Itali/ Hapet për herë të parë shkolla e gjuhës shqipe në Pescara

E enjte, 25 Prill, 2024

Dita e shtunë ka qenë një ditë e veçantë për komunitetin shqiptar në Pescara. Për herë të parë në këtë qytet do të funksionojë shkolla e gjuhës shqipe, ku fëmijët me origjinë shqiptare do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën dhe kulturën e vendit të origjinës. Një ide e pjekur me kalimin e kohës, e firmosur nga Silvana Muço Dogani, e cila me shoqatën e saj “Radici e Ali” dhe me mbështetjen e mësuesve të shkollës, dëshiron të japë kontributin e saj në ruajtjen e gjuhës shqipe, duke e mbajtur atë gjallë edhe në brezin e dytë.

Të pranishëm ambasadorja e Shqipërisë, Anila Bitri Lani, ambasadorja e Kosovës, Lendita Haxhitasim dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Vesel Memedi si dhe kryetari i komunës Tollo, z. Angelo Radika, nën kryetari i komunës së Pescares z. Giovani Santilli, anëtari shqiptar i këshillit bashkiak i komunës Tollo, z. Adriatik Ziu si dhe këshilltari rajonal i Abruzzos z. Fabrizio Monteparo.

“Me praninë institucionale ne donim të nënvizonim rëndësinë e nismave individuale, që synojnë rritjen e kulturës dhe identitetit shqiptar në Itali. Kanë qenë fëmijët e shkollës së porsalindur që kanë krijuar atmosferën, të mbështetur nga puna vullnetare e mësuesve. E gjitha filloi me punën time si ndërmjetëse kulturore në Abruzzo. Doja të bëja diçka për komunitetin tim. Nuk ia dola dot vetëm dhe për këtë falënderimet e mia shkojnë për bashkëpunëtorët e mi, për mësuesit e shkollës”, theksoi Dogani gjatë ceremonisë.

Ambasadorja Anila Bitri në fjalën e saj nënvizoi rolin e gruas dhe nënës shqiptare në transmetimin e gjuhës, duke iu referuar historisë së arbëreshëve, të cilët kanë vazhduar të përcjellin traditën dhe gjuhën e vendit të tyre të origjinës në shekuj.

Kujtimi i ambasadores së Kosovës, Lendita Haxhitasim, ishte për kohën kur brezi i saj duhej të mësonte fshehurazi gjuhën shqipe. “Sot jemi këtu, të gjithë të bashkuar nga ky element identitar që është gjuha shqipe. Këtu shoh shumë vajza dhe djem dhe shpresoj që një ditë ta vazhdojnë këtë traditë”.

Duke iu referuar punës vullnetare të mësuesve, ambasadori Memedi tha se ata janë ambasadorët e vërtetë në përcjelljen e gjuhës shqipe, siç ishte Ernest Koliqi në të kaluarën.

Një nismë tërësisht femërore çelja e shkollës së parë të gjuhës shqipe në Pescara, një histori suksesi dhe integrimi si e ajo e 62 grave të tjera shqiptare të përfshira në librin “Gratë e Shqipërisë në Itali” ( Donne d’Albania in Italia -Rando Devole dhe Claudio Paravati)  i cili etapën e radhës së prezantimit e pati pikërisht ditën e shtunë në ambientet e sapo çelura të shkollës.

“Gratë e Shqipërisë në Itali” (Donne d’Albania in Italia)  është një botim i përbërë nga më shumë se 500 faqe plot reflektime, dëshmi dhe emocione, të hedhura në letër nga gjashtëdhjetë e një gra shqiptare, brezi i parë dhe i dytë i emigrimit në Itali, secila me historinë e saj të emigrimit dhe suksesit.

Duke vepruar edhe si moderator i aktivitetit, Rando Devole kujtoi se tashmë komuniteti shqiptar është i integruar në mënyrë perfekte në strukturën sociale, kulturore dhe ekonomike të vendit.

“Historitë që përmban ky libër janë vetëm disa. Do të duheshin shumë faqe për të treguar kontributin e gruas shqiptare në Itali. E sigurt, si në këtë rast, është pasioni që ata vënë në atë që bëjnë”, tha Devole.

Arti ishte gjithashtu pjesë aktive e nismës.

Një nga të ftuarat, Irida Gjergji, muzikante dhe aktore, kujtoi se historia e një emigranti përbëhet nga shumë përkushtim, shumë mund dhe ndonjëherë, e shoqëruar nga diskriminimi.

Pavarësisht gjithçkaje, Irida nuk e ka lënë kurrë veten të dekurajohet nga vështirësitë, duke arritur të japë kontributin e saj të vyer kulturor.

Publiku mundi të vlerësonte edhe ekspozitën e pikturave të Anila Dekovelli Ciccone, Eduart Ndini Costantini dhe Terezina Radovani.

Në mbyllje të aktivitetit, notat e muzikës tradicionale shqiptare, me shpresën që në Itali të lindin gjithnjë e më shumë shkolla në gjuhën shqipe.