Diana Kastrati sjell të dhëna të reja mbi rolin e Koliqit në botën arbëreshe

E premte, 29 Mars, 2024

Në konferencën shkencore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”, organizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë (ASA) mes shumë kumtesave të prezantuara, interes të veçantë ngjalli edhe kumtesa e  studiueses Diana Kastrati, e cila solli të dhëna e fakte të panjohura më parë mbi kontributin e Koliqit në botën arbëreshe.

Në kumtesën me temë: “Koliqi, konstantja e tij vizionare mbi universin arbëresh”, prof. Kastrati theksoi se te Koliqi mbretërojnë tri koncepte kryesore: shqiptarizma, dija e kultura, urtësia, koncepte që vetë autori i ka shprehur edhe drejtpërdrejt  në editorialin e numrit të parë të Shejzave, gusht 1957. Mes të tjerash, ajo tha: “Vizioni i shqiptarizmës a mbarëkombëtarisë së tij në këtë Revistë, por po aq me gjithçka që ai ngriti në këmbë, sendërtohet në dendësinë e materialeve mbi universin arbëresh, që konsiston në këto tipologji shkrimesh:

  • të karakterit të mirfilltë studimor me fokus kryesisht gjuhën, letërsinë, historinë, folklorin, antropologjinë kulturore të universit arbëresh të thuajse të gjitha krahinave ku ato janë vendosur, të firmosur nga emrat e Ferrarës, Gradilones, Tamburit, Solanos, Schiroit, Camajt e të vetë Koliqit;
  • me karakter informues enciklopedik, mbi vepra e autorë arbëreshë të retrospektivës, ose mbi portretet e tyre intelektuale e kontribuese;
  • të karakterit përshkrues divulgativ, sa të peizazheve të katundeve arbëreshë, aq edhe të festave e ritualeve të tyre nga një pjesë e mirë e katundeve arbëreshe të krahinave të Kalabrisë, Sicilisë, Molizes e Bazilikatës;
  • të karakterit burimor të këngëve, proverbave, përrallave të marra nga arbëreshë jo studiues;
  • të kronikave të pasura kulturore me informacion mbi ngjarjet studimore, kulturore e njerëzore të arbëreshëve e mbi ta.

Studiuesja ka analizuar veprimtarinë e tij në revistën Shejzat, në të cilën si në pikëpamjen sasiore, ashtu edhe në atë cilësore figurat dhe universi arbëresh zënë një vend të konsiderueshëm. Pasi ka trajtuar disa nga fushat kryesore, në të cilat Koliqi ka ndikuar për ruajtjen dhe njohjen e kulturës arbëreshe, prof. Kastrati ka sjellë dëshmi të vjela përmes kontakteve me vetë studiuesit arbëreshë, të cilat e kanë takuar personalisht Koliqin dhe kanë pasur ndikim prej tij në sferën profesionale dhe në ndërgjegjësimin për ruajtjen e elementeve etnike arbërore. Mes këtyre dëshmive, veçojmë atë të studiuesit arbëresh Demetrio Emmanuele (Qifti) “E kam njohur dhe admiruar Koliqin, në rastin e një kursi për mësues më 3 – 14 maj 1965, që zhvillohej në Guardia Piemontese. Ligjëratat e tij qenë lectio magistralis mbi letërsinë shqipe e në veçanti mbi Fishtën, De Radën e Frashërin.

Me rastin e përurimit të shoqatës sonë Gennaro Placco më 14 janar 1970, na dërgoi një telegram të ngrohtë urimesh e në vijim na dhuroi një seri botimesh. Falë kulturës, bujarisë e humanizmit të tij, në një përunjësi absolute, zuri fill dhe u fuqizua pasioni im për botën e Arbërisë. Në vijim, botuam një intervistë të tij klasike në revistën Katundi Ynë. Akoma sot ajo ruan një aktualitet të fortë…/”.

Kumtesa e plotë e prof. Kastratit, së bashku me punimet e tjera të plota pritet të botohet së shpejti nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).