Shkolla shqiptare e mjeshtrive në Venedik (1448-1780)

E martë, 23 Prill, 2024

Shoqatat e para filluan të krijohen në periudhën mesjetare, brenda kufijve të famullisë, kryesisht për të mbrojtur artizanët nga ndërhyrjet e fisnikëve dhe të qeverisë, ku çdo mjeshtri gjeti mbrojtje. Detyrimi për t’u bashkuar mbi baza profesionale përbënte një mjet të vlefshëm për monitorimin e veprimtarive artizanale nga shteti, i cili ushtronte kontroll mbi lëndët e para dhe metodat e punës, për të marrë punime të cilësisë më të lartë se ato të shteteve të tjera dhe për të imponuar monopolin në tregun botëror, në sektorë të ndryshëm të prodhimit.

Në qytetin e Venedikut shoqërizimet korporative u quajtën “schola”, të cilat ishin vëllazëri laike (në Venedik shoqatat e para të punëtorëve datojnë në shekullin XI). Ato kishin një shenjt mbrojtës dhe përfshinin qytetarë të shtresave të ndryshme. Patricët bënin pjesë në shkollat e mëdha, ndërsa të tjerët në shkollat e vogla. Që nga shekulli XIII, ato u bënë institucione devocionale që synonin ndihmën e ndërsjellë dhe u futën në strukturën e veçantë shoqërore të Republikës, duke qenë gjatë shekujve në vijim një nga aspektet më domethënëse të jetës fetare dhe civile të shoqërisë lagunore, si një mjet i rëndësishëm për ruajtjen e rendit qytetar. Nga dokumentet e Republikës del qartë se termi “schola” identifikonte çdo lloj shoqate të laikëve me prejardhje të ndryshme shoqërore, me zejtarë dhe tregtarë që i përkisnin të njëjtit profesion, të cilat u bashkuan për qëllime përkushtimi dhe ndihme”.

Sipas  P. Fortini Brown këto “schola” ishin si një lloj “republikë në miniaturë”, pasi ato qeveriseshin me rregullat e tyre të ngulitura në statute dhe nga organet e tyre të qeverisjes e të menaxhimit të financave.

Nga sa parashtruam më lart, fjalët “shkolla” dhe “bashkëvëllazëri” përdoren si sinonime, por duke pasur parasysh kuptimin që ka marr termi “shkollë” si vend i transmetimit të dijeve, krijohen keqkuptime, kur “schola” përdoret në kontekste jashtëmësimore.

Shkollimin në esnafe e diktoi koha. Shkollat e esnafeve ishin zakonisht elementare dhe në to u punësuan drejtues që t’i udhëhiqnin. Aty mësohej: lexim, shkrim, numërim, si dhe elementë të gjeometrisë, të shkencës së natyrës, të artit noterial, të punës në zyrë, si dhe mësimi i gjuhës amtare. Nga ana tjetër, nxënësit i merrnin dijet profesionale direkt nga mjeshtri i zanatit të tyre.

Prania e shkollave ishte domethënëse si nga pikëpamja fetare, ashtu edhe nga ajo shoqërore, si shembuj të bashkëjetesës së përsosur midis klasave të ndryshme shoqërore, nën drejtimin e drejtuesve që përfaqësonin moralin dhe nderin e institucioneve e të vetë shtetit të Venedikut. Prandaj, këto vëllazëri përcollën mesazhin politik të Republikës, si një shoqëri e përsosur e individëve që punojnë për të mirën e përbashkët.

Shkolla e shqiptarëve në Venedik

Shkolla “Shën Mëria” e shqiptarëve në Venedik ishte shkollë e mjeshtërive dhe e devotshmërisë që mblidhte në bashkvëllazëri ekskluzivisht banorët e kombësisë sonë, që jetonin në Venedik apo që qëndronin për pak kohë aty. Pra si tipar kryesor i saj ishte etniciteti.

