Intervista/ Ariona Jupi: Illyrian Brains ndërton ura komunikimi profesionale

E shtunë, 20 Prill, 2024

Me origjinë nga Rusani i Delvinës, ekspertja shqiptare në fushën e konsulencës menaxheriale dhe strategjive të tregut Ariona Jupi ndërthur në biografinë e vet kulturat e vendit amtar me ato të tre vendeve të tjera ku ka jetuar e punuar: Greqia (ku ka kryer përvojat e para të punës në Athinë), Gjermania e Irlanda. Nisur si pasion për angazhim në sferën sociale, puna e saj me diasporën shqiptare është zgjeruar në bashkëpunime me projekte ndërkombëtare dhe bashkërendim të veprimtarive të rrjetit të profesionistëve IllyrianBrains. “Duke mbështetur njëri-tjetrin ne zgjidhim problemet funksionale afatshkurtra dhe afatgjata” deklaron në intervistën dhënë Gazetës Diaspora Shqiptare.

Znj. Jupi mund të na përshkruani rrugëtimin tuaj jetik e profesional në Diasporë?

Jam profesioniste në fushën e konsulencës menaxheriale dhe strategjive të tregut. Kam studiuar dhe punuar në 3 shtete të ndryshme të Evropës: Greqi, Irlandë dhe Gjermani. Formimi im akademik është në Menaxhim, Ekonomi, Financë, Sipërmarrje dhe Menaxhim Inovacioni. Në karrierën time mbi 10-vjeçare kam qenë pjesë e grupeve shumëkombëshe në industrinë e konsulencës, shitjes me pakicë dhe shumicë, teknologjisë së informacionit, prodhimit kimik, bankave dhe shërbimeve të informacionit.

Aktualisht jam duke punuar në Dr. Wieselhuber & Partner, kompani konsulence në Mynih. Pjesa më e madhe e përditshmërisë sime të punës përfshin projekte që synojnë të rrisin avantazhin konkurrues, përfitimin dhe vlerën e kompanive gjermane që operojnë globalisht.

Në kohën time të lirë kam pasur mundësinë të ndjek pasionin tim që është sipërmarrja sociale dhe angazhimi i Diasporës. Që nga viti 2020 kam trajnuar dhe ushtruar figurën e udhërrëfyesit (mentoring) për studentë që duan të studiojnë, të ndjekin një karrierë ose të krijojnë një start-up në Gjermani. Përveç kësaj, unë po jap kontributin tim si eksperte në projektet e qëndrueshmërisë për Kombet e Bashkuara, si udhërrëfyese për gratë sipërmarrëse nga Kosova në një projekt të drejtuar nga organizata Germin, si zhvillues i komunitetit të diasporës për Illyrian Brains Network dhe si udhërrëfyese e mësuese për integrimin e grave me prejardhje migrimi në Gjermani në ReDi School of Digital Integration.

Angazhimi im aktual vullnetar është si eksperte e Diasporës në Shoqatën Shqiptare të Tregtisë Elektronike (AECA) në programin “Diaspora2030 – Angazhimi për zhvillim të qëndrueshëm” të mbështetur nga agjencia gjermane GIZ. Ky program ka si qëllim shkëmbimin e njohurive ndërmjet ekspertëve të diasporës dhe organizatave lokale.

Çfarë përfaqëson dhe si vepron Illyrian Brains?

IllyrianBrains përfaqëson një network i cili ndërton ura komunikimi dhe bashkëpunimi midis studentëve dhe profesionistëve shqiptarë nga e gjithë bota. IllyrianBrains menaxhohet në mënyrë vullnetare nga të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht, jemi mbi 30 persona që po japim kontributin tonë në mënyrë vullnetare. Qëllimi i Illyrian Brains është të krijojë një network përmes profesionistëve, sipërmarrësve dhe studentëve shqiptarë në të gjithë botën, duke synuar të bashkojë “trurin” e shqiptarëve nëpër botë për të kultivuar mundësi bashkëpunimi dhe ura komunikimi me njëri-tjetrin,  nxitur ndihmën reciproke në fusha të ndryshme profesionale, shkencore dhe në botën e startup-eve.

Jemi të pranishëm në rrjetet sociale si LinkedIn, Instagram dhe Facebook dhe kemi një uebsajt tonin, quajtur illyrianbrains.com. Rrjeti social ku jemi më shumë të pranishëm është LinkedIn, ku kemi mbi 5.000 ndjekës, më pas Instagram (1.150 ndjekës) dhe Facebook (rreth 600 ndjekës).

Për të arritur qëllimin e IllyrianBrains nismat tona kanë qenë të shumta, duke filluar nga takimet online, webinar-et me persona të suksesshëm shqiptarë, duke diskutuar mbi tema sociale, kulturore, ekonomike. Një herë në javë në rrjetet sociale postojmë profile të personave që janë duke kërkuar punë, postojmë profile të personave të suksesshëm shqiptarë të cilët i kemi në rrjetin tonë të IllyrianBrains me qëllim që ta frymëzojnë sa më shumë me historitë e tyre të suksesit dhe postojmë start-up-e të suksesshme të cilat janë themeluar nga shqiptarë. Nismat që kanë pasur më shumë sukses deri tani kanë qenë takimet fizike (Happy Hour), nga të cilat janë krijuar shumë miqësi dhe lidhje profesionale. Happy Hour i parë që kemi organizuar ka qenë në nëntor të 2021 në tre qytete: Milano, Londër dhe Tiranë. Më pas qytetet janë shtuar dhe aktualisht IllyrianBrains ka praninë në Tel Aviv, Këln, Hamburg, Dubai, Myhin, Romë, Londër, Paris, Nju Jork, Milano, Prishtinë, Tiranë, Berlin dhe Trento. Këto takime mbahen në të njëjtën ditë në të gjitha qytetet.

Jemi shumë krenarë që falë këtyre nismave që jemi duke bërë me ekipin e IllyrianBrains shumë persona që janë pjesë e network-ut tonë kanë arritur të gjejnë vende pune të reja në qytete të ndryshme si Milano, Berlin, Mynih, Londër, Tiranë.

Si e gjykoni qasjen e Diasporës profesionale ndaj Shqipërisë dhe ku mund të veprohet më fort për të ngushtuar brigje?

Kam vënë re dy grupe të Diasporës shqiptare: njëri ka një nostalgji të ëmbël për vendin dhe tjetri e pasuron nostalgjinë e tij duke kontribuar aktivisht në zhvillimin e vendit.

Për mua Diaspora nuk janë vetëm pushime verore dhe remitancat. Diaspora shqiptare e kualifikuar duhet të transferojë aftësitë dhe njohuritë e fituara në vendin e tyre të banimit, të japë kontribute financiare nëpërmjet flukseve të forta tregtare dhe të organizojë ngjarje filantropike për t’iu përgjigjur krizave. Prandaj dëshiroj të jap disa rekomandime për institucionet dhe profesionistët.

Nga njëra anë, janë disa projekte dhe institucione që synojnë angazhimin e profesionistëve dhe bizneseve të Diasporës. Fatkeqësisht, ky informacion nuk është i disponueshëm për të gjithë. Në networking event-et e ndryshme që kam organizuar për studentët dhe profesionistët shqiptarë në Gjermani kam vënë re se më pak se 10% ishin në dijeni të institucioneve dhe projekteve të Diasporës në dispozicion, ndërsa pjesa tjetër më kërkonin më shumë informacion dhe shpreheshin se ishin të gatshëm të angazhohen vullnetarisht në projekte që mund të ndihmojnë vendin e origjinës. Institucionet duhet të përdorin strategji komunikimi më efikase për të rritur aksesin dhe transparencën.

Nga ana tjetër, për profesionistët do të pajtohem me atë që ka deklaruar ish-presidenti amerikan John Fitzgerald Kennedy: “Ne nuk duhet të pyesim se çfarë mund të bëjë vendi ynë për ne, ne duhet të pyesim se çfarë mund të bëjmë ne për vendin tonë”. Secili prej nesh mund të kontribuojë në mënyra të ndryshme për të mbështetur zhvillimin e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Dua të ndaj më shumë nga aktivitetet e mia që mund t’u japin lexuesve një ide se si mund të japin kontributin e tyre. Meqenëse rinia është e ardhmja jonë, prej dy vitesh trajnoj dhe mentoroj nxënës dhe studentë të cilët kryejnë praktikë nën mbikëqyrjen e programeve të ndryshme nga Germin, AlbanianSkills dhe Kosova Generation Unlimited – Mentoring for Future. Për më tepër, si analiste biznesi dhe e tregjeve, për programin “Zhvillimi i Fuqisë Punëtore përmes Sektorit Privat në Kosovë (PSWD)”, financuar nga USAID, jam duke analizuar industrinë e përpunimit të drurit dhe potencialin e saj për t’i dhënë Kosovës përparësi konkurruese në tregun evropian.

Siç e përmenda më lart, veprimi im më aktual është si eksperte e Diasporës në një program nga GIZ Diaspora2030. Këtu dua të thërras të gjithë ata që jetojnë në Gjermani, kanë marrë një kualifikim profesional ose akademik në Gjermani ose janë njohur atje dhe kanë të paktën dy vjet përvojë profesionale përkatëse në atë vend ose në një vend të Organizatës për Bashkëpunimin e Zhvillimin Ekonomik (OECD) për të dhënë kontributin e tyre si ekspertë të Diasporës në Shqipëri dhe Kosovë.

Duke mbështetur njëri-tjetrin, ne zgjidhim problemet funksionale afatshkurtra dhe afatgjata. Por më e rëndësishmja ne japim mesazhin e kujdesit, angazhimit aktiv, optimizmit dhe besimit te njëri-tjetri.

Intervistoi: Gjergji Kajana