QSPA mbledh studiuesit në një konferencë në nderim të Ernest Koliqit

E premte, 29 Mars, 2024

Ditën e djeshme, në mjediset e Fakultetit Histori-Filologji u mbajtën punimet e konferencës shkencore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”, e organizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë (ASA).

Në konferencë morën pjesë studiues shqiptarë me kontribute të spikatura mbi veprën e Koliqit, të cilët me punimet e tyre sollën të dhëna të reja mbi figurën poliedrike të Ernest Koliqit, duke u ndalur në rolin e tij si shkrimtar, studiues, publicist, përkthyes, misionar i kulturës arbëreshe, themelues i Institutit të Studimeve Shqiptare pranë Universitetit “La Sapienza” në Romë, si dhe themelues i shumë veprimtarive e veprave monumentale.

Në fjalën hapëse, drejtoresha ekzekutive e QSPA, prof. Diana Kastrati, falënderoi pjesëmarrësit e pranishëm dhe theksoi rëndësinë dhe peshën e punës së kolosit Ernest Koliqi për kulturën shqiptare dhe sidomos për botën arbëreshe.

Në emër të ASA-s, si institucioni bashkorganizator, fjalën përshëndetëse e mori zëvendësrektori i ASA-s, akad. Valter Memisha, i cili theksoi rëndësinë e kësaj konference për nderimin dhe vlerësimin e rolit të Ernest Koliqit në letërsinë shqipe.

Studiuesi Ardian Ndreca ka çelur siparin e kumtesave në këtë konferencë me prezantimin e një romani të panjohur të Koliqit. Romani titullohet “Odore di popolo” dhe është shkruar në gjuhën italiane. Edhe pse romani nuk është përfunduar, ai sjell një kontribut shumë të rëndësishëm të veprave në gjuhë të huaj të shkrimtarëve shqiptarë. Ngjarjet e romanit janë analizuar nga studiuesi Ndreca si përkime me vetë jetën e Koliqit, sepse trajtohen ngjarje historike dhe dukuri sociale e kulturore të Shqipërisë së vitit 1936.

Kumtesat vijuan me prof. Evalda Paci (ASA) e cila është njëherësh edhe shefe e departamentit të letërsisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike. Ajo mbajti kumtesën “Fryma e epikës popullore shqiptare në vëzhgimet e Ernest Koliqit”, ku theksoi se në veprën e Koliqit reflektohen në mënyrë të zgjeruar elemente të Kanunit, ligjit, të cilat mishërohen në mendësitë popullore.

Studiueset Persida Asllani dhe Dhurata Shehri (Universiteti i Tiranës) trajtuan kumtesën “Ernest Koliqi në kërkim të një historie të krahasuar të letërsisë shqipe”, ku theksuan se Koliqi gjatë analizimit të letërsisë shqipe priret të identifikojë frymën kombëtare në përqasje me ndikimin prej letërsisë botërore.

Më tej, në sesionin e parë fjalën e mori prof. Laura Smaqi (Universiteti i Tiranës), me kumtesën “Andrrimi në poetikën e Ernest Koliqit”, e cila e pa fenomenin e andrrimit veçanërisht te vepra “Pasqyrat e Narcizit”, ku theksoi se Koliqi është një autor që dallon realitetin nga ëndërrimi. Studiuesi Arian Leka (ASA) trajtoi kumtesën “Nj’anak laresh prej Prendimit – konceptet e shembllesat orientale e perëndimore në mendimin e Ernest Koliqit” duke theksuar këtë përballje botëkuptimesh në intelektualizmin e Koliqit. Sesioni i parë u përmbyll nga studiuesi Virion Graçi (ASA), i cili trajtoi kumtesën “Piksime estetike, filozofike dhe etnologjike në prozën e shkurtër të Ernest Koliqit”, ku veçoi elementët estetikë, filozofikë dhe etnologjikë në krijimtarinë prozaike të Koliqit.

Prof. Diana Kastrati (QSPA) ka çelur sesionin e dytë të kumtesave të konferencës me temën: “Koliqi, konstantja e tij vizionare mbi universin arbëresh”, ku ka theksuar konceptin që e ka udhëhequr veprimtarinë letrare, publicistike dhe kulturore të Koliqit në drejtim të botës arbëreshe. Fillimisht ka analizuar veprimtarinë e tij në revistën Shejzat, në të cilën si në pikëpamjen sasiore, ashtu edhe në atë cilësore figurat dhe universi arbëresh zënë një vend të konsiderueshëm. Pasi ka trajtuar disa nga fushat kryesore, në të cilat Koliqi ka ndikuar për ruajtjen dhe njohjen e kulturës arbëreshe, Prof. Kastrati ka sjellë dëshmi dhe mbresa të vetë studiuesve arbëreshë që e kanë takuar personalisht dhe ruajnë kujtime të pashlyeshme me Prof. Koliqin.

Kumtesat vijuan me Prof. Alfred Çapalikun (Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër) që prezantoi kumtesën “Vëllimi poetik “Gjurmat e stinve” i Ernest Koliqit”. Ai trajtoi disa nga specifikat poetike të vëllimit të parë që e prezanton Koliqin si poet “Gjurma e stinëve”, 1933. Valbona Sinanaj (ASA) prezantoi kumtesën “Veçori gjuhësore në veprën e Ernest Koliqit”, e cila u ndal në elementët e fjalëformimit dhe të aspektit fonetik të veprës së Koliqit.

Rafaela Marteta (ASA) prezantoi kumtesën “Nostalgjia – Kthimet (Nòstoi) e Koliqit. Fantazitë e një kalese të lavdishme”, ku trajtoi toposin e nostalgjisë për vendin, sidomos vendlindjen.

Studiiuesit Vjollca Osja (Universiteti i Tiranës) dhe Gazmend Krasniqi prezantuan kumtesën “Koncepte historiografiko letrare në vështrimin e Koliqit – Rasti i autorëve “dytanakë””, ku u pa e nevojshme t’i rikthehemi një figure letrare dhe me rëndësi të veçantë si Prof. Koliqi, në rolin e teoricienit skematik të fjalës, por njëkohësisht edhe si ideator i ndërtimit të qasjes historiografike. Në kumtesën e saj Edlira Macaj (Universiteti i Tiranës): “Mito (po) etika nё variantet e pasqyrave koliqiane”, analizoi  “Pasqyrat e narcizit” si kryevepra e Koliqit, e cila e vendos atë në përmendoren e Letërsisë shqipe. Me këtë kumtesë u përmbyll rendi i prezantimeve të konferencës studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”, konferencë e cila u shoqërua me një sesion diskutimesh, ku u ndanë rezultatet përmbyllëse dhe u hodhën piketat e bashkëpunimeve për të ardhmen për njohjen më të gjerë të veprës koliqiane.