Shkolla ka historikun e saj, që nis në qershor të vitit 1368, kur Këshilli i të Dhjetëve i dha leje një grupi “njerëzish të përkushtuar” të themelonin një shkollë kushtuar San Gallos, me seli në kishën e Shën Severit. Megjithatë, në nëntor të po atij viti, me një votim të ri, Këshilli i të Dhjetëve, papritur u kthye pas, dhe e revokoi vendimin. Pavarësisht nga dështimi i parë, edhe pse pa një autorizim formal, në vitin 1442, komuniteti i shqiptarëve, i përbërë përgjithësisht nga tregtarë leshi, batanijesh dhe vajrash, vendosi të bashkohej në një ortakëri dhe filloi të hartonte statutin. I paraqitur sërish, para Këshillit të të Dhjetëve në vitin 1443, ajo kërkesë nuk u pranua. Arsyeja e refuzimit qëndronte në faktin se “e drejta për t’u mbledhur në “schola (shkolla) deri atëherë u takonte vetëm venedikasve”.

Shkolla e shqiptarëve u lejua në vitin 1448 dhe ishte e para shkollë e “të huajve” në Venedik, pra para shkollës dalmate (1451) dhe para shkollës greke, që duhet të priste fundin e shekullit XV. Autorizimi për të hapur një shkollë atëherë nuk ishte një fakt i parëndësishëm, pasi nënkuptonte ekzistencën e një lidhje besnikërie dhe sigurie të fortë.

Pak vite pas miratimit, shkolla e shqiptarëve u zhvendos nga Kisha e Shën Severit në kishën e Shën Morisit, duke ruajtur të drejtën e varrimit të shqiptarëve në varret e kishës San Giovanni e Paolo. Transferimi ndodhi pasi dyshemetë dhe tavanet e shkollës së Shën Morisit u përfunduan dhe për të zbukuruar sallat e ndërtesës u porosit një cikël pikturash nga piktori i madh me origjinë shqiptare Viktor Karpaçi.

Shkolla e shqiptarëve në Venedik nuk ishte thjeshtë vend mësimi, por vend takimi i shqiptarëve, vend i lutjeve dhe ceremonive të tyre fetare, vend i takimeve të grupeve të zejtarëve dhe tregtarve shqiptarë (esnafeve), vend i solidaritetit etnik dhe i ndihmës reciproke në komunitet.

Shkolla e shqiptarëve në Venedik që veproi nga viti 1448 deri në vitin 1780  ku mësuesit e profesioneve ishin mjeshtrit e prodhimit dhe mësimi zhvillohej individualisht. Por, ia vlen të theksohet se, që një praktikant të konsiderohej efiçient, duhet të dinte lexim dhe shkrim. Për t’i mësuar çirakët e esnafeve në shkrim-lexim janë angazhuar mësues privatë, shqiptarë të shkolluar, klerikë apo laikë të ndryshëm.

Bashkëvëllazëri dhe shkolla të tjera, emigrantët shqiptarë ngritën dhe në Raguzë, Rimini, Rekanati etj.

Shkollën e Shqiptarëve në Venedik e kanë frekuentuar edhe personalitetet më të shquara shqiptare të kohës: Aleks Durrsaku, Gjon Gazulli, Mikel Maruli, Dhimitër Frëngu, Mihal Artioti, Mark Bazaiti, Marin Beçikemi, Marin Barleti, Martin Segoni Novobërdasi, Nikollë Leonik Tomeu, Viktor Karpaçi, mendoi jo si mësues të saj, pasi nuk ishte një nevojë e tillë.

Nxënësit e shkollës së mjeshtërive duhet të merrnin vetëm njohuri elementare rreth gjuhës amtare sa të dinin të shkruanin e të lexonin, duke mos pasur nevojë për mësimdhënës të një rangu të tillë. Komuniteti shqiptar në Venedik ishte i madh dhe kishte shumë njerëz të shkolluar që kishin interes të angazhoheshin si mësues privatë. Intelektualët iluministë shqiptarë, tepër aktivë në atë shkollë, kanë ndihmuar zhvillimin arsimor dhe kulturor të shqiptarëve dhe kanë lehtësuar integrimin e tyre në shoqërinë pritëse, duke qenë lektorë universitarë, drejtues katedrash shkencore, apo prelatë të lartë, si dhe mendimtarë të shquar të Rilindjes Europiane, pjesë e të cilës, në kushte të tjera, do të ishin dhe trevat shqiptare.

Arritja më e madhe e Shkollës shqiptare të mjeshtrive në Venedik është se mësimi jepej në shqip. Nuk njihet një shkollë tjetër para saj, qoftë edhe e mjeshtrive, ku të jetë dhënë mësim në gjuhën tonë.

Nga Dr. Nikollë Loka – Shkollat dhe bashkëvëllazëritë