Irma Kurti sjell në shqip librin “Love can wait”

E premte, 19 Prill, 2024

Irma Kurti sjell në gjuhën shqipe përmbledhjen me poezi “Love can wait –
Dashuria mund të presë” të poetes Naila Hina. Përmbledhja është dygjuhëshe
anglisht-shqip, botohet nga platforma Amazon dhe gjendet në të gjitha pikat kryesore
të shitjes online.
Dr. Naila Hina është një poete nga Pakistani, inxhiniere dhe menaxhere e
vlerësuar me çmime ndërkombëtare, si dhe autore e shtatëdhjetë e gjashtë librave.
Ajo ka marrë diplomën në Inxhinieri Mekanike në Universitetin NED të Inxhinierisë
dhe Teknologjisë në Karachi dhe titullin “Doktor Honoris Kauza” në letërsi nga
organizata të ndryshme ndërkombëtare si Akademia Ndërkombëtare për Zhvillimin e
Paqes dhe Kulturës. Është pëzgjedhur gjithashtu si Autorja e vitit nga StoryMirror. E
talentuar në shumë fusha si dhe folëse e gjuhëve të huaja ajo ka shkruar poezi qysh
kur ishte fëmijë.
“Roli i përkthyeses për gjuhën shqipe – thotë Irma Kurti – pranë Fondacionit
Ithaca në Spanjë më jep mundësinë të njihem me shumë poetë ndërkombëtarë dhe t’i
sjell ata në gjuhën shqipe. Ky është libri i parë që kam përkthyer për këtë vit, por të
tjerë vepra të autorëve të njohur ndërkombëtarë janë në proçes botimi”.
Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe
përkthyese. Ka botuar 26 libra në gjuhën shqipe, 21 në italisht dhe 15 në anglisht. Ka
përkthyer 14 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe
anglisht.