Kosovë/ Më 18 maj nis konferenca tre ditore “Diaspora Flet”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Më 18,19 dhe 20 maj në Prishtinë Germin organizon edicionin e tretë të konferencës “Diaspora flet” e cila këtë vit do të fokusohet në temën “Si mund të bashkë-krijojmë?”, me synimin  për të mundësuar një platformë diskutimesh dhe shkëmbimesh mbi temat kyçe rreth angazhimit dhe lidhjes së diasporës shqiptare me vendet amë.

Të ftuar për të folur në konferencë do të jenë personalitetet kryesore politike të vendit, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, Zv. ministrja  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi etj. Pjesë e ligjëruesve në konferende do të jenë edhe aktivistë, profesionistë, sipërmarrës, artistë shqiptarë të afirmuar në Diasporë.

Programin e plotë tre ditor dhe folësit sipas panleve mund ti lexoni këtu:

“Diaspora Flet” është konferenca më e madhe rajonale që i kushtohet Diasporës shqiptare, e cila nga viti 2018 bashkon ligjvënës, zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile, artistë dhe sportistë nga diaspora dhe vendet amë. Pjesëmarrja dhe kontributi i juaj i shton vlerë diskutimeve dhe rrit ndikimin e konferencës

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e konferencës mund të regjistroheni falas këtu: https://diasporaflet.germin.org/sq/.

Duke pasur parasysh interesimin e lartë për pjesëmarrje si dhe aspektet organizative dhe protokollare, ju lutemi që të konfirmoni pjesëmarrjen paraprakisht duke rezervuar vendin tuaj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.