Organizata Botërore e Turizmit:Shqipëria, e treta në botë për rritjen e turizmit

E martë, 16 Prill, 2024

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë në vendin e tretë për rritjen e turizmit, ndërsa në vendin e parë është Katari dhe Arabia Saudite të cilat kanë patur evenimente ndërkombëtare.

Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve në tre muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin 2019, duke u bërë kështu vendi i tretë në botë.

Në përgjithësi, fluksi i turistëve në nivel ndërkombëtar arriti në 80% të niveleve para pandemisë në tremujorin e parë të 2023.

Rreth 235 milionë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht në tre muajt e parë, më shumë se dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit 2022. Megjithatë, rimëkëmbja e turizmit përballet edhe me disa sfida.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, etj., plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve, edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.

Po ashtu, vendi ynë ka kushte për turizëm gjithëvjetor, për shkak të relievit, që ofron mundësi për turizëm nga jugu, në veri. Fshatrat turistikë të veriut të vendit njohin së fundmi numër të lartë turistësh, ndërsa po zhvillohet edhe infrastruktura për turizmin e aventurës.

Shqipëria po ashtu ka lumenj të shumtë, laguna dhe parqe kombëtare të cilat thithin turistë nga e gjithë bota.

Vendi ynë ka lënë pas disa prej vendeve të rajonit si Serbia, Bullgari e Bosnje-Hercegonia, por edhe vende më shumë ndikim ne sektorin e turizmit si Turqia.