Studiuesi Ardian Ndreca prezanton një roman të panjohur të Ernest Koliqit

E shtunë, 27 Prill, 2024

Ditën e dhënë në mjediset e Fakultetit Histori-Filologji u mbajtën punimet e konferencës  shkencore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”, organizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë (ASA).

Studiuesi Ardian Ndreca ka çelur siparin e kumtesave në konferencë me prezantimin e një romani të panjohur të këtij autori.

Romani titullohet “Odore di popolo” dhe është shkruar në gjuhën italiane. Edhe pse romani nuk është përfunduar, ai sjell një kontribut shumë të rëndësishëm të veprave në gjuhë të huaj të shkrimtarëve shqiptarë. Libri përmban 135 faqe dhe është shkuar në vitin 1956.

Ngjarjet e romanit janë analizuar nga studiuesi Ndreca si përkime me vetë jetën e Koliqit, sepse trajtohen ngjarje historike dhe dukuri sociale e kulturore të Shqipërisë së vitit 1936. Ky roman pritet të vijë së shpejti në gjuhën shqipe, nën përkthimin e studiuesit Ardian Ndreca.

Kumtesa e plotë e prof. Ndrecës, së bashku me punimet e tjera të plota pritet të botohet së shpejti nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).