit në Napoli nga mbreti Ferrante i Aragonit, në shenjë mirënjohjeje për burrin e saj të ndjerë. Nuk qëndron në Pallatin mbretëror që e konsideron  jo të normave të saj morale, dhe vjen e jeton  në këtë banesë përballë Shën Kjarës.  Donika ka  nën kujdestarinë e një vajze të vogël. Atanasio na thotë që deri tani nuk kemi ndonjë dokument në duar, por flitet që fëmija që mbante nën kujdestarinë Donika, ishte vajza e Drakulës, i cili ishte i burgosur në Napoli. Kjo lidhje e Skënderbeut e dimë nga historia se  Skënderbeu bënte pjesë në urdhrin  e Drakulës.

Raporti i  mbretëreshës Giovanna me Donikën  ishte shumë i ngushtë aq sa ajo i besojë  Donikës  kujdestarinë  për të bijën Giovanna, më 2 qershor 1488, kur Duka i Kalabrisë inauguron Poggioreale. Është pikërisht Donika që qëndron në dhomë me vajzën e vogël.

Më 7 shtator 1499, Govanna III u largua nga Napoli për në Spanjë. Së shpejti do të linte Napolin edhe Donika. Donika  më 8 mars 1505  shkruan një letër,  ku duke ruajtur dinjitetin ankohej  për plaçkitjen e 9 korrikut 1504, të kryer nga një grup ushtarësh spanjollë të vendosur në Galatinë.

Donika vdiq në Spanjë midis 8 marsit 1505 dhe fillimit të shtatorit 1506, kur të dy Giovanat u nisën për në Napoli. Në testament, mbretëresha Giovanna III shpreh vullnetin që trupi i Donikës  i varrosur në kishën e S. Trinità në Valencia, të zhvendoset në Napoli, në një kapelë të kishës në ndërtim e manastirit të S. Maria della Concenzione, nën sundimin e Shën Kjarës( Santa Chiara).  Me sa duket që testamenti i Giovana III  nuk është kryer, dhe për këtë arsye ka të ngjarë që Donika  të prehet  ende e varrosur në Valencia.

Gjatë vitit të pandemisë viti 2021 kur Kryetari i Bashkisë së Napolit, Luigi De Magistris, ka deklaruar se “Pllaka përkujtimore” me emrin e mbretëreshës shqiptare Donika Arianiti Komneni  (Donika Kastrioti) do të vendoset në rrugën Santa Chiara të Napolit. Donika  jetoi në Itali  nga  vitet 1494-1498. Ajo jetoi disa vjet  në banesën e shtëpisë së fisnikut i njohur me emrin Aleksandër, pikërisht përballë këtij muri ku do të vendoset edhe pllaka.

Ajo  jetoi për disa vite në banesën e fisnikut të njohur si Alessandro, pikërisht përballë këtij muri ku do të vendoset lapidari. Foto, pllaka fax simile, propozuar pranë murit rrethues të  komleksit monumental Santa Chiara.

Kompleksi monumental i Santa Chiara\Kjara

Është Bazilika më e madhe gotike në qytetin e Napolit, e karakterizuar nga një manastir që përfshin katër manastire monumentale, gërmimet arkeologjike në zonën përreth dhe disa dhoma të tjera ku strehohen muzeu homonim i Operës, i cili përfshin edhe vizitën e korit të murgeshave një trapeze e madhe, sakristia dhe mjedise të tjera bazilika. Përballë saj ndodhet  një pallat i madh pronë e feudalëve Bisignanve, familjes së të shoqit të Irina Skënderbeut. Napoli është edhe qytet esoteric. Në fasadën esaj shohim  të gdhendura në gurë një gërma” L”  “riti i mos marrjes sy”.  Foto, Kompleksi “ Santa Chiara”  dhe përballë saj Pallati i Bisignanve, të cilët pagonin taksat, por kurrë nuk banuan, deri sa u bë pronë e kishës.

Maschio Angioino

Marrim drejtimin e kështjellës Maschio Angioini. Në hyrje të saj është harku i triumfit.

Sipas Fan Stilian Nolit, mësojmë te vepra e tij Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405–1468) International Universities Press, 1947 pp. 52-53 që Hamza Kastrioti që tradhtoi Skënderbeun,  burgoset në Napoli.

Në atë betejën e Ujbardhës, Hamzai  u kap nga forcat e Skënderbeut dhe u vu në paraburgim në Napoli me akuzën e tradhtisë. Më vonë u lirua dhe shkoi të bashkohej me gruan dhe fëmijët e tij në Kostandinopojë i cili vazhdoi të shërbente në gradat e larta osmane. Humbja e tij u cilësua si një tragjedi nga shqiptarët. Ai ishte një nga gjeneralët më të shkëlqyer të Skënderbeut dhe ishte shumë i popullarizuar në mesin e ushtarëve për sjelljet e tij, i dyti pas Skënderbeut. Sipas historianëve, bashkë me të edhe Lidhja e Lezhës humbi mundësinë për të vazhduar atë që kishte nisur Skënderbeu.

Shkaku i tradhtisë së tij ishte se pas martesës së Skënderbeut dhe lindjes së djalit të tij Gjonit, Hamza Kastrioti humbi çdo shpresë për të trashëguar Principatën e Kastriotëve. Ai dezertoi te Sulltani turk Mehmeti II në 1457 dhe u kthye në Islam dhe së bashku me Isak-Begun ishte një nga komandantët e trupave osmane në Betejën e Ujëbardhës. Shumë flasin që Hamzai u burgos, pikërisht në burgun e kësaj kështjelle si një nga burgjet më të tmerrshëm të kohës. (Mbi këtë argument Atanasio nuk ka informacione).

Atanasio Pizzi na flet me pasion për figura të shquara arbëreshe që jetuan në napoli. Përmendim Luigi Giura, Pasquale Scura, Vicenzo Toriello.

Kisha e Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe shen Pali.

Në rrugën\ Via\ San Tommaso d’Aquino, 51 në 1518 u ndërtua  Kisha e Apostujve shën Pjetër dhe shën Pali. Kjo kishë është kisha më e vjetër e diasporës shqiptaro- bizantin të strehuar në perëndim pas rënies së Kostandinopojës. Tommaso Assan Paleologo, djali i Demetrio Assan nga princat e Akaia dhe Korintit dhe nip i Demetrio Paleologo, u strehua në Napoli, ku mbretërit aragonese e paguan me nderime dhe privilegje.

Tommaso Asen Paleologo i familjes Paleologus, ishte dinastia e fundit që qeveriste Perandorinë Bizantine, dhe shërbeu liturgjinë për ato popullsi të mërguar të Epirit dhe Moresë sipas ritit grek – bizantine. Mbreti Charli i V cakton shumen 5,000 dukatë” për mirëmbajtjen e kishës bizantine që sot kjo quhet Kisha e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali. Shume arbëresh qe u vendosen  ne qytetin e Napolit, nga thesari i mbretërise iu dorëzuan 5,000 dukatë  Thomas Palaeologus, për komunitetin ritin bizantin dhe për “mirëmbajtjen e kishës në mënyrë që ata të mund të kryenin funksionet e tyre në ritin e tyre. Në brendësi të saj është edhe shqiponja me dy krena.

Tommaso Assan Paleologo vendosi emblemën e tij fisnike: dy luanë te lyer ne ari të shfrenuar që mbanin një shpatë argjendi në një sfond të kuq. Në brëndësi të saj shqiponja me dy krena.

Ndër priftërinjtë arbëreshë që vepruan në këtë kishë gjatë kësaj kohe,përmendim: papas Giuseppe Bugliari nga Shën Sofia, papas Andrea Figlia, (Ndre Filja), nga Munxifsi, papas Antonio Pace (Anton Paçe), nga Shën Kostandini, papas Nicola Chetta (Nikollë Keta), papas Francesco Antonio Tamburi (Frangjisk Anton Tamburi), nga Shën Vasili, papas Demetrio Camarda (Dhimitër Kamarda) nga Hora e Arbëreshëve, papas Costantino Tamburi (Kostandin Tamburi) nga Shën Vasili, papas Giuseppe Martino ( Josif Martino) nga Ungra etj.)

Me Atanasion folëm edhe për sa i përket arkitekturës së gjitonisë. Ka një dallim midis gjitonisë dhe borgut.

Familjet arbëreshe ishin familje prej 12 deri 20 frymë, të cilët nuk largoheshin nga gjitonia dhe ndërtonin shtëpinë pranë njeri tjetrit, ku fqinji ishte dega e familje.  Ruheshin tre karakteristika.

  • Shtëpia
  • Hajati( ku rrinin kafshët, drurët, sendet e ndryshme
  • Kopshti, ku mbilleshin jo vetëm zarzavate por bimët mjekë

Ndërsa eksplorojmë gjendemi përballë  arkivit të shtetit, ku Atanasio kishte marrë pjesë në një projekt kur ishte ende student,  i pa diplomuar.  Vizitojmë në brendësi  këtë  arkivi dhe njihemi  me katin e parë, me projektin shtesë, kolonat e të cilave mbajnë 9 kate të mbushura me libra, projekt i ky i Atanazio Pizzi.

Dyqani ku arbëreshët blinin tesutin  për kostumet

Në vijën L.D. Alagno, 20. Atanasio na shoqëron në dyqanin më antik, ku bëhen rrobat arbëreshe, shiten copat  e shtrenjta si edhe galonet e arit. Them të drejtën u emocionova shumë sapo hyra. Për një moment mu kujtuan këto mëma arbëreshe të cilat punonin gjithë jetën për të bërë një kostum arbëresh bijave të tyre. Dyqani ishte krijuar në 1820. Padroni i dyqanit na konfirmoi  se shumë arbëresh vinin tek ky dyqan për tu furnizuar.

Atanasio është biri i një rrobaqepëse arbëreshe. Kur ai ishte student, mëma e tij i jepte porosi për të blerë, stofa, apo  sende  që i duheshin për të qepur kostumin arbëresh.

“U rrita tek këmbët e mëmës sime- thotë Atanasio- Luaja brenda në rrobaqepësi, dhe shikoja se sa me përkushtim bënte mëma kostumin. Rrinte disa orë për ta provuar xhipunin, sepse duhet të vinin linjat me saktësi. Xhipuni ka simbolet e veta, por edhe rregullat e saj. Liniat e strisheve të galonit  arrijnë në lartësinë e  gjoksit, janë simbolet e ciklit të jetës. Aty ku fëmija merr qumështin e nënës.

Bëhem nervoz kur shikoj që ndonjëherë ato lina arrijnë poshtë sqetullës që nuk japin asnjë simbol.

Me shumë interes janë 240 palat e fundit të poshtëm ashtu edhe fundit pjesës së sipërme.

Numërimi i palave përfaqësonte atë fazë “joshëse-pritje-erotike” para se të konsumohej virgjëria e çiftit. Kostumi është plot me simbole, por  që shpesh nuk  shpjegohen, dhe krijon akte që të  çojnë jo në transmetimin e kulturës por preh të injorancës deri në veprime qesharake,  si në rastin e shiritit të zi, të vendosjes në grykë tek fëmijët.

Shiriti i zi në grykë është test përdorim shtazanie, zbuluar nga Egjiptianët, i cili kishte funksion “ test shtatëzanie”. Nëse ai shirit do të shtrëngonte, tregonte që gjëndrat në gushë ishin rritur dhe jepte një farë konferme të shtatëzanisë. Prandaj është e turpshme që shikoj vajza të vogla me këto shirita në grykë. Kostumi ka vlerë, ka identitet dhe ti japin atë rëndësi që i jepnin nënat tona” –përfundon Atanasio.

Kush është Atanasio Pizzo

Pizzi është një arkitekt i dëgjuar në Napoli. Ai është shkruar në urdhrin e Arkitektëve të Pejsazheve, Planifikues dhe  Konservator të Napolit.

Cordinator të tavolinave dhe kërkimeve të vlerave të kulturës historike të Arbëreshëve në Italinë Meridionale.

Ai ka një kurrikulum të gjerë në aktivitetet zhvilluar në Napoli si dhe në krahinat meridionale, pjesë të projekteve, aktivitete kërkuese, konference, mostre, reliev të ndërtesave historike, kulte, përfshirë këtu edhe pretinencën historike të pakicave albanofone e grekofone. Projekt i konkorduar me Scabec krahina e Kampanjës me titullin “L’Oro Arbëresh di Napoli.

Atanasio  para se të jetë një arkitekt është një arbëresh, i cili u urrit në një  prej ngulime arbëreshe të Kalabrisë Santa Sofia di Epiri në 21\10\ 1954.  Që i vogël u rrit me dashurin për të qenë arbëresh. Në shpirtin e tij ka moton: Arbëreshët duhet të ruajnë identitetin, ndërsa  vëllezërit në Shqipëri territorin!

Karakteri i tij “polemik” e bënë atë të quhet “Sgarbi Arbëresh”.

Personalisht  nga ky takim me arkitektin Atanasio  ruaj përshtypjet nga më të bukurat, nga më humane, një ditë  plot me mbresa, të lirë në të shprehur, në respekt të sensit të dëgjimit, dhe pa vendosur barrjera.  Faleminderit z. Atanasio për këtë ditë plotë histori, dhe emocione. Takohemi së shpejti për një tjetër takim, ato mbi kostumet arbëreshe.

Ornela Radovicka

Qëndra arkeologjike, pranë bibliotekës A. Bellusci Frasnitë\ Calabri

Shënim: Bibliografia:

  • José M. Floristán, Sociedad, economía y religión en las comunidades griega y albanesa de Nápoles y Sicilia: nuevos documentos inéditos, su dimarcomezzojuso.it. URL consultato l’11 giugno 2019.
  • Gian Vincenzo Meola, Delle istorie della chiesa greca in Napoli esistente, Napoli, Vincenzo Mazzola-Vocola, 1790.
  • Vincenzo Regina, Le chiese di Napoli. Viaggio indimenticabile attraverso la storia artistica, architettonica, letteraria, civile e spirituale della Napoli sacra, Newton e Compton editore, Napoli 2004.
  • Statuto con cui deve regolarsi la chiesa e confraternita de’ santi Pietro e Paolo de’ nazionali greci in Napoli (PDF), su corsoculti.it. URL consultato il 17 gennaio 2018.
  • José M. Floristán, Jerónimo Combis, capitán de estradiotes y superintendente general del servicio español de espionaje en Nápoles, su dialnet.unirioja.es. URL consultato il 12 giugno 2019.

Vijon….