Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot Milto Sotir Gurrën, atdhetar, shkrimtar e publicist, i cili lindi më 16 maj të vitit 1884 në Marjan të Oparit.
Milto Sotir Gurra ka botuar revistat “Shkëndija”, “Zekthi”, “Mituria” dhe shkroi veprat: “Rrëjenjë”, “Goca e malësisë”, “Kur rilindej Shqipëria”, vëllimin poetik “Dëshirë” etj. Gjithashtu, ai përktheu mjaft shkrimtarë të mëdhenj botërorë. Vitet më krijuese të jetës i kaloi jashtë vendit, në fillim në Odesë buzë Detit të Zi, kurse më pas në Amerikë, Stamboll, Sofje dhe Konstancë.
Ai bashkëpunoi aktivisht me shumë organe shtypi kombëtare e letrare në mërgim, shpesh me pseudonimet Nomadhi, Gjon Zeza. Një përmbledhje me njëzet e dy nga këto tregime u botua me titullin “Plagët e kurbetit”, Tiranë 1938. Milto Sotir Gurra, sikundër Mitrush Kuteli më pas, përktheu letërsi ruse. Vdiq në Tiranë në vitin 1972.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.