30 vite marrëdhënie diplomatike Shqipëri–Lihtenshtein

E martë, 17 Nëntor, 2026

23 prilli i këtij viti shënoi plot tre dekada që kur Republika e Shqipërisë vendosi marrëdhënie diplomatike me Principatën e Lihtenshteinit. Ky përvjetor është një histori kuptimplotë e një marrëdhënieje miqësore mes dy shteteve me specifika të ndryshme.
Gjatë këtyre tre dekadave kanë mbajtur marrëdhënie pozitive e konstruktive si në aspektin bilateral ashtu dhe atë shumëpalësh. Në nivel bilateral të dyja vendet kanë bashkëpunuar në fusha të ndryshme përfshirë klulturën, arsimin e turizmin. Po ashtu të dyja vendet kanë zhvilluar ngushtë marrëdhëniet në planin shumëpalësh për fusha me interes të ndërsjelltë, në veçanti në kontekstin e organizatave ndërkombëtare si OKB apo Këshilli i Europës.
Të dyja vendet kanë treguar mbështetje të fortë për çështje të paqes e sigurisë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Shqipëria dhe Lihtenshteini kanë punuar po ashtu bashkë për të nxitur bashkëpunimin dhe dialogun ndër vendet e Ballkanit Perëndimor. Mistritë e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve dhe përfaqësitë respektive diplomatike kanë një marrëdhënie të ngushtë e produktive me kontakte të vazhdueshme në të gjitha nivelet. Të dyja vendet bashkëpunojnë ngushtë për çështje me interes të ndërjelltë siç janë promovimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Gjatë këtyre viteve Lihtenshteini i ka ofruar Shqipërisë një ndihmë të çmuar gjatë momenteve më domethënse të historisë së afërt siç ishte periudha e tranzicionit të Shqipërisë drejt krijimit të shtetit demokratik apo dhe së fundi ndihma e ofruar pas tërmetit të 2019. Gjatë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë, në fillim të viteve 1990, Lihtenshteini ishte krah Shqipërisë duke ofruar ndihmë dhe asistencë në ndërtimin e institucioneve demokratike. Po ashtu pas tërmetit shkatërrimtar të 2019 Lihtesnshteini nuk nguroi për të ofruar ndihmën e tij. Qeveria e Lihtenshteinit po ashtu ofroi ndihmë financiare në mbështetje të përpjekjeve për rindërtim.
Ky lloj bashkëpunimi e solidariteti janë tregues të qartë të forcës dhe rëndësisë që ka ndërtimi i marrëdhënieve pozitive mes të dyja vendeve. Këto marrëdhënie do të vijojnë të fuqizohen e thellohen në të ardhmen në përftim të të dyja vendeve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